Paradoxalja e gjumit tonë

Opinione

Paradoxalja e gjumit tonë

Nga: Reis Mirdita Më: 18 qershor 2020 Në ora: 19:17
Reis Mirdita

Të them të drejtën lexues të nderuar, një shaka të shkurtër me temën e mëposhtme e vendosa në rrjet social sa për mikesha e miq dhe më pas iu rreka ta shtjelloj pak më hollë4 punën e gjumit. Në të vërtetë, desha të them se dikur Enveri s’e kish rëndë me i vu në gjumë popullin. S’kishim as internet e pra as facebook, tweeter e besa edhe programi televiziv fillonte thelë pasdite e përfundonte nga ora 21/22, S’kishte nevojë as të urdhëroje se dihej që të kundërtën do bëje gjumë në burg me gashtë fallakë.

Edhe Josipi s’e kishte vështirë; me fole shumë e me fletë pak, kërk e n’burg nga Goli Otoku. Për më tepës as te Josipi nuk kishte internet se ende nuk pat dalë as nëpër botë. Mirëpo kishte “shoçi” televizion dhe i këndonte popullit ninulla dhe ua bënte gjumin e lezetshëm!

Kohë somunistash, kohë gjumi ose burgu!

Sot përsëri populli në gjumë. Tash demokratët apo rrenokracia i shtinë në shërbim atë që u mungonte prindërve apo gjyshërve të tyre. Pra bijtë e nipat se somunistëve, e kapën pushtetin dhe vazhdojnë tash me FCB, tweeter e plotë media tjera që i përdorin si ”miell të bardhë” e si djep elektrik, me ninulla nga celulari e kërk, populli n’gjumë. Gjumë atëherë gjumë sot! Sot? Po sot. Kur ta shofsh  Avdullahun e do të tjerë me qerpikët varur, duke u kotur pa ndërpre, të kaplon gjumë i rëndë si me pas ngrënë egjër!

Çfarë paradoksi në mes të dy gjumëve.

As atëherë nuk mbiu barë, as sot nuk do mbijë, kot e presim Lakrorin (Marsin), kot. S’ka gjelbërim me gjumë!

Edhe në pastë, ku t’i marrim ato troje duke ndenjur në gjumë?!

Shkuan.

Flejë babëlok flejë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat