Qeveria Hoti në rolin e përkthyesit administrativ

Opinione

Qeveria Hoti në rolin e përkthyesit administrativ

Nga: Hisen Berisha Më: 22 qershor 2020 Në ora: 15:46
Hisen Berisha

Tanimë në analizat politike dhe çfarëdo opinioni publik, kemi një datë që ndan zhvillimet politike e që në zhargonin e komunikimit publike në këto tema është data e zgjedhjeve 6 Tetori 2019 dhe konsekuencat që prodhoj ky proces të cilat në mbamëndjen politike do ruhen si terma, “vijat e kuqe me PDK” dhe “qeverisja me LDK” etj.

Rënia e qeverisë së shpresës për 50 ditë, ishte e pashmangshme sepse ishte e prejudikuar si qeveri e cila gjeneron kriza dhe ka jetën e shkurtër. Tani kjo është punë kryer dhe nuk meriton konsumimin e kohës rreth saj por duhet të shërbej si leksion politik në të ardhmen. Ndërkohë që

Qeveria pasuese sërish është në thark, pikërisht nga ajo vija e kuqe e cila e ndanë ndaj PDK-së.

Pandemia dhe rigjenerimi ekonomik mundë të mos jenë peshat që e fundosin ketë qeveri, as bisedimet me Serbinë, ngase në këtë pikë kjo qeveri ka garantuar paraprakisht se të gjitha sugjerimet e diplomacisë ndërkombëtare do ti përkthejë në gjuhën shqipe dhe do ti sjelle në kuvendin e Republikës së Kosovës për miratim. Pra, për mendimin tim kjo garniturë qeverisëse ka me qenë përkthyesja e vendimeve që do merren jashtë Kosove.

Ajo çfarë duhet të na shqetësoj është nëse qeveria aktuale do të rezultojë me mashtrim edhe me tepër, ngase e shohë të pa fuqishme që të kryej detyrat specifike si reformën në drejtësi, reformën zgjedhore dhe luftën kundër krimit të organizuar.

Miratimi i marrëveshjes përfundimtare me Serbinë nëse arrihet deri në fund të këtij viti edhe mundë të kalojë në kuvendin e Kosovës (ngase ai shtet (Serbia dhe Kosova) i cili nuk e ratifikon këtë marrëveshje ka me pas pasojat e një “bombardimi me B52” por tani ekonomik rrënues, me siguri tepër më rrënues se sa bombardimi 72 ditore i NATOs pas Rambujes).

Emëruesi i politikes kosovare është Hashim Thaqi!

Mirëpo kriza e pritshme do të ishte zgjedhja e Presidentit të Republikës dhe unë gjithsesi në këtë pozitë si kandidat potencial serish e shohë presidentin aktual z. Hashim Thaçi.

Kjo situate ka me e detyrua LDK me e mbështetë rikandidimin e z. Thaçit ngase nuk e shohë të mundshme zgjedhjen e askujt si president pa votat e 24 deputeteve të PDK-së.

Tjetër mashtrim do të mbetet ligji i pagave në politiken e brendshme, këtu ka dyzim të qeverisë ngase AAK e mbështet ligjin e kaluar e LDK ka qenë kundër.

Mashtrim tjetër po ashtu, do mbetet reforma e premtuar nga LDK në arsim dhe shëndetësi.

Me një fjalë, raporti i kësaj qeverie me popullin shqiptarë shumicë të Republikës së Kosovës do të kalojë përmes taktikes së mashtrimit ashtu siç LDK e përdori edhe gjatë fushatës së zgjedhjeve edhe pas rezultatit ku premtoje qeverisje 4+ dhe ja ku jemi sot, zgjati vetëm 50 dite duke lenë pasoja jo vetëm politike e diplomatike por edhe një vendnumërim në të gjitha sferat e zhvillimit të vendit!

Por, këto gjykime mund të supozohen edhe prejudikime nga përvojat e taktizimeve politike të LDK apo liderit të tyre me qeverisjen Kurti dhe krye parlamentaren Osmani, si dhe nga përvojat e mashtrimeve publike të dëshmuara tani më gjatë qeverisjeve të kaluara.

Animoziteti opozitar

Ajo që kërkon vëmendje dhe që jep shpresë për ndryshim pozitiv në rast të dështimit apo mos përmbushje të premtimeve nga qeverisjet në pushtet është luftë që zhvillon opozita.

Aktualisht kemi një opozitariazëm që po e godet jo bindshëm qeverisjen që po instalohet. Nëse ia dedikojmë këtë kulturës politike dhe të qenurit konstruktiv deri sa ta instalojnë pushtetin është e pranueshme. Por, fakti se kemi të bëjmë me një qeveri që po e fillon qeverisjen e sajë bazuar në programin e njëjtë politik siç e kishin në bashkëqeverisjen e dështuar me LVV, e që si i tillë program u dha 50 ditë jetë politike qeverisëse, atëherë goditjet prevenuese të opozitës duhet të jenë më karakter më pretendues. Poena politike nuk fitohen duke vazhduar me sharjet ndaj LVV ngase “kalit të ngordhur nuk i hiqen patkonjtë” dhe çdo vazhdim me ketë praktikë do të thotë mbajtje gjallë e asaj fryme.

Nuk fitohet duke sharë as LDK, për politikat jo parimore me koalicionet që ndërton vetëm që të jetë pjese ekzekutive e pushtetit pa u brengosur për moralin politik deh as LVV që u lexua për nje kohë të shkurtër

Ramush Haradinaj me gjith kauzën “100 shtet”, e voton qeverinë Hotin ndërkohë që ky e eliminoj të paren edhe atë çka mbeti nga tarifa vs bërthama e kauzës politike “100%Shtet”.

Përvoja e hidhur me të cilën po instalohet në kujtesën popullore dhe historike LDKja, që nga vdekja e liderit të saj Dr. Rugova por dhe largimit me fshesë te të gjithë dishepujve të Ibrahim Rugovës së bashku me atë që e trashëgoi pas vdekjes presidentin Rugova, z. Prof. Dr. Fatmir Sejdiun përfshi edhe fëmijët e tij, është kryesisht politikë e takitizimeve me detaje edhe përfitime të vogla apo siç e kane cilësuar shumë aktor të politikës si paterice e qeverive te të tjerëve edhe kur ka pas mandatin për të qeverisur.

Pra kemi të bëjmë me qeveri të mashtrimit me taktizime politike. Ajo që mbetet e hidhur në kujtesën e shqiptarëve përkatësisht elektoratin e kësaj partie është garimi politik me kandidaten kryesuese të listës znj.Vjosa Osmani të cilën botërisht e kryqëzuan dhe nxorën jashtë lojës politike lexueshëm. Po të njëjtin taktizim realizoi edhe me Albin Kurtin të cilin e përdori faktikisht para dhe pas zgjedhjeve për të marrë qeverinë duke e zhveshur së pari nga të gjitha parimet e në fund edhe nga qeverisja dhe ta marrë vet qeverinë me substitutin e tij kadrovik z. Hotit duke deklaruar siç e kam paragjykuar se ja “e shpëtova Kosovën nga LVV”.

Prandaj nisur nga kjo përvojë mbi taktiken e mashtrimit çdo produkt edhe i kësaj qeverisjeje është i paragjykuar në mashtrim, meqë Isa Mustafa me gjithë faktin se nuk ishte pjese e garës politike, produkti politik edhe qeverisës e ka identitetin dhe vulën e tij.

Zatën nga të gjithë tashme dihet se dy koka determinuese te politikes së brendshme ne Kosovë janë Hashim Thaci dhe Isa Mustafa.

Së pari njohje pa kushte e pavarësisë së Kosovës, nga ana e Serbisë pastaj normalizimi raporteve.

Tema bosht me të cilën do përballet kjo qeveri dhe e cila e mbanë në pushtet është ajo e dialogut dhe Marrëveshja finale me Serbinë e cila nuk duhet të ketë prioritet “normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë” por njohjen pa kushte të shtetit të Kosovës nga Serbia.

Marrëveshja apo para marrëveshjet e paralajmëruara në Washington, do hapin rrugën e njohjeve dhe integrimit si dhe subvencionimit të zhvillimit ekonomik. Ky kusht e fundosi Qeverinë dhe Albinn Kurtin. Po të mos arrihet kjo do të fundos edhe qeverinë Hoti, përkundër faktit se ka krijuar mekanizma për harmonizimin e politikës dhe kontrollin siç janë “Forumi i liderëve të partive politike” dhe “Komisionin parlamentar për mbikëqyrjen e bisedimeve” që besoj të kthejnë normalitetin e përgjithshëm në procesin politik të ngarkuar me shumë dukuri që e pengojnë funksionalitetin institucional të shtetit, jo vetëm politik.

Produkti politik dhe qeverisës me identitet të Isa Mustafes

Nëse dikush me çfarëdo forme ka pretendua të ruaj “kërrabën në sanë” duke spekuluar me përkrahjen dhe duke i dhëne të drejte mbi fuqinë e votës apo fuqinë elektorale Vjosës, për ndonjë marrëveshje të mundshme rreth presidentit në vitin e ardhshëm, atëherë u bë e ditur me zhvillimet për dhe rreth Vjoses, se Isa nuk e bën këtë taktizim aq më pak me LVV, për presidentin.

Nga e kaluara historike kujtoj se, sikur Hitleri të shkonte në 20h e fundit në çfarëdo koncesionin më Atlanten do e shpëtonte Gjermaninë dhe Botën.

Pra, politikat dhe qëndrimet që mbajti LVV dhe z. Kurti, janë teori fashiste që edhe e fundosen.

Haxhi Shalen, se bind lideri vet të votoj qeverinë Hoti. Ramush Haradinaj e kapërdiu togfjalëshin “100Shtet”, Isa Mustafa se bëri dot qeverinë se nuk i pati votat e thjeshta, kështu që formula kimike e koalicionin qeverisës është HTH+. Pra, Hashim Thaçi është emëruesi i politikes kosovare.

Sfidat e qeverisjes Hoti

Përkundër kësaj mendoj se kjo qeveri të gjitha proceset qoftë menaxhimi i pandemisë, rehabilitimi ekonomik dhe bisedimet do i qoj përpara, por tri çështje janë bosht me të cilat rrezikon mbetjen në pushtet ose jo, e këto janë:

Reforma në drejtësi;

Reforma zgjedhore;

Zgjedhja presidentit;

Pra, në gjykimin tim mos zgjedhja presidentit e rrezon këtë qeveri!

Reforma në drejtësi konsiston në arrestimin dhe penalizmin e të korruptuarve, grupeve të politikes dhe korrupsionit.

Reforma nuk konsiston në ndryshimin e infrastrukturës ligjore ngase ligjet e miratuara në Parlamentin e Kosovës kane kaluar për harmonizim nëpër zyrën BE. Kjo reformë ka të bëjë me ndryshim në strukturën e personelit, pra personave që janë përfolur si të penalizueshëm për korrupsion, diploma falso, të komprometuar etj.

Në100 ditë qeverisje z. Kurti nuk e bëri dot luftën reformuese. Vërtet njerëzit në borde potencialisht janë me të korruptuarit por që Albini vetëm sa i shtyu andej pa penalizmi dhe i zëvendësoj me bashke partiak që i ka ngritur deri në dëlir të gatishmërisë për kapje të shtetit si meritor vetëm e vetëm se ashtu mendon lideri suprem. Pra, nënkupton se reforma nuk konsiston në ligje por kuadër, si veprim kyç për luftën kundër korrupsionit.

Reforma në drejtësi është testimi përfundimtarë i kuadrit me VETING.

Vetingu si u nis më herët është i papranueshëm, sepse vetingu i njerëzve me peshë bëhet duke verifikua pasurinë!

Vetingu duhet të hyj në banka, të hiqet keshi, nuk ka blerje me kesh por përmes sistem bankar. E kjo nuk do të thotë se mund të arrihet eliminim i tërësishëm i korrupsionit por të jet i kontrollueshëm.

Serbia edhe më tej po na i krijon “heronjtë e politikës” përmes kontrabandimit të votës nga Serbia.

Reforma zgjedhore nënkupton edhe rregullime ligjore. Duhet patjetër të veprohet me futjen e sistemit teknik të “votimit elektronik” dhe votimit “një person një vote” pra një kandidat. Pa ketë nuk ka stabilitet dhe sistem të rregullt elektoral.

Çështje shqetësuese mbetet

më tej në qeverinë Hoti, iniciativa e re e LVV që diaspora me votua në Konsullata, gjë që duhet të ndalet. E shteti të krijoj kushte që çdo shtetas i Kosovës të votoj në Kosovë.

Deri tani ka pas lëshime shkaku i serbëve, votat e tyre nuk janë verifikua nga vijnë. Por tani jemi shtet stabil dhe tani serbët e Kosovës, duhet të votojnë në Kosovë. Duhet ndalur njëherë e mirë që Serbia përmes votave të qytetarëve serb të Kosovës që jetojnë në Serbi, të na i krijoj “heronjtë e politikës” përmes këtyre votave që kontrabandohen, për faktin se komuniteti serb i ka të garantuara ulëset në Parlamentin e Republikës së Kosovës. Shteti garanton votimin e qytetareve në vendin e tyre. Përvoja e ardhjes se votës nga jashtë duhet ndale dhe s’ka votë "me kusht". Për këtë bashkatdhetarët tanë në mërgim duhet të kenë mirëkuptim dhe në ditët e tyre të lira brenda një viti ti kursejnë aq ditë, që njëherë në katër vite të vijnë e të votojnë në vendin dhe për vendin e tyre. Me këtë të futet një standard i ri i cili do të ndaloj keq bërjen e Serbisë ndaj shtetit të Kosovës.

Abuzim politik aprofesional me Forcat e Armatosura të Kosovës

Element tjetër që përtej mashtrimit politik eskalon në rrezikimin dhe minimin e projektit FAK, është projekti i posa prezantuar si objektiv programor nga qeveria Hoti, shërbimi i detyrueshëm ushtarak.

Ky objektiv ishte pjesë e programit qeverisës në qeverinë Kurti dhe për kohen kishte një interpretim politik, se po tentohet ruajtja e bashkëqeverisjes në Perzeren.

Të gjithë e dijmë se SHBA dhe NATO po luftojnë për shumë vende ta heqin këtë projekt komunist dhe te kemi ushtri profesioniste. Kurse shërbimi i detyrueshëm ushtarak të jetë program i edukimit të qytetarëve në tema të mbrojtjes dhe sigurisë si shërbim civil alternativ me karakter edukativ, sipas selektimit pozitiv.

Rritja e fuqive nacionale apo shtetërore e mundëson rritjen ushtrisë sipas standardit numerik dhe avancimin teknologjik. Ajo që mund të përbente objektiv politik dot ë duhej të ishte rritja e buxhetit që e mundëson pastaj shtimin e kapaciteteve të forcës.

Nuk e ka Kosova luksin ta miratoj një ligj të shërbimit të detyrueshëm, si i tillë i analizuar në kontekst me të gjerë të menaxhimit të mbrojtjes ky pretendim është aprofesional.

Ushtria me shërbim të detyruar ushtarak është model i vjetërsuar

Referimi ndaj shteteve të ndryshme si arsyetim i një ndërmarrjeje të tillë si për shembull Zvicra, nuk mund të arsyetoj këtë nismë ngase Zvicra ka një postulat interesant si “Zvicra nuk ka ushtri, Zvicra është një ushtri” pra ka një stad sigurie i cili kur zbërthehet interpretohet si doktrinë e mbrojtjes së vendit si një pjesë e identitetit kombëtar dhe se çdo njeri me pasaportë zvicerane duhet të bëjë sakrificën e vet në këtë drejtim. Megjithatë si alternativë e shërbimit të detyrueshëm ushtarak u zgjodh shërbimi civil alternativ. Kushtetuta Federale detyron burrat zviceranë të kryejnë shërbimin ushtarak dhe i referohet ligjit për shërbimin civil alternativ. Refuzimi i shërbimit ushtarak mbetet vepër penale e saknsionueshme.

Në shumë pjesë të Evropës, si dhe në shumicën e vendeve anëtare të aleancës ushtarake transatlantike, NATO-s, shërbimi i detyruar ushtarak ose është hequr fare, ose është ndërprerë.

Pra 23 nga 28 vendet anëtare të NATO-s kanë ushtri profesioniste. Kurse 21 nga 27 vendet anëtare të BE-së nuk kanë shërbim të detyruar ushtarak.

Përveç NATO-s dhe BE-së detyrimi ushtarak ekziston në Rusi, në Ukrainë, në Bjellorusi, në Maqedoni, në Moldavi, në Serbi dhe në Zvicër.

Shumë vende evropiane e kanë hequr shërbimin ushtarak pas fundit të Luftës së Ftohtë, sip.sh. Franca, e cila e mori këtë vendim në vitin 2001.

Përvoja në përgjithësi është, që ushtritë profesioniste janë më të kushtueshme në krahasim me ushtritë, ku shërbimi është i detyrueshëm. Në shumë vende është e vështirë që të rekrutosh ushtarë vullnetarisht, problem të cilin nuk e kemi ne Kosovë. Përkundrazi jemi pothuaj i vetmi vend ballkanik që kemi kriterin 70% të vlerësimit për tu bërë pjesë e Forcës si mjet sfidomi të fluksit konkurrues dhe mundësisë për kualitet. Shumica e ushtrive janë zvogëluar si ushtri profesioniste.

Ushtarët profesioniste në përgjithësi janë të kualifikuar më mirë, janë më mirë të specializuar dhe kanë më shumë efektivitet në krahasim me ushtarët që e kryejnë shërbimin me detyrim. Përveç kësaj ushtarët profesionistë është më e lehtë që t'i mobilizosh për misionet jashtë vendit.

Konsiderohet se Ushtria me shërbim të detyruar ushtarak është model i vjetërsuar. Format e rekrutimit të detyruar kanë ekzistuar qysh në Mesjetë. Forma moderne e shërbimit të detyruar ushtarak u shpik pas Revolucionit Francez. Ushtarët profesionistë ishin komandantë, oficerë dhe kalorës fisnikë, ndërsa trupat e këmbësorisë detyroheshin për të kryer shërbimin.

Shërbimi i detyruar ushtarak është hequr, në SHBA. Kjo pasi në luftën e Vietnamit ranë shumë ushtarë, që kryenin shërbimin e detyruar, kësisoj qysh nga viti 1973 në SHBA shkojnë në ushtri vetëm vullnetarë.

Shërbimi i detyrueshëm ushtarak, minim i projektit për Forcat e Armatosura të Kosovës si ushtri profesionale.

Përveç tjerash ky objektiv i stërvjetruar dhe i dëshmuar si dështim në ushtritë lindore me koncept komunist, duhen parë edhe në aspektin e leverdisë së dyanshme qoftë të atyre qytetarëve që detyrohen në shërbim apo të shtetit që i detyron. Pyetja shtrohet çka në fund të ditës?

Nëse s’të përgjigjen qytetarët për shërbimin e detyrueshëm, si imponohet ky detyrim ndaj taksapaguesve të cilët ndajnë nga të ardhurat apo pasuria e tyre për ndërtimin e ushtrisë profesioniste, me çka e si e dënon. Çka me fëmijët e njerëzve me ndihma social apo që jetojnë me ndihmën materiale të veteranit. A do i ndëshkojmë edhe këta apo të kompozojnë dënimet me mbajtje burgu, punë të detyrueshme në komunitet apo si? Edhe më keq fëmijët që fitojnë bursë për studime jashtë shtetit, në universitete prestigjioze që ne s’ua ofrojmë dot por e fitojnë me dijet e tyre dhe shtrohet çështja si do veprohet me të tillët, a do ua ndalojmë studimet duke i penguar me shërbimin ushtarak të detyrueshëm e të tjera konsekuenca?!

Çka nëse nga radhët e qytetarëve të komuniteteve pakica si serbët ta zëmë, nuk i përgjigjen obligimit për shërbim, apo më keq fare, tre apo katër mijë femra nga komuniteti serbe nuk duan ti përgjigjen obligimit dhe cili do të jet veprimi i shtetit, si do e sanksionoj ketë sjellje? Pra nuk janë menduar mirë këto rrethana dhe dëmet emocionale, morale dhe ligjore.

Po çfarë kemi në fund të ditës në interes të vendit dhe forcës. Shërbimi i detyrueshëm ushtarak për tre muaj do të thotë përfundim i kursit bazik për rekrut që nënkupton pajisje me aftësitë elementare nga profilet përkatësisht gjinitë ushtarake që do të zhvillohen në FAK.

Po kalkulojmë më një metodë të thjeshtë: nëse i kemi 30 mijë të rinjë në vit, nëse i ndajmë në tre kontigjente do i kemi afërsish tetë mijë ushtarë për gjeneratë. Duhet llogaritu dhe koston për ushtarë gjatë sherbimit për një ditë, kjo shumëzuar për 30 mijë regrut në vit, ka kosto të pa përballueshme dhe po ta shpërndajmë në një afat prej 10 vitesh, për periudhën e njëjtë sa e kemi planifikuar për ngritjen e kapaciteteve ushtarake profesioniste, rezulton se do të kemi në fund të dhjetë vjeçarit 300 mijë të rinjë me trajnim bazik që realisht për shkaka të njohurive të limituara kryesisht në nivel elementar, nuk e mbështesin asnjërën nga fushat e misionit të FAK.

E vetmja gjë që do kemi është varfërim i buxhetit dhe pengim i zhvillimit të kapaciteteve profesionale të analizuara për mision dhe ndaj buxhetit e fuqive nacionale të shtetit tonë, me asistencën profesionale dhe teknike e teknologjike të vetë SHBA dhe shteteve partnere në NATO si dhe vet asambleja e NATOs. Do kemi dështimin e synimit tonë që me kapacitete profesionale të jemi pjesë e operacioneve ndërkombëtare për mbështetje të paqes kudo në Botë dhe përfitim nga mbrojtja kolektive e NATOs. Kjo është e vetmja formë e ndërtimit dhe stabilizimit të sistemit të mbrojtjes dhe sigurisë.

Prandaj vlerësoj se Ministria e Mbrojtjes, gjegjësisht qeveria e Kosovës është mire të konsultoj mendimin profesional dhe të mendoj se çka ka parashikua forca për oficerët me grada të larta kur pensionohen a janë në moshe të re, a ka politika të riangazhimit të tyre në shërbim të forcës. Pra me një fjalë është më mirë të mendohet për këto tema që e ndihmojnë ushtrinë profesioniste të Kosovës.

Raportimi i rrejshëm 100 ditor i qeverisë Kurti

Ajo që do duhej të ishte me shqetësuese në aspektin politik të opozitarizmit konstruktiv, është fakti se ky objektiv programor u trashëgua pa asnjë ndryshim as analiza nga qeveria të cilës programi i tillë i dha jetë 50 ditore. Pra, është trashëguar nga qeveria Kurti që edhe në Raportin 100 ditorë të qeverisjes pasqyroj të arritura që nuk përkojnë me kohen e kësaj qeverisjeje. Pra, janë raportim i rrejshëm. Janë prezantuar si arritje detyrat e fazës zero të PGJT (Planit Gjithëpërfshirës të Transformimit përkatësisht Tranzicionit) si dhe detyrat e vitit të parë të PGJT që përfshinë infrastrukturën ligjore, Strategjinë e Mbrojtjes dhe Strategjitë përkatëse për shërbime, Doktrinat dhe ndryshimet administrative.

Në prillin e vitit 2014, u dorëzua Raporti final i RSSS (Rishikimi Strategjik i Sektorit të Sigurisë) dhe krahas kësaj ekipet e para mobile nga SHBA për asistencë teknike e profesionale në shkrimin e ligjeve dhe akteve nënligjore si rregulloreve, Doktrinave në të dyja nivelet, PSO (Procedurat Standarde Operative) dhe adaptimi i STANAGve (Standard Agreement), veç filluan punën me ekipet tona të caktuar për shkrimin e tyre. Po ashtu, njëjtë u veprua edhe në fushën e logjistikes, dhe blerjeve të planifikuara, ku ekipet mobile praktikuan dhe aftësuan stafin përkatës por edhe lidershipin në procedurat e blerjeve për të gjitha pajisjet, pajimet, armatimet, etj. dhe procedurat e planifikimit të buxhetit sipas prioriteteve programore për ngritjen e kapaciteteve të FAK duke ruajtur balansin nëpër vite me një shkallë diferuese prej 5%, pa e ngarkuar buxhetin e përgjithshëm në një vit buxhetor.

Përfshirja e këtyre detyrave dhe aktiviteteve në raportin e qeverisë Kurti përbën mashtrimin i cili duhet kritikuar politikisht dhe si tendencë për lajthitje të institucioneve meqë të njëjtat do të arkivohen si raporte qeveritare. Pra, qeveria Hoti duhet të distancohet nga këto veprime por edhe të rishikojnë programin qeverisës i cili ishte i prejudikuar të qeveriset me mashtrim dhe qon drejtë dështimit. Këtë nuk është dashur ta lejoj as vet Forca për ta mbrojtur punën e vet dhe afatet e arritjes së tyre me dinamiken sinkronizuese që përcakton PGJT.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat