A do arrihet Njohja e Kosovës nga Serbia në 27 qershor?

Opinione

A do arrihet Njohja e Kosovës nga Serbia në 27 qershor?

Nga: Pirro Prifti Më: 22 qershor 2020 Në ora: 12:28
Pirro Prifti

Takimin me 27 qershor në Washington në Shtëpinë e Bardhë e lajmëroi Riçard Grennel pasi Presidenti Thaçi me 3 qershor konfirmoi Kryeministrin e Ri z. Hoti në vënd të z. Kurti i cili nuk arriti të ishte në nivelin e një politikani profesionist.

Dihen momarëveshjet e fundit midis Kosovës dhe Serbisë, dhe heqja e taksës 100% me 6 qershor nga qeveria e re e Kosovës ndaj mallrave serbe shtroi rrugën për një takim në Ëashington

Sipas Molly Montgomery and Damir Marusic, në një shkrim Dimitër Beçev të dt. 17 qershor me tituli `Mos llogarisni sukses takimin në Shtëpinë e Bardhë midis Kosovës dhe Serbisë`, lajmi për një takim të tillë në Shtëpinë e Bardhë, përbën në surprizë, dhe ka kapur të papërgatitur shumë analistë dhe politikanë dhe politIkbërës 

Përse data 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë ku do të jetë dhe Presidenti Trump?

Kjo datë nuk është rastësi sepse ditën pasuese me 28 qershor (Vidovan -sipas serbve ose Dita e Shen Vitus) është Perkujtimi i Betejës së Fushë Kosovës në 1389 midis ushtrive ballkanike të drejtuar nga Car Llazari në të cilën morën pjesë Princët shqiptarë kundër ushtrisë osmane, një luftë që përfundoi me humbjen e forcave të krishtera. Gjithashtu kjo datë përkujton vrasjen e Arkidukës Ferdinant më 1921, dhe po në këtë datë është ekstraduar Millosheviçi në Tribunali e Hagës. Presidenti Trump -sipas botuesve do të jetë i kënaqur që zgjodhi këtë datë për të hyrë në analet e Historisë me këtë takim surprizë për t`i dhënë fund mosmarrëveshjeve Kosovë -Serbi dhe për të njohur Kosovën nga Serbia, si dhe për ta futur Kosovën më në fund si anëtare të përhershme në OKB.

Sidoqoftë para datës 27 qershor, Vuçiç do të shkojë në Moskë me 24 qershor në Paradën e Fitores e cila duhej të ishte bërë me 9 Maj në Sheshin e Kuq në Moskë por për shkak të Pandemisë u shty. Kështu që Vuçic do të marrë edhe rekomandimet nga Presidenti rus Putin për takimin e 27 qershirit në Ëashington nëse duhet të njohë Kosovën si shtet ose jo.

Ky takim është pritur me skepticizëm nga BE. i dërguari special i BE për Ballkanin Mirosllav Lajçak ka kundërshtuar shkëmbimin eterritoreve si një mjet për të njohur Kosovën dhe për normalizimin e marëdhënieve midis dy shteteve, dhe ka mundësi ta paralajmërojë Vuçicin që të mos pranojë inisjativën e SHBA, inisjativë e cila minon përpjekjet e BE për të normalizuar marëdhëniet.

Sigurisht Kosova ka të drejtë të përkrahë këtë takim sepse ishte SHBA dhe NATO e cila çliroi Kosovën, por edhe sepse BE nuk e ka mbajtur fjalën për të hapur Kufijte e saj për Kosovën përsa i përket vizave Shengen, pasi Kosova plotësoi kushtet teknike që i vendosi BE për kufirin me Malin e Zi dhe për plotësimin e kushteve për të drejtat e serbve në Kosovë.

Në këtë linjë me Lajçak ishte dhe Peter Beyer (Partia e Unionit Kristian Demokrat të Gjermanisë) MP, i cili i kërkoi kryeministrit Hoti, të bëjë detyrat e shtëpisë. `Nuk e dimë se çfarë do të ndodhë në 27 qershor, por ajo që dimë ne është se BE nuk do të jetë aty, tha deputeti gjerman Peter Beyer (https://exit.al/en/2020/05/07/germany-remains-resolutely-opposed-to-kosovo-serbia-land-sëap-says-cdu-mp/).

Së pari, kuptohet se me këtë veprim dalin hapur kontradiktat midis SHBA dhe BE, dhe për më tepër zbulohet fare qartë se SHBA pavarësisht se e do Kosovën si shtet anëtar të BE, kërkon që të ketë lobin e tij në Europën, ku mbizotëron faktori shqiptar, i cili mbetet përkrahësi më i madh i interesave të SHBA në Europë, si dhe antagonisti më i madh ndaj sllavëve në Ballkan, ndër të cilët Serbia përbën një interes gjeopolitik në favor të Rusisë.

Së dyti me këtë veprim të papritur, Shtëpia e Bardhë kërkon një BE të dobësuar politikisht, por edhe ekonomikisht duke u përpjekur ta mbajë nën kontroll qoftë ushtarikisht nëpërmjet NATO-s qoftë nëprmjet përçarjes së saj duke mbajtur afër ish aleatët e Rusisë si vëndet e Balltikut, Poloninë, Çekinë, Slloveninë, Rumaninë, dhe ta ni së fundmi duke i ofruar Serbisë një marëveshje shumë miliardëshe dollarëshe dhe ndihma të tjera me qëllim që të realizoje njohjen e Kosovës dhe largimin nga Rusia.

Së treti SHBA kërkon që të largojë aleatët e Rusisë (në këtë rast Serbia) nga Rusia dhe ta mbajnë larg Rusinë nga BE dhe vëndet e ish bllokut komunist duke u përpjekur ta izolojnë atë. SHBA e ka parasysh se shumë shtete të BE kanë lidhje shumë miqësore me Rusinë, e cila përbën një kundërshtar të fortë ushtarak ndaj SHBA dhe NATO-s, dhe me këtë veprim përpiqet të realizojë një goditje politike do ti duhet `të vrasë disa zogj` e cila, nëse do të ketë sukses harta politike e Europës mund të ndryshojë shumë në favor të SHBA.

Së fundmi nuk mund të lë pa përmëndur edhe dobësinë e politikës shqiptare në raport me Kosovën për shkak të pamundësisë së saj për tu bërë factor jo vetëm ndërmjetësues midis Kosovës dhe Serbisë por edhe në raport me dëshirën e shqiptarëve për të bërë një federatë shqiptaro-kosovare. Kjo politikë e dobët e qeverisë shqiptare ka ardhur pikërisht nga përplasje e forta brënda politikës shqiptare ku një rol tmerrësisht negative po luan Opozita e rrugës dhe, një shëmbul i qartë janë deklarimet e disa politikanëve të Opozitës kundër vëndit të tyre në takimet me ndërkombëtarët si p.sh., rasti i Alibeajt në Hollandë.

Problem i madh është vetë politika kosovare, e cila nuk po kupton deri tani se pjesmarrja e Shqipërisë si ndërmjetëse në takimet me Serbinë do të ishte më dobiprurëse sesa akuzat kundër vëllezërve të tyre shqiptarë për ndërhyrje në punët e brëndëshme të Kosovës. Shqipëria praktikisht ka dy ministra kosovarë në Shqipëri, por politika Kosovare me miopinë që e karakterzion ndoshta e orientuar gabim nga disa politikanë opozitarë shqiptarë, nuk ka pranuar sugjerimet e Shqipërisë. Shpresojmë që Qeveria e Kryesuar nga Hoti të tregoje më afinitet me Shqipërinë duke patur parasysh se Serbia ja mori Kosovën tokave shqiptare në Kongresin e Berlinit dhe e konfirmoi në 1913 në Konferencën e Ambasadorëve. Aq e qartë është kjo sa edhe vetë një nga ministrat serbe pas çlirimit të Kosovës nga Nato në 1999, tha se ne marëveshjen me Kosovën duhet ta bëjmë me Republikën e Shqipërisë, asaj ja kemi marrë Kosovën.

Sidoqoftë, takimi Thaçi-Vuçiç në Washington është një ogur i mirë edhe për Shqipërinë duke patur parasysh së BE duke mos dashur të zgjerohet në Ballkanin Perëndimor, përpiqet të justifikojë këtë mosdashje me vendosje kushtesh, gjë që e ka bërë për vite me rradhe, njëlloj si me Kosovën, Maqedoninë, Bosnjen, Turqinë.

Shpresojmë që shkaku kryesor i hezitimit të BE (e cila nuk thuhet asnjëherë por është si gozhda e Nastradinit) për Shqipërinë, Kosovën e Bosnjen, madje edhe për Turqinë, të mos jetë e ashtuquajtura popullata myslimane.

Shpresojmë gjithashtu që Politika shqiptare të luajë një rol më aktiv për Kosovën gjithmonë me bekimin e SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat