Në zgjedhje të fitojnë ndryshimi dhe risia, BDI në opozitë që shqiptarët të ringjallen dhe ti hapin sytë - Bota Sot
Në zgjedhje të fitojnë ndryshimi dhe risia, BDI në opozitë që shqiptarët të ringjallen dhe ti hapin sytë

Opinione

Në zgjedhje të fitojnë ndryshimi dhe risia, BDI në opozitë që shqiptarët të ringjallen dhe ti hapin sytë

Nga: Ejup Berisha Më: 19 qershor 2020 Në ora: 11:14
Ejup Berisha

Definitivisht po Kryeministrit shqiptar ide shumë e qëlluar dhe me vend. Absolutisht jo Kryeministër që i përket Bashkimit Demokratik për Integrim sepse kjo Parti na ka dëshpëruar me vendimet, veprimet dhe aktet e saj në politikë këtu në RMV flas për politikën kundrejt shqiptarëve në 18 vitet e aktivitetit të saj si subjekt politik.

Udhëheqësit e BDI-së edhe po u ulën në prush nuk duhet besuar se do të bëjnë diçka të qëlluar të drejtë dhe të mençur për shqiptarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Mendoj se është tepruar dhe se zgjedhësit shqiptar duhet të kthejnë një faqe të re të realitetit politik e kjo do të thotë që BDI-në ta dërgojmë në opozitë. Kjo është mëse e domosdoshme sepse qëndrimi shumë i gjatë në pushtet krijon pushtet personal dhe e zhduk konkurencën dhe e pamundëson konkurimin mes subjekteve të ndryshme politike apo më shkurt thënë qëndrimi i gjatë pa ndryshime në skenën politike qëndrore krijon monizëm apo dhe në variantin më të keq e më të shëmtuar  Komunizëm klasik të tipit sovjetiko-bolshevik.

E në Demokraci elemente kryesore janë ridia, ndryshimi dhe mundësimi i konkurencës si një prej parakushteve për shëndetin e mirë jo vetëm të qytetarëve por edhe të subjekteve politike. Ndryshimi dhe konkurrenca e rritë cilësinë në politikë dhe i vetëdijsojnë subjektet politike për dobësitë, qasjet jo të drejta si dhe për cilësitë dhe performancat e   dobëta të tyre  politike gjatë kohës bukur të gjatë sa kanë qenë në pushtet siç është rasti edhe me Bashkimin Demokratik për Integrim BDI-në.

E di që ndoshta sot do të më mallkojnë dhe shajnë udhëheqësia e kësaj partie për këto gjëra që po i shkruaj  por kur një ditë të njëjtët  do të ulen dhe mendojnë me kokë më të ftohur dhe me më pak emocione nëse jo publikisht vetmevete do të pëshpërisin se ky tipi paska pasur të drejtë. Tani edhe njëher do të përsëris Në zgjedhjet e parakohshme  Parlamentare që do të mbahen këtu në RMV më 15 korrik le të fitojnë risia dhe  ndryshimi,apo  në bllokun politik shqiptar BDI të shkoj në opozitë dhe shqiptarët të ringjallen dhe ti hapin sytë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat