Vendime antidemokratik ndaj Vjosa Osmanit!

Opinione

Vendime antidemokratik ndaj Vjosa Osmanit!

Ismail Muçiqi  Nga Ismail Muçiqi Më 21 qershor 2020 Në ora: 19:59
Vjosa Osmani

Shkarkimi i Vjosa Osmanit nga pozita e nënkryetarës së Lidhjes Demokratike si dhe nga kryesia e kësaj partie, më kujtonë kohën e sistemit komunistë (monistë) kur vendimet partiake të komitetit krahinorë merrëshin gjatë natës në forumet e ngushta të partisë ku Kryetari apo kryesia ekzekutive e komitetit bënin diferencime në radhën e partisë.

Që nga themelimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës të cilën sa ishte gjallë e udhëheqi Dr. Ibrahim Rugova, nuk më kujtohet apo nuk mbahet mendë që ai njëri përjashtojë ndokënd nga radhët e forumeve të Lidhjës Demokratike.

Edhe pse ishte kohë e vështirë për të zhvillue aktivitet politikë apo për ti organizue Degët e Lidhjës Demokratike gjithandej Kosovës dhe jashtë saj, Ibrahim Rugova qëndrojë në krye të Lidhjës Demokratike duke udhëhequrë partin me një vizionë të menqurë politikë dhe gjithmonë pragmatikë në jetën e përditshme. Kjo ishte mënyra e udhëheqjës dhe mobilizimit të qytetarëve të Kosovës për t'ju bashkuar lëvizjes gjithëkombëtare për liri, pavarsi dhe demokraci.

Kjo ishte bërthama e filozofisë politike të programit të Lidhjes Demokratike të cilën e themeloi dhe e udhëheqi lideri historikë Presidenti Ibrahim Rugova.

Nëse kthehemi 30 vite mbrapa, dhe e analizojmë punën vizionin dhe programin e kësaj partie mund të themi se pas vdekjes së Rugovës, Lidhja Demokratike pati batica dhe zbatica në rrugëtimin e saj politikë.

Kjo rrjedhë e zhvillimit demokratik e kësaj partie, qiti në shesh edhe një vargë dobësishë dhe të metash të cilat u manifestuan gjatë zgjedhjeve të organeve, deputetve e deri tek kualicionet jo parimore të cilat i sollën dëmë jo vetëm kësaj partie por edhe instuticioneve Demokratike të Kosovës.

Befasia dhe paradoksi më i madhë në zhvillimin e gjithëmbarshëm të kësaj partie është se e gjithë elita akademike, intelektuale e cila ja vuri themlet Lidhjës Demokratike tani pothuajse të gjithë janë anash apo janë anashkalue nga klanet e formuara të cilat udhëheqin tani këtë parti.

Zgjedhjet e fundit nacionale të 6 Tetorit të vitit të kaluarë sollën një shpresë te elektorati duke i përkrauhur dhe votuar figurat e reja të shkolluara dhe të përgaditura në aspektin politikë për të marë përgjegjësi dhe për të bërë reforma në këtë parti në krye me kandidatën për Kryeministre zonjën Vojsa Osmani.

Emri dhe figura e saj e mobilizojnë gjithandej elektoratin e Lidhjës Demokratike si shpresë e madhe për ti'a kthyer reitingun Lidhjës Demokratike si parti shtet formuese dhe instituticionale.

Mjerishtë emri dhe roli i saj edhe pse i solli profit të madhë duke u votuar nga të gjitha anët dhe nga të gjitha moshat e popullatës, kjo figurë politike tani Kryetare e Parlamentit të Kosovës, përshkak të qëndrimit parimorë në raport me primet e dhëna elektoratit të saj u shkarkue nga organet partiake të Lidhjës Demokratike.

Ky veprimë në këto momente të vështira qoftë ne aspektin politikë njëashtu edhe në aspektin e sfidave të mëdha më të cilat po përballet Kosova në raportë me Serbinë dhe me faktorinë ndërkombëtarë, është goditje e rëndë ndaj instituticionit të Parlamentit dhe të vetë zonjës Osmani.

Nëse Republika e Kosovës është Shtet Demokratikë dhe është Republikë Parlamentare, ku vota e lirë e populit e determinon mandatin e përfaqësuesve të popullit, atëhere komenti është i pa nevojshëm.

Vjosa Osmani ishte ndër figurat më të votuara në zgjedhjet e fundit të 6 Tetorit.

Përkrahja dhe autoriteti i saj ka shënuar ngritje deri në shkallën më të lartë të opinionit të gjërë.

Andaj shtrohet pyetja: "Ku qendronë arsyja e shkarkimit të saj nga organt e partisë"?.

Në sistemin demokratikë dhe politikë është vlerë e pa kontestushme shprehja dhe mendimi i lirë edhe atëhere kur mendimi është në kundeshtimë me qëndrimin e grupit apo kreut të partisë .

Ka kalu koha e udhëheqjeve përmesë metodave moniste- centraliste, kjo formë e veprimit politikë i takon të kaluarës periudhë e sistemit i cili u përmbysë edhe nga vetë blloku i shteteve komuniste të cilat tani u janë bashkuar vlerave demokratike të perëndimit.

Në fundë po theksojmë se shkarkimi i zonjës Osmani nga pozitat e nënkryetarës së LDK-së dhe antëtare e kryesisë, më së shumti do ti kushtojë vetë Lidhjes Demokratike dhe primatit t'saj..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat