Jo veç Heta, por edhe Vjosa i din puntë e veta!

Opinione

Jo veç Heta, por edhe Vjosa i din puntë e veta!

Nga: Nexhat Maliqi Më: 22 qershor 2020 Në ora: 11:00
Nexhat Maliqi

Nëse zonja ka bindje politike qendrën e djathtë, normale do të ishte të veprojë tash e të bëj partinë e bashkëmendimtarëve të saj në Kosovë.

Është bindje imja personale se do t'i ndihmonte vendit. Kjo e djathta aktuale e Kosovës përveç pasurisë së Kosovës që e ka falë, i ka shitë moti edhe drutë e veta. Një e djathtë e re e qendrës me Vjosa Osmanin do t'i bënte nder konkurencës politike me socialdemokracinë e Lëvizjes Vetëvendosje! dhe do të krijonte hapësira të domosdoshme veprimi shumë të rinjëve e të rejave në politikën e re që i duhet shumë Kosovës.

Është jo veç përshtypje, por edhe bindje e fortë imja se kjo do të ishte shumë më pozitive për Kosovën se qëndrimi i mëtejshëm i saj në LDK apo anëtarësimi në LVV. Një garë e ardhshme mes dy koncepteve politike të kohës (LVV dhe e djathta e re ) do të ishte garancë që politika e vjetër (e ndryshkur) e Kosovës, brenda një periudhe të afërme kohore të spostohej atje ku e ka vendin: të sillet rreth pragut deri të vetrrëzohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat