Në Bruksel, as “deti kos” e as “dita D” për Kosovën ! - Bota Sot
Në Bruksel, as “deti kos” e as “dita D” për Kosovën !

Opinione

Në Bruksel, as “deti kos” e as “dita D” për Kosovën !

Nga: Prof.Dr.Mehdi HYSENI Më: 19 qershor 2020 Në ora: 16:48
Prof.Dr.Mehdi HYSENI

 *** Thjesht për faktin se Kosova shqiptare  qe 20 vjet, më nuk është  “bahqe e lojës së dominave” të sistemit kolonial serbomadh, por shtet i pavarur dhe sovran, i njohur mbi 100 shtete të Kombeve të Bashkaura.

Prandaj, pavarësisht se kush nga përfaqësuesit e qeverisë antivetëvendosje, do të negociojë në Bruksel a gjetiu me palën serbe të kryesuar nga Aleksandar Vuçiq (president) apo Ana Bërnabiq(kryeministre), nuk besoj  se do të dalë ndonjë shqiptar normal,, që të nënshkruajë ndonjë marrëveshje me palën serbe të Beogradit, e cila, do të ndryshonte kufijtë territorialë të Kosovës, ose do të legalizonte kantonizimin e enklavave serbe në Kosovë, që do të  “bombardonte” shtetitin e pavarur dhe sovran të Kosovës.

Pra, duhet pasur kujdes, që negociuesit e palës shqiptare, të mos nënshkruajnë asnjë marrëveshje me palën negpciuese serbe të Beogradit në Bruksel, që minoritetit serb në Kosovë, t’i njihej asnjë lloj autonomie politike, sepse kjo, do të sillte ushtrinë dhe policinë pushtuese serbe në Kosovë. Ky do të ishte edhe fundi i shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.

Propaganda e mediave shqiptare në Ballkan dhe në diasporë, të jetë në anën e mbrojtjes së Kosovës së pavarur , JO viktimë e regjimit shtetëror serbomadh dhe e masmediave të Beogradit !

Tanimë po bëhen gjashtë muaj ( janar-qershor 2020) qëkur  disa masmedia në Kosovë, në Shqipëri etj. po zukasin si “bletët në koshere”, duke lëshuar mjegulla të dendura, me qëllim të  frikësimit, të çorientimit dhe të mashtrimit të popullit, si dhe të polarizimit të forcave politike drejtuese të Kosovës, me qëllim që t’ua humbasin “rrugën në oborrin e vet”, kur është fjala për vazhdimin e kapitullit të dytë të Dialogut të Brukselit.

Për zhvillim e një fushate të tillë të ethshme dhe destruktive antishqiptare,  prijnë disa medie shqipe në hapësirat e Shqipërisë Etnike dhe  jashtë saj, sepse “mullisët” e tyre kryesisht ushqehen me  miellin e “drithërave” hibride të mediave të shtypura dhe elektronike, si  dhe të disa insntituteve shkencore për politikë, për drejtësi, për ekonomi, për diplomaci dhe për marrëdhënie ndërkombëtare të Beogradit, të cilat  qe 20 vite (2000-2020) “prodhojnë”  marrëveshje dhe  projekte serike politiko-propagandistike se si duhet ktheyr Kosovën nën Serbi qoftë edhe  duke copëtuar pjesën veriore të saj, si dhe “ndërkombëtarizimin”  e  Minierës  “Trepça” dhe të liqenit “Ujëman” me afat  “90 vjeçar” !?

Mirëpo,  as  politika e as mediat shqiptare nuk duhet të ushqehen me “marrëveshje” dhe me  “projkete” të tilla provokuese antishqiptare  qoftë nga Akademia, qoftë nga Universiteti, qoftë nga masmediat, qoftë nga institutet e ndryshme, apo  nga Kisha Ortodokse Serbe, sepse ato as de fakto e as dejure nuk përbëjnë të vërtetën për Kosovën, por, thjesht, janë në funksion të përhapjes   së lajmeve të rreme  për të mbjellur frikë, konfuzion, përçarje, konfrontim, diversion subversiv dhe dezinfomim total të shqiptarëve në Kosovë.

Prandaj, kujdes, sepse ky lloj galavanizimi  politiko-propagandistik agjenturor fashistoid serboamdh, i kurdisur në  Prishtinë, në Tiranë dhe në Shkup, mund të shpie në anarki, në konfrontim dhe në konflikt mes subjekteve të ndryshme politike të brendshme, ku do të viktimizohej interesi i përgjithshëm popullit dhe i shtetit të pavarur të Kosovës. Këtij zjarri të rrezikshëm po i fryn Beogradi dhe Moska, që shqiptarët e Kosovës, t’i konfrontojnë dhe t’i armiqësojnë me Amerikën dhe me aleatët e saj evroperëndimorë, në mënyrë që të rikolonizojnë dhe  rimilitarizojnë  Kosovën e pavarur shqiptare.

Ku është  “Marrëveshja e finalizuar” Vuçiq-Thaçi?

Meqë po “ekzistuaka”, pse kjo marrëveshje famëkeqe për copëtimin e territorit të Kosovës,  asnjëherë deri më sot nuk hodh për debatim në seancat e qeverisë dhe të kuvendit të Kosovës, e as nuk iu dha popullit për shikim dhe lexim ?!

Një  fabrikim i tillë i  “traktatit” Vuçiq-Thaçi për shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi, i orkestruar dhe i harmonizuar mirë nga  politika dhe nga propaganda e trekëndshit Beograd-Prishtinë-Tiranë, është në funksion të strategjisë së frikësimit, të dezinformimit, të mashtrimit dhe të manipulimit të populit shqiptar të Kosovës,  se gjoja në Dialogun e Brukselit, do të marrë fund shteti sovran dhe i pavarur i Kosovës, për shkak se çdo gjë qenka “finalizuar”  në një “marrëveshje dypalëshe të fshehtë” mes presidentëve të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi. Mirëpo, me gjithë zhurmën dhe me poterën propagandistike të masmediave të ndryshme në relacionin Beograd-Prishtinë-Tiranë,  se po “ekzistuaka  marrëveshja sekrete Vuçiq-Thaçi”, atë, ende nuk e ka prekur, nuk e ka  parë askush,  dhe se nuk e ka lexuar asnjeri (lere më shpërndarësit e mjegullave të dendura, që kanë për qëllim libanizimin e Kosovës). Për më tepër, sikur të ekzistonte një marrëveshje e tillë sekrete Vuçiq-Thaçi, ndër agjencitë e para botërore, që do ta bënin  të ditur për opinion publik, do të ishin Moska, Pekini, Uashingtoni, Berlini, Londra, Parisi, Roma, Brukseli, Beogradi, Athina  etj. Mirëpoi, deri më sot asnjëra prej agjencive shtetërore të këtyre  kryeqyteteve botërore nuk kanë  konfirmuar zyrtarisht   të qenurit e një marrëveshjeje të tillë të finalizuar për shkëmbimin e territoreve mes Serbisë dhe Kosovës.. Me një fjalë, një marrëveshje të tillë, ende nuk e ka parë askush. Ajo është vetëm trillim i disa masmediave ultranacionaliste , fashiste dhe  shoviniste antishqiptare të kuzhinës alla-shkencore-kishtare, agjenturore dhe shtetërore të Beogradit, e ngjizur me masmediat propagandistike dhe agjenturore të Moskës siç është  portali  “Sputnik”, i përkthyer në serbishte dhe në disa gjuhë të tjera, që ka për mision jo vetëm destabilizimin dhe shkatërrimin e shtetit të Kosovës, por, para së gjithash konfrontimin mes shqiptarëve në Ballkan, si dhe prishjen e lidhjeve, të bashkëpunimit dhe të marrëdhënive të tyre me Amerikën dhe  me  fuqitë e mëdha  evro-perëndimore.

Fundja, logjika e drejtësisë dhe e profesionalizmit e thotë se,  nëse ekziston “Marrëveshja  e finalizuar sekrete Vuçiq-Thaçi”, atëherë , ajo domosdoshmërisht, duhet të hedhet për debat në Kuvendin e Kosovës, në Qeverinë e Kosovës, si dhe t’i dërgohet Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, si dhe njëkohësisht t’u  dorëzohet shteteve të Kuintit në Kosovë, e jo të manipulohet, të shpifet  dhe të  përhapet  si  “gogol” për ta mashtruar dhe për ta frikësuar popullin.

Sa më sipër, nëse kjo është e vërtetë, atëherë,  duhet të nxirret në shesh para gjithë popullit dhe para gjithë botës,  në mënyrë që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi të japë llogari  sipas ligjit dhe sipas kushtetutës në fuqi, jo të anatemohet dhe të “linçohet” politikisht, pa e parë, pa e lexuar dhe pa  e verifikuar   atëfarë “marrëveshje sekrete” të lidhur me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Pa fakte, pa arguente , pa prova   ligjore dhe pa gjyq, nuk duhet baltuar, ofenduar, sulmuar, kritikuar, nxirë e as fajësuar asnjë njeri në botë, pavarësisht, është Hashimi, Vuçiqi  apo ndonjë shtetar a jo shtetar tjetër, sepse kjo do të ishte në kundërshtim flagrant me  të gjitha konventat, marrëveshjet, protokollet, deklaratat dhe rezolutat e Kombeve të Bashkuara për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut.

- Të kuptohemi, kritikë objektive, të qëndrushme, profesionale me fakte dhe me argumente PO, POR jo kurrë dezinformim, sepse vetëm armiqtë përfitojnë nga gënjeshtrat dhe nga dezinformimi, sepse dezinformimi është subversion direkt dhe indirekt kundër të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat