Nuk kemi arsye t'i frikësohemi dialogut me Serbinë, dhe as pasardhësit të Sllobodan Millosheviqit, Vuçiqit e as Serbisë

Opinione

Nuk kemi arsye t'i frikësohemi dialogut me Serbinë, dhe as pasardhësit të Sllobodan Millosheviqit, Vuçiqit e as Serbisë

Nga: Ragip Guraziu Më: 23 qershor 2020 Në ora: 10:20
Ragip Guraziu

Ky j fundit do I dorzohet kushteve të Presidentit Amerikan Trump,dhe më 27 Qershor në Shtëpinë e Bardhë, samitit të 27 Qershorit nuk jemi vetëm JO, por duhet koordinuar të gjitha punët dhe ta mbajmë përgjegjësinë e kryerjes së detyrave shtëpiake të gjithë së bashku, dhe JO urrejtje në mes veti, sidomos pozitë e opozitë, përkrahja nuk po na mungon nga aleatët tanë, dhe nuk jemi aq keq sa po mendohet. Por ndal nga dal secili objekt vjen në binarët e duhur, dhe shqiptarët edhe si komb, do nxeh Dielli edhe për ne sepse koha ka ardhur për shqiptarët, kot flasin armiqtë tanë...

 Rezolutën 1244 dhe në UNMIK-un, që të dyja këto iu doli boja

Sa i përket Kosovës,  sepse këto ishin të përkohshme deri sa Kosova nuk e shpalli pavarësinë e Kosovës, dhe për këtë nuk e kemi pyetur Serbinë, që i bie as për formimin e ushtrisë së shtetit tonë nuk do pyesim Serbinë, se nuk kemi nevojë ka shef ëndrra Serbia, dhe dita-ditës serbi po dëshmon se nuk po e kupton realitetin e Kosovës, përveç skandaleve e dhunës, si dhe lobimit kundër Kosovës në të gjitha sferat kundër dhe veç kundër...

Mjafte është humbur territor. Në 100 vjetëshin e fundit ka serbizuar Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia rrethe 20 mijë km. katrore të tokës Dardane. Nuk ka ku shkon me tragjedi. Mjaftë me tolerim.

Samiti i Washingtonit , pështim për shqiptarët

Aleksander Vuçiqi është fituesi absolut i të gjitha zgjedhjeve në Serbi (parlamentare, krahinore, lokale.Por Donald Tramp do caktojë Vuçiqit dhe Serbisë krornizat politike dhe do ja gërdite Serbisë këtë politik shoveniste me shekuj ndaj shqiptarëve.

Sikundër dihet, Serbia nën regjimin e tij, në të njëjtën kohë, është satelit i Rusisë dhe partner preferencial i Kinës. Me këtë fuqi politike të Vuçiqit dhe me këtë pozicion gjeopolitik të Serbisë, Kosova do ta ketë shumë të vështirë dialogun dhe krejt të pasigurtë epilogun. Vetëm po të bëheshin bashktë të gjithë akterët politikë brenda Kosovës dhe po të koordinoheshin brenda një kornize qartësisht atlantiste edhe me Shqipërinë e shqiptarët e Maqedonisë, do të mund të bëhej diçka më shumë.

Me këtë qeveri që ecën si me këmbë të drunjta, me moskomunikim e mosdurim iracional institutucional, me ndërskanca serike, gjasat tona në ballafaqimet e radhës me Serbinë janë të zymta. Pra, tema e vërtetë është kend e kanë tanët përballë, jo kush është bajraktari në mesin e tyre.

Këta janë deputetët shqiptarë që kanë arritur të sigurojnë votat në parlamentin e Serbi

Serbia  mbajti zgjedhjet e përgjithshme, për të cilat u votua edhe në mjediset e banuara me shumicë serbe në Kosovë.

Tashmë janë publikuar edhe rezultatet preliminare të cilat nxjerrin fituese partinë e Aleksandar Vuçiq me 62,7

Alternativa Demokratike Shqiptare sipas këtyre rezultateve preliminare ka fituar 2 vende po pritet edh i 3-ti vende në Parlamentin e Serbisë.

Emrat e tre nga katër deputetëve që kanë siguruar ulëse në parlamentin e Serbisë janë: Shaip Kamberi, Argjend Bajrami, Adnan Salihu dhe Naide Beqiri.

Në takimin e 27 Qershorit të hiqet dorë nga kërkesat për anëtarësim, për të bindur Serbinë që të heq dorë nga lobimi kundër Kosovës. I dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenel ka deklaruar se në pritje të takimit të 27 Qershorit, ka rënë dakord me palët që të heqin dorë nga agjenda e tyre dhe të presin rezultatet e para të takimit të 27 qershorit.

Shpallja e Pavarsisë së Kosovës dhe vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, janë dy vendime sublime të bërthamës së Republikës së Kosovës.

 ''Nëse e arrijmë konsensuesin e përgjithshëm politik për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit tonë do ta kemi edhe mbështetjen e miqve tanë, për çka, nuk ka gjasa as teorike të ndodhë ricoptimi i Kosovës nga pushtuesit verior.

Për arsye, se SHBA-të dhe as BE-ja nuk do të dalin kundër vullnetit politik të shumicës në Kosovë. Mirëpo, nëse ne ndahemi dhe perçahemi, atëherë armiqt e Kosovës do ta kenë më të lehtë t'i fusin levat ndarëse mes nesh dhe drejtojnë thikat mbi hartën e Kosovës.

Prandaj, ne nuk e kemi asnjë arsye t'i frikohemi dialogut, përkundrazi, Serbia është ajo që duhet t'i frikohet dialogut me Kosovën si pushtuese shekullore, shkaktare e luftës dhe masakrave gjenocidiale në Kosovë.''

Kujtojmë se pala kosovare e përfaqësuar nga Presidenti Hashim Thaçi e Kryeministri Avdullah Hoti, të shtunën e kësaj jave pritet të takohen në Washington me atë serbe, Aleksandar Vucicin e Ana Brnabicin.

Kjo tregon përfshirje më të madhe të SHBA’së në zgjidhjen e problemit mes dy vendeve si dhe rikthim në tavolinën e dialogut, pas më shumë se dy viteve.

I dërguari i Posaçëm i SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell edhe një herë e ka komentuar takimin e 27 qershorit që pritet të ndodhë mes dy palëve në Shtëpinë e Bardhë, teksa shtoi se diplomacia amerikane është e interesuar të zgjidh çështjet ekonomike

Vuçiq del haptas kundër Grenellit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic siç duket nuk po e pëlqen shumë emisarin e SHBA’së, Richard Grenell, duke thënë se Serbia është më e përkushtuar për dialog nën përkujdesen e BE’së.Kështu tha ai gjatë takimit që pati sot me emisarin e BE’së për dialog, Mirsolav Lajcak.

Vuçiqi tha se i vlerëson përpjekjet e Grenellit, mirëpo se janë më të përkushtuar në dialogun e udhëhequr nga BE’ja.

“Faleminderit Lajçakut për vizitën. Kishim një takim shumë të mirë përgatitor. Serbia plotësisht e përkrah dialogun, i cili duhet të zhvillohet nën përkujdesjen e BE-së. Pres që dialogu të vazhdojë në një afat sa më të shkurtër, ka mundësi qysh në korrik. I respektoj përpjekjet e Richard Grenellit për bashkëpunimin mes Prishtinës dhe Beogradit, por për neve nuk ka asnjë dilemë dhe jemi të përkushtuar për dialog nën përkujdesjen e Bashkimit Evropian”, ka thënë Vucic.

Ndryshe, Grenell ka ftuar për vizitë presidentët dhe kryeministrat nga Kosova e Serbia, më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë.

Teksa nga SHBA’ja dhe në Kosovë kjo po konsiderohet si një nismë shumë e rëndësishme, Serbia ka thënë se nuk pret shumë nga ky takim.

Ndryshe Vuçiq do I dorzohet kushteve të Presidentit Amerikan Trump,dhe më 27 Qershor në Shtëpinë e Bardhë, samitit të 27 Qershorit nuk jemi vetëm JO, por duhet koordinuar të gjitha punët dhe ta mbajmë përgjegjësinë e kryerjes së detyrave shtëpiake të gjithë së bashku, dhe JO urrejtje në mes veti, sidomos pozitë e opozitë, përkrahja nuk po na mungon nga aleatët tanë, dhe nuk jemi aq keq sa po mendohet. Por ndal nga dal secili objekt vjen në binarët e duhur, dhe shqiptarët edhe si komb, do nxeh Dielli edhe për ne sepse koha ka ardhur për shqiptarët, kot flasin armiqtë tanë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat