Elementët e Udb-ës në Kosovë - Bota Sot
Elementët e Udb-ës në Kosovë

Opinione

Elementët e Udb-ës në Kosovë

Nga: Mr. Sc Shpend Salihu Më: 19 qershor 2020 Në ora: 14:54
Mr. Sc Shpend Salihu

I nderuar President i Republikës së Kosovës, pasiqë shumë eksponent të ish sistemit Jugosllav dhe Serb, po bëjn propagandë ndaj UÇK-së dhe ndaj jush si figurë e dëshmuar në UÇK, dhe po aspirojnë të ju bëjn blamazh juve, dhe të gjithë neve që ishim të lidhur në çfarëdo forme në Kosovë dhe diasporë me UÇK- në, ju bëj apel publik që këta që kanë deponuar prova të fabrikuara ndaj UÇK-së me qëllim të shantazhimit të UÇK-së si dhe figurave të dëshmuara të ilegalitetit, dhe të cilët sot me kvazi-patriotizmin e tyre, dhe thirrjet e tyre për Shqipëri Etnike,, edhe pse Shqipërin Etnike nuk e duan më shumë se ju, por derisa ju me negociata dhe argumente ndërkombëtare mundoheni ta realizoni, këta mbeturina përmes luftës dëshirojnë ta humbin trungun e kombit Shqipëtar dhe kanë marrë e dëshirojnë ta marrin pushtetin me demagogji, politike duke iu servilizuar qarqeve të ndryshme Serbe dhe duke arritut ta bëjn teatër Kosovën dhe Shqipëtarin.

Këta elemente i nderuar President janë futur në EULEX, Interpol, KFOR, OSBE e besa edhe parti politike, dhe përmes kvazi patriotizmit të tyre po mundohen të përmbysin vlerat e luftës Çlirimtare të Kosovës, dhe të marrin pushtetin kur e dijmë se disa nga këta mbeturina kishin prindërit Serb e kishin banesa nëpër Beograd e shkonin ditë e natë tek kushërinjët e tyre e sot i nderuar juve ju quajnë hajn e tradhëtar, a krejt kapitalin familjarët e tyre e kishin bërë nga UDBA Serbe. Në mesin e tyre shumica nesh kemi kushërinj, tezak etj, andaj le të formohet një task grup sa më shpejt që të jetë e mundshme e të dalim publkisht për këta elemente që janë involvu edhe nëpër Gjykata, Prokurori, Polici etj, të i japim fund blamazhës që po i bëhet UÇK nga eksponentët e Serbisë, që duke mbledhur informacione për UÇK-në po dojnë ta shantazhojnë krahun e luftës e të marrin poena politik për përfitime pushteti, e me kvazi patriotizmin e tyre ta fusin kombin Shqipëtar në luftë e të na e humbasin farën.

Formoje i nderuar task grupën në AKI dhe urgjentisht le të nxjerret, siç kam thënë më parë Ligji për verifikimin e prejardhjes kombëtare, se po dëmtohet imazhi i juaj dhe i UÇK-së e të bëjm një dokumentar të gjatë për këta elementa të UDBËS që sot po flasin për Shqipëri Etnike e të cilëve ua dijmë backgroundin me UDBËN Serbe, me qëllim që mos të dëmtohet imazhi i luftëtarëve dhe le ta kuptojnë patriotët e vërtet këtu e në diasporë kush janë këta që po thërrasin në Shqipëri Etnike e sa e duan ata Shqipërin më shumë se ne që ishim me UÇK e le të ndalet teatri i këtyre elementëve të msheftë kuisling të UDBËS Serbe që vazhdimisht janë duke e dëmtuar imazhin e luftëtarëve të lirisë. Na thirrë të dëshmojmë e të dalim publikish mbi këta maskarenj që po dojnë të i zbatojnë planet e UDBËS Serbe duke na futur në luftë që të na zhdukin si rasë.  

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat