,,Nuk i ruaj delet, më thonë çoban,,!

Opinione

,,Nuk i ruaj delet, më thonë çoban,,!

Nga: Skënder Karaçiqa Më: 22 qershor 2020 Në ora: 19:53
Ilustrim

Në një katund të rrethit të Mitrovicës,një mërgimtar që tash sa vjet punon në Zvicër,kishte hapur fermën e deleve,me mendimin e mirë dhe përvojën që kishte marrë në këtë vend se,edhe nga blegëtoria mund të jetohet.

E bëri shtallën moderne,i solli delet dhe nisi puna për së mbari.Në Shalë të Bajgorës,ka kushte të mira për farmerët dhe për fufën e deleve,kishte menduar mërgimtari nga kjo zonë malore e Kosovës.

Në punë kishte marrë një çoban dhe me një pagesë kogja të mirë(400 euro)në muaj dhe vetë kishte shkuar që të punoi në Zvicër,atje ku prej vitesh kishte zënë një punë të mirë dhe tërë fitimet nga djerësa e tij,ai mendonte për të investuar në katundin e tij në Shalë të Bajgorës.

Në fillim puna shkonte mirë.Çobani i kryente punët pa asnjë problem.Mirëpo,në ndërkohë aty në katund nisin muhabetët e ditës:,,Po ku je o çoban,si po të shkojnë punët,- i thoshin përditë sa herë që kalonin  pranë livadheve,fshatarët e kësaj ane.

Këto referene,,Ku je o çoban...,,!-dikur u bën të mërzitshme dhe një ditë e thirri pronarin e tij në Zvicër dhe i tha:

- Më nuk i ruaj delet,më thonë çoban,,!-dhe u përshëndet me pronarin e tij duke i lënë delet në livadhet e Shalës së Bajgorës dhe u tkhye në shëpinë e tij...!

Çfarë kohe ka ardhë,kur e kur,puna është nder dhe jo fyerje për askend dhe për çobanin...! Në përvojën që kam parë nga afër në Amerikë,diploma e shkollës dhe universitetit,nuk mund të sigurojë punë të përhershme(kontrata),por sukseset në punë dhe,asnjëherë për ndonjë paragjykim për (profesionet) e amerikanëve...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat