Largimi i Vjosës, fillimi i fundit, i Kolonës së Pestë në LDK!

Opinione

Largimi i Vjosës, fillimi i fundit, i Kolonës së Pestë në LDK!

Nga: Fatmir Bajraj Më: 20 qershor 2020 Në ora: 23:43
Vjosa Osmani

Komploti shumëvjeqar ndaj LDK-së dhe Rugovizmit, po merr epilog imediat me iniciativën e Kryetarit të LDK-së, akademik Isa Mustafa për largimin e Vjosa Osmanit nga pozita e nënkryetarës dhe t'gjitha funksionet n'parti në një votim online demokratik të KP të LDK-së.

- Një nismë e tillë e Kryetarit Mustafa, është jo vetëm e drejtë, por mbi të gjitha detyrim statutar i t'parit të partisë, në krye të organeve drejtuese t'saja, si në KP dhe në Kryesi të LDK-së, dytyrim që buron nga Kushtetuta e partisë, alias, Statuti i LDK-së si akti ma i lartë normativ i subjektit politik.

Mjaftë është mjaftë, andaj i kujtoj mbeshtetësit "Rugovistë" të Vjosa Osmanit me Statutin e LDK-së, para se t'gjykojnë vendimin kredibil të LDK-së dhe lidershipit të saj për largimin e nënkryetares nga LDK-ja :

E shkruar me të zezë, në të bardhë :

Nga Statuti i LDK-së :

Neni 14

14.1 Largimi i anëtarit nga LDK-ja mund të bëhet në rast se:

- Abuzon me vlerat themelore dhe objektivat e LDK-së;

- Vepron kundër kandidatëve të LDK-së në zgjedhjet parlamentare, lokale apo në nivele të tjera;

- I përkrah subjektet e tjera politike dhe kandidatët e tyre në zgjedhje.

14.2 Anëtarët e LDK-së nuk mund të jenë në pozita, organe dhe forume të LDKsë, nëse ata publikisht i refuzojnë dhe i mohojnë vendimet e organeve dhe forumeve anëtarë të të cilëve janë.

Nga Neni 14, përkatsisht 14.1 dhe 14.2, shihet qartë se "edhe zogjët e malit e dijnë" dhe shohin, se Vjosa Osmani, është dhe mund t'jetë ; kudo dhe çka-do, por jo n'LDK, dhe aq më pak Rugoviste.
- Vjosa Osmani, përveq Nenit 14 të Statutit të LDK-së i cili sanksionon qartë sjelljet dhe përgjegjësitë e funksionarëve të saj, mbi të gjitha , në rastet unike përbalti, përbuzi dhe pëdhosi :
- Votën dhe mbeshtetjën elektorale të LDK-së,
- Ofertën dhe premtimet pra anatarësisë së LDK-së, si dhe ;
- Programin partiak dhe platformen politike euro-përndimore dhe trans-atlantike.

Vjosa Osmani, shkeli Besën e dhënë ; antarësisë, bashkëpartiakëve dhe votuesit të LDK-së, me të dya këmbët.
Vjosa Osmani, tradhëtoj idealet e brezit të saj n'LDK, duke i përfaqsuar me hile dhe u'a punuar pas shpine,
Vjosa Osmani, devijoj frymën dhe filozofinë Rugoviane,
Vjosa Osmani, shkeli mbi atributet shtetformuese dhe shtetndertuese të LDK-së dhe të vetë presidentit historik Rugova n'krye të projektit nacional ; Kosova shtet sovran dhe i pavarur.

Vjosa Osmani, Fatmir Rexhepi dhe Haxhi Avdyli, i kthyen shpinën LDK-së dhe Rugovizmit, për tu bërë bashkë dhe n't'njëjtat valë e frekuenca me kundershtarët e Presidentit Rugova, për t'u bërë bashkë me kundershtarët i simboleve të shtetit të Ibrahim Rugoves e Fehmi Aganit, Sali Çekajt e Adem Jasharit.
U bënë bashkë, me kundershtarët e pamshirshëm të Institucioneve të Republikës së Kosoves,
- U bënë bashkë, me kundershtarët e Republikës së Kosoves së 17 shkurtit 2008,
- U bënë bashkë, me LVV-në e Kurtit, dhe tani mund të shkojnë të qytetarët dhe votuesit imagjinar të cilët i keqperdorin si nocion për t'mbuluar tradhëtinë dhe mashtrimin ndaj LDK-së dhe Kosoves dardane.

Vjosa Osmani, është vetëm Maja e Eisbergut, fati i njëjtë n'LDK, i pret të gjithë kompltistët-sorosistë të Kolonës së Pestë n'LDK.

LDK-ja duhet të pastrohet nga gjak i huaj, i cili përçon vetëm ngërçe dhe dhëmbje t'pafund, të cilat nuk i meriton, andaj kjo duhet të ndodhë tani, nëse duam t'ruajmë qenjën dhe shendetin autentik Rugovian !

Zatën, kjo nismë duhet shtye tutje, për kundër faktit se :

"Qentë lehin, karavani ecën tutje"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat