Kosova jonë sallamadi!

Opinione

Kosova jonë sallamadi!

Nga: Nefail Maliqi Më: 21 qershor 2020 Në ora: 18:14
Nefail Maliqi

M ‘shkojë mendja sot me shit bibliotekën, me qit n’pazar... E them me keqardhje sot në Kosovë nuk vlerësohet dija ose misioni i gazetarit. Ja akademiket, ja askush nuk ka lexuar më shumë se ata, por nuk ju ndihet zëri, dhe fatkeqësisht ata nuk guxojnë të flasin sot në Kosovë përballë mafias politike! Në Kosovë sot ndaq mbajte zgjedhje ndaq jo, krejt një, nuk ka demokraci, por sallamadi, votat t’i vjedhin para syve, pushtetin ta grabisin në 12 t’natës të pashkolluarit, komunistët dhe kriminelët!

Gazetarëve ashtu ju kanë mbyllur gojën ose i kërcënojnë ose i ka blere mafia politike?! Një lajm i rremë (FakeNews) sot në Kosove kushton 100 euro në media! Psh. Kryeparlementarja Vjosa Osmani ka doktoruar, akademikem e hoqën (një grua me e votuar shqiptare në historinë e zgjedhjeve) sikur Albinin me qeverinë më të suksesshme dhe më të shkolluar në historinë e Qeverive të Kosovës?!

Dhe Vjosa me 162 mijë vota injorohet dhe të vjen një parazit dhe servil i Hashimit dhe Ises të bëhet "kryeministër" me vetëm 26 mijë vota?! paaa me të ardhë gërrdi!

Dhe tash, a ia vlen të lexosh, të shkollohesh sot në Kosovën tonë?! Shyqyr n’Zoti që kjo bandë e presidencës dhe qeverisë së Kosovës nuk kanë qenë në vitin 1912 se kishim mbet pa shtet, e kishin rrezuar edhe Ismajl Qemajlin. Parja e qon ujin te nalt, nuk kanë thënë kot! Bile sot më mire mos me lexu, me qene i pashkollë, i padijshëm e gjen një vend pune më lehtë në presidencë ose qeverinë e Kosovës, bile të bëjnë ose ministër ose zv. kryeministër ose që ke pare e blenë postin në qeveri! Prandaj, më shkoi mendja me shit bibliotekën sepse në Kosovë sot krejt një, ndaq lexove ndaq jo, nuk te shkon fjala, nuk guxon të flasësh, si dikur ne bivsha Jugosllavi kur kërcënoheshin akademikët me masa të ndryshme nga regjimi, kur i dërgonin në izolim shtëpiak intelektualët shqiptare sikur sot «rri n’shpi» nga koronavirusi?!

Çka janë këta maskarenj në Veri të Kosovës që panë sot pa maska e pa distancë?! Ku je o nip i Tahir Zemës, jurist-ministër shëndetësie, që dje e kritikove vëllain tënd Albinin për protesta.. Tash fol për këta ministrat e juaj, për serbet e Veriut, që Kosovën e bënë sallamdi që s’po merret vesh kush po gaun e kush po pinë.

Unë, personalisht e lus Zotin çdo dite që jam në Zvicër, që të jem gazetar plotësisht i pavarur. Sigurisht këtë e keni vërejtur në raportimet, shkrimet e mia!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat