Isa Mustafa me metoda komuniste, po tenton të bëjë spastrime politike - Bota Sot
Isa Mustafa me metoda komuniste, po tenton të bëjë spastrime politike

Opinione

Isa Mustafa me metoda komuniste, po tenton të bëjë spastrime politike

Nga: Sherif Ramabaj Më: 20 qershor 2020 Në ora: 19:59
Sherif Ramabaj

Isa Mustafa së bashku me Thaçin pasi e rrëzuan qeverinë legjitime të Kurtit, e priti momentin dhe me metoda staliniste, po mundohet të bëjë spastrime politike brenda partisë së vetë.

Metoda të njejta ndërrmernin komunistët jugoslavë dhe shërbëtorët e tyre në Kosovë, kur iu duheshin të bënin spastrime politike. Njejtë vepronte edhe regjimi enverist në Shqipëri. Pra këto metoda  staliniste, po gjejnë vend edhe njëhere në Kosovë, pikërisht nga ish komunistët e tillë siq është Isa Mustafa. Ndoshta komunisti i fundit në Kosovë.

 Mustafa i trimëruar se bisedimet Kosovë - Serbi do të mbahen me 27.06.2020 dhe se Ambasadori Grenell e akuzoi Kurtin si kundërshtar i politikës amerikane, fitoi kurajo duke menduar se ai kishte të drejtë me rrëzimin e qeverisë Kurti.

Pra Isa Mustafa ende pa e hedhur hapin bëri hop. Të gjithë ata që mendojnë ndryshe, do të kishin dëshirë që Isa Mustafa tia qëllonte me prognozën e tij, po ekziston frika se ai tërësisht ndodhet në anën e gabuar të historisë.

Pro mendimit të Mustafës janë të gjithë ata që mendojnë se SHBA-të, na kanë shpëtuar dhe çliruar, prandaj edhe nuk do të lejojnë, të mbetemi në gojën e ujkut, gjë që është shumë e arsyeshme.

 Ne duhet t´i dëgjojmë SHBA-të, të qëndrojmë pas tyre dhe të rreshtohemi në anën e tyre. Plotësisht e drejtë.

Të tjerët mendojnë se Kosova pa SHBA-të, nuk ia del dot, po për momentin strategjia e BE-së dhe e SHBA-ve, jo vetëm për Kosovën po edhe për mbarë botën ndodhet në një krizë të thellë.

Mungon kordinimi dhe koncenzuesi i përbashkët SHBA – BE për çështje kryesore globale. Presidenti Trump ndodhet para zgjedhjeve të nëntorit dhe askush nuk mund ta dijë se a do të rizgjedhet apo jo, sepse gjendjen politike në vend e ka të polarizuar.

Shumë mendojnë se atij i duhen suksese, jo vetëm në politikën e brendëshme, po edhe në arenën ndërkombëtare dhe një sukses i tillë do të ishte marrëveshja Kosovë - Serbi.

 Shtrohet pyetja, sa mund të jetë një marrëveshje e tillë e favorshme për ne në këtë moment.

Do të ishte mençuri të taktizohej deri në nëntor, apo të futemi në bisedime në këto momente!

Thaçi, Isa Mustafa dhe Hoti janë shumë optimist se kanë të drejtë dhe marrëveshjen do të na shesin si të sukseshme, po kjo do të vërtetohet dhe analizohet në të ardhmen, ndoshta edhe kur do të jetë vonë.

Ata do ta arsyetojnë veten se bënë më të mirën që mundën të bënin. Shqiptarët me arsyetime të tilla janë mësuar, gjithnjë t´u hudhet hi syve.

Në këtë ekstazë politike të vetëkënaqësisë s’është çudi që Isa Mustafa ka inicuar edhe shkarkimin e Vjosa Osmanit.

 Para se të përshëndetet nga kjo botë, do të njihet se e bëri edhe një spastrim politik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat