Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë, i vërtetoi kufitë dhe e vulosi shtetësin e Kosovës!

Opinione

Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë, i vërtetoi kufitë dhe e vulosi shtetësin e Kosovës!

Nga: Ismail Muçiqi  Më: 20 qershor 2020 Në ora: 14:58
Ismail Muçiqi 

Shpallja e Pavarsisë së Kosovës dhe vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, janë dy vendime sublime të bërthamës së Republikës së Kosovës.

Mjerishtë këto dy argumente të pakontestushme, politikanët e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Jashtme nuk ditën ti sublimojnë për të mirën e Kosovës.

Bisedimet për normalizimin e raporteve me Serbinë të cilat po zgjasin me vite të tëra duhet të jenë ngusht të lidhura mbi bazën e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë e cila i dha të drejtën e plotë Pavarsisë së Republikës së Kosovës.

Në këtë drejtim instituticionet e shtetit dhe përfaqësuesit të cilët në emër të Kosovës, po të ishin në nivel të përgjegjësisë dhe të dijës, kushti i parë në raportë me Serbinë për të hyrë në dialogë duhet mbrojtur pozicionin e barabartë si dy shtete sovrane të barabarta me të gjitha aspektet kushtetuse të rendit dhe Ligjeve Ndërkombëtare.

Mjerishtë politika e Jashtme e Republikës së Kosovës është udhëhequr nga njerzit jo kompetent të papërgaditur si në aspektin profesional dhe politikë, të cilët më shumë i sollën dëme shtetit të Kosovës.

Eshtë e pakuptimt, naivitet dhe e mjerushme pozicionimi dhe angazhimi i një numri të Diplomatëve- Ambasadorëve të cilët e përfaqësojnë Kosovën nëpër vende të ndryshme.

Argumentet e Kosovës në raportë me Serbinë hegjomuniste, para Botës duhet të përfaqësoheshin me diplomatë të mirfilltë ku Serbia do të pësonte debakël në diplomacinë dhe arenën Ndërkombëtare. Në ketë drejtim të gjitha rrethanat dhe argumentet qendrojnë në anen e Kosovës.

Fuqive të mëdha botërore dhe instituticioneve ndërkombëtare, duhet ti tregohet realiteti historik i shqiptarëve të cilët shekuj me radhë jetuan dhe punuan në trojet e tyre që nga Nishi, Prokupla, Kushumlia,Vraja, Leskovci, Bllaca e deri në afërsi të qytetit të Krushevcit.

Duhet ti tregohet Botës këto argumente se në vitin 1878 ndodhi egzoti dhe dhuna më e tmerrshme kundër shqiptarëve që jetonin në fshatrat dhe vendbanimet e Sanxhakut të Nishit.

Në ketë drejtim mbi tavolinat e diplomatëve botëror, mu këtu duhet shpaluar hartat e Gjeografisë dhe të vendbanimeve të shqiptarëve të cilët u ndoqën me dhunë nga trojet e tyre etnike, ku më shumë se 10 mijë kilometra të shqiptarëve janë të pushtuara nga shtetit serbë.

Këto janë argumentet historike të cilat duhet shpalosur para faktorit Ndërkombëtarë dhe mekanizmave tjerë të vendosjes.

Delegacionet e Kosovës të cilat zhvilluan bisedime me Serbinë vite me radhë, përshkak të paaftësisë profesionale, politike dhe përshkak të jo konsistencës nuk arritën të bindin botën demokratike për të vërtetat, për të drejtën historike të shqiptarëve të Kosovës të cilët më shumë se një shekull ju mohuan të drejtat për vetëvendosje.

Sot kur po flasin për pozitën e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare duhet të jemi realë dhe të vetëdishëm se historin e popullit të Kosovës duhet ta shpalosim dhe ta mbrojmë me argumente njerzit kompetent të cilët flasin në emër të Kosovës.

Rrethanat politike në botë kanë ndryshuar gjithandej globit, duhet ditur se kanë kaluar më shumë se 20 vite kur Kosova e fitojë lirinë. Në skenën politike botërore më nuk janë: Klintoni, Shiraku, Shrederi, Maksimo Galema dhe shumë figura tjera politike me ndikimë të cilët folën dhe vepruan me një zë për ta shpëtuar popullin e Kosovës.

Tani raportet dhe interesat gjeopolitike herë pas here po manifestohën me luhatje përkatësishtë viteve të fundit ka tendenca për formimin e aleancave të reja të cilat po ndikojnë edhe në stabilitetin dhe sigurinë e rendit Botërorë.

E drejta Romake dhe ajo historike dhe morale sot qëndron në anën e popullit të Kosovës, e këtë të drejtë e vërtetojë edhe Gjykata Ndërkombëtare në Hagë e cila e vulosi vullnetin e popullit të Kosovës për Pavarsinë e Shtetit më të ri në Europë.

Prandaj është koha e fundit që përfaqësuesit politikë të cilët e përfaqësojnë Shtetin e Kosovës në bisedimet me Serbinë në Shtëpin e Bardhë, apo në Bruksel ti qesin mbi talovinë argumentet historike të popullit të Kosovës dhe rezulutat dhe vendimet e Organizatave Ndërkombëtare të sumblimuara më vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë e cila edhe njëhere e vërtetojë shpalljen e Pavarsisë të Republikës së Kosovës e jo të diskutojnë për kufitë ekzistues të shtetit të Kosovës i cili u njohë nga 117 shtete të Botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat