Kur rrufjanët historikë kthehen në....histerikë

Opinione

Kur rrufjanët historikë kthehen në....histerikë

Nga: Ylli Mece Më: 19 qershor 2020 Në ora: 13:28
Ylli Mece

E mjera nëna jonë Shqipëri në dorë të kujt ka rënë ! Kanë kaluar thuajse tre dekada që nga sabotimi dhe rënia sistemit socialist teksa ëndërra e shqiptareve për një jetë më të mirë ngeli vetëm ëndërr. Ajo ngeli dhe e tillë ka për të qenë vazhdimisht, sepse janë kushtet ekonomiko shoqërore ato që përcaktojnë jetën shpirtërore lirinë e pavarsinë, barazine e vërtetë njerzore. Këto nuk janë terma komuniste të Marksit, as dëshira teorike të individeve të veçantë, sepse edhe filozofë të lashtësisë, apo iluministët rilindas e deri te utopistët francezë, e mendonin dhe e projektonin botën pa shtypje e çfrytëzim barbar te njeriut nga njeriu, por me ndryshimin, se ata nuk arrinin të kuptonin thelbin e ketij shfrytzimi, sikurse dhe rrugët që të çonin drejt një shoqërie pa të pasur e pa të varfër ..

Kështu që “Demokracia alla perndimore,” e cila na ofrohej si “Kuti e Pandores” dhe të cilën në mënyrë solemne para kumbares, Amerike dhe rruspisë Evropë e hapi Ramiz Alia, na rezultoi se brenda saj ishin strehuar djajtë; djaj këtatë një lloji të veçantë, të pa parë asnjë herë në historinë e këtij kombi. Këta djaj , me veprimtarinë e tyre të mbrapshtë u bënë kaq maskarenj, sa që nëse do të kish sipër qiellit ndonjë ”allah”, ai do të merrte lemerinë dhe kushedi se ku çkulte flokë e do të çirrte faqe nëpër kozmos duke i mallkuar me gjithë shpirt ata që ja “nxinë faqen” dhe përse e për çfarë ju desh atij që e eksperimentoi këtë gjë në Shqipëri!.. Fjala është se tridhjetë vjetë djajtë shqiptarë morën lëkurën e ëngjellit, e veshen atë në arenën shqiptare dhe tani as që nuk pyesin dhe nuk menderosin askënd, për ato që bëjnë. Madje jo vetëm kaq, por ata e kanë kodifikuar dhe me ligj sepse nuk mbajnë aspak përgjegjësi për ato që thone e deklarojnë në parlament dhe si të tillë, për rrjedhojë nuk mbajnë asnjë lloj përgjegjësie as për bëmat e tyre. Kanë tridhjetë vjetë që “po na çajnë menderen” me reformat, reformat..reformat..! Cilat reforma dhe për kë ? Mos vallë po bëjnë reforma të mëdha ekonomike në interes të popullit fukara apo reforma në sistemin sherbimit mjekësor? E di ti populli im se sa paga, shpërblime, onorare, marrin “reformatoret “ tanë të kamufluar me tituj,sikurse jnë atshuar si antarë bordi, antarë komisionesh, pjesëmarrës në konferenca të ndryshme kombëtare e n/kombëtare.. etj etj etj ? Mijëra e mijera euro dhe për më tepër jemi ne ata që i paguajmë padronët tanë, jemi ne qorrat e shekullit të ri që qeshim madje gëzojmë t’i japim dhe dorën një deputeti, bile jo vetëm kaq por e kemi dhe për borxh të mallkojmë e të rrihemi në mes të fshatit me njeri tjetrin për të mbrojtur ngjyrat e kusërive të tyre “blu” “rozë” madje dhe të pa ngjyrë fare apo të dalë bojet që i thonë”lesh e li”

Reformat...reformat reformat – në sistemin elektoral e në drejttësi !!

Hahhahahahahha ..! Po mirë kush e bën këtë reformë mos vallë populli ?1 Jo aspak e bëjnë vet ata dhe kësaj i thonë që t’i varësh ujkut mëlçitë e qëngjit në qafë dhe ta bësh bari tufe. Në fakt tufa e vërtetë jemi ne dhe e dini përse ?! I kini parë si u shkëlqen fytyra djajve tanë dhe si buzeqeshin ata duke marrë pamjen e ëngjejve të pa fajshëm ?! Madje djajtë tanë janë aq të djallëzuar, sa që padisin dhe njeri tjetrin në kupolen e madhe të Stasburgut. Njera pjesë shan atë që beri padinë se palltin e kryengjellit “Luluq” e prishën me pa të drejtë, teksa pala tjetër fërkon duart e qesh me të madhe se mirë ja bënë maskarait kusar !! Por çfarë na ndodhi ? Gati 19 miljonë Eu do i paguajnë dhe ata që qeshin dhe ata që mallkonin, shkurt i paguajmë ne populli. Po pse nuk i pagun Rama me gjithë Qeverinë e tij që mori vendim të padrejtë.?! E si do ti pguajë ai mos vallë është i marrë kur jemi ne hajvanët që i pagujmë të gjitha ?!Deomos që ska pse i paguan sepse i dhimbset xhepi i tij i mbushur plot nëpërmjet aferave të kamuflura. Strasburgu na e dha të qartë mesazhin... që i lini të vjedhin ! U krekosën u angazhuan para popullit se do shkarkonin Presidentin dhe po me këtë rast trimi i Skraparit bëri thirrjen për të dalë në mal me armë në dorë. Por asnjera nuk ndodhi. Presidentin tonë të nderuar i cili vendos shqipen pa pendë në mes te kraharorit, jo që nuk e shkarkuan dot, por thonë se ai madje bleu dhe bëri gati dhe ca brisqe. Te tjerët ja morën si ironi sikur gjasme u thosh atyre që e kishin inat se skini çtë më bëni, por ne fakt nuk ishte ashtu sikurse përflitej sepse, ai i bleu qe ti kish gati ne cdo rast qe para se te jepte jetën ti fuste vetes një të rruar me qëllim që të vdiste i bukur. Por edhe kjo nuk ndodhi sikurse as në malet e Skraparitnuk arritën dot që ta shikonin “partizan” me armë në dorë nga që skish më... sepse para-ardhësi i tij i kishte shitur që të tëra. Maskarenjtë e shtypit dhe mass medias e kanë akuzuar shpesh për korrupsion e për vjedhje floriri, madje këtë të fundit ja ka thënë dhe vet kryekusari i të gjitha kohërave plaku gungaç të cilit gunga i del përherë në arenën politike si gamile arabie dhe këtë vrastar ne e kemi aq për zemër saqë...ja këtu do jemi po nuk e zgjodhën përsëri si deputet të perjetshëm.!!

 

Tashmë në lukuninë dhe të etur në gryksinë e tyre në konkurrencë me njeri tjetrin e dini përse u duhet reforma elektorale dhe ajo e drejtësisë?! Si mendoni mos vallë na duhet që të na sherbejnë ne ? Ja për shmbull le të marrim “orë ziun” Fake (Faiku një miku im) që as unë nuk e di se me kë është , ai përsëri do shkojë të votojë duke qeshur edhe pse merr 12 mijë lekë ne muaj , ai voton jo vetëm vjedhjen që i bëjnë por edhe vet fukarallëkun e tij dhe është shumë i kënqur, pse jo dhe fukarallëkun tim dhe të gjithë popullit. E dini ju se deputeti ynë që do na bëjë reformën merr vetëm për mbushjen e celularit të tij 3 herë me humë se Fake fukrai?

U duhet reforma për zgjedhjet sepse kështu na e vendosin në qafën tonë të skllavërisë duke na mbajtur sa më gjatë dhe me hosten duke na çpura nga bythet, duke na u hakërritur me dashamirësi :

..... Ohaaaa kazil... ohaa balok..oahaaaa ! hahahahhhhhahhaha – qeshin ata me hosten në dorëdhe ne mbajmë me dorë bythët tona gjithe gjak.

Dhe ata do jenë përsëri në drejtimin e parmendës pavarësisht se kur lodhet njëri e merr të tjetri. Për të na hedhur dhe hi syve hedhin vickla e bëjnë sikur do bëjnë namin me njëri tjetrin akuzojnë njeri tjetrin, kërkojnë reformë drejtësie për të bëre zap njeri tjetrin etj..etj.. E dini çfarë është reforma ? Është ajo zgjedha jonë në qafë që tërheq parmenden e pasurisë së tyre. Ja pra ndaj u duhet sepse do heqin zgjedhën e vjetër të zgjedhjeve të parmendës kapitaliste, duke e zvendesuar atë me një zgjdhë tjetër, më të mirë e më të re. Veçse..ta dini , se sado e re të jetë zgjedha, zgjedhë ngelet në qafën tonë e jo në të tyre. Pse mos e kanë seriozisht?! Po ku ka drejtësi te ne?! Vërtetë e besoni këtë gjë? Shikoni kostumet e tyre gëzofet e tyre unazat rruazat dhe çantat e tyre shikoni femijët e tyre shikoni pasuritë e tyre dhe pastaj binduni se sa e vërtetë dhe funksionale është drejtësia te ne! Pse kot përfliten gjinrit- gjonrit zaganjoret fullanet e (“plot-anët”)etj etj ? Mos vallë ata që nuk kalojnë vetingun dhe pse kane vjedhur...mendoni se do dënohen apo do u ekuestrohet pasuria që kanë?! Flijeni mendjn asnjë gjemb nuk do tu hyjë, madje gjembi do na hyje neve deri ne rrëzë. ( Sikurse dhe e kemi patur përhere)

Po pse ndodh kjo, si ka mundësi që shteti nuk i shikon këta maskarenj jurista, qe ne mes te dites japin vendime të padrejta duke vjelur paratë në mes të natës ?!

Ndodh si nuk ndodh ...sepse si do guxonte juristi nëse shteti nuk do te ish i korruptur?! U kerkojnë deklaraten e pasurisë disa mafiozeve te rëndomtë, mirë bëjnë po kryemafiozët shtetrorë a do të thirren ndonjeherë duke filluar nga gungaçi Berishë dhe gjithë dinastia e tij? Po oborrtrët e tjerë që nga Lili e Luli i vocërr , dhe ata që fshihen mbas tyre të cilët kanë vënë pasuri marramendse ?

Pse seriozisht i beson këto ti or populli im, se ata do vendosin njeri tjetrin në bankën e te akuzuarve?! Ja psh Presidenti ynë i nderur ka dale me zë e me figurë me para ne duar! E çfarë i bënë ? Deomos që e dënuan duke e bërë president. Dëshironi ju që tjetrin ta bëni të vuaj gjithë jetën?!.. Është fare e thjeshtë, i jepni një detyrë të lartë në krye të shtetit apo presidencës, fundja dhe ministër dhe atë kurrë ska për ta zënë më gjumi kurrë! A ka dënim më të madh e ky që njeriu të ngelet i pagjumë për popullin e tij ?!! Jo aspak nuk ka, madje kjo do t’i leverdiste as Evropës e as Amerikës, sepse ata janë edukatoret e parë të gjithë sistemit të drejtësive të padrejta kudo nëpër e në të gjitha kontinentet e globit.

Kështu që deri në zgjedhjet e ardhëshme ne do të dëgjojmë përsëri fjalimet e katër vitve më parë të rrufjanët tanë historikë ..të cilët me histeri të pazkontë do shpërthejnë me akuza ndaj njeri tjetrit por ama dhe me premtimet ndaj elektoratit dhe popullit të tyre që i kanë shkrur në letër këtu e tridhjetë vite më parë. Më të ndershmit e tyre janë ata që letrat ku kishin shkruar fjalimet e shkuara, do fshijnë menderen e tyre sepse kanë për të hartur të tjera edhe më të mira

Ne hajvanët...do ti duartrokasim !

Sa bukur e ka bërë pikturën plot sarkzëm i madhi spanjoll Francesko Goja, ku paraqet popullin e perkulur dhe gomarin që i ka hypur atij e i bërtet : “Eeeecc ! Se ti që i zoti për asgjë nuk je, mbamë në kurriz se mirë më ke “!

Mbase e lexojnë këtë shkrim edhe krerët e “Sindi-kakave” tona për tu hedhur në demostrata masive kundër korrupsionit mbarëkombetar, sa ti dridhen leqet e këmbeve kapitalizmit të eger e barbar. Mos e dhëntë zoti që dhe vet krerët e tyre të jenë bërë kapitalista.. dhe popullit ti varet kapistra.!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat