A është shkopi i Mustafës si shkopi i Gandit…?!

Opinione

A është shkopi i Mustafës si shkopi i Gandit…?!

Nga: Zef Pergega Më: 23 qershor 2020 Në ora: 18:23
Zef Pergega

  Shkopi i Gandit mbёshtetej nё dhimbjen e dheut, nё lekurё tё popullit tё vet. Ai ishte njё thermometer i temperatures, qё vinte nga shtypja e shfytёzimi i popullit tё tij. Shkopi i Mustafes ёshtё fatkeq, se ai mban nё kёmbё njё trangull tё idhet nga tё dy anёt, qё po e hidhёron popullin e vet. Shkopi i tij nuk ka tё bёjё me magjinё e shkopit tё Gandit, i cili mё shumё se njё shkop ishte njё kalem filozofik qё ngrinte plagёt nё kёmbё pёr sherim, e shkopi i Mustafes ёshtё njё krrabё e hajdute e brace e 3% mbi barkun e popullit, qё i tregon gjindjёs pagojё se sa tё lartё e ka graden pёr shfrytёzim.

Shkopi i Gandit ishte njё shtyllё, ku u mbeshtet dhe u ushqye shpresa e pavarёsisё sё Indisё, ndёrsa shkopi i Mustafes ёshtё kompasi se sa toka shqiptare do ti falen Serbisё. Duke qenë i hapur me popullin dhe duke biseduar me popullin, por edhe duke agjeruar, Ghandi identifikohej me popullin dhe përjetonte fizikisht dhimbjen e popullit. Ai tërë asaj mase njerёzish iu printe me koncepte të qarta politike, duke sfiduar kompanitë e mëdha britaneze me greva te njëpasnjëshme, me sabotimin e blerjes së mallërave britaneze. Ai pra ishte urtia e përmasave universale, ishte një studiuese largpamёs mendjemprehtë i shkollës angleze, dhe në fund edhe shtatorja e tij është e dimensioneve reale. Kёshtu ai u derdh nё bronx dhe nё kujtesen e popullit tё vet. E Mustafa ka doktorua me librat e filozofisё serbe tё gjakut mbi popullin e vet. Ai kurr nuk e ka thirr popullin e vet tё del nё balle, tё mbrojё pragun, dhe eshtrat nёn dhe qё tokёs martire Kosovё, ia falen gjakun, por ai ёshtё njё uturak serb, qё nё vend tё farёs i hedh tokёs sё Kosovёs krimbat e genocidit, qё brejnё kallinjtё e grunores dardane. As shkopi dhe as hunda pingule, nuk e len Isen mё pa, as kur shkon nё banjo tё urinojё.

Gandi u derdh nё shtatore me gjithё shkop, si do tё derdhet Isa nё vorr?! Shkopi i Gandit e nxori pushtuesin jashtё e ai i Mustafes e sjellё pёrsёri atё nё pragun e vet! Ghandi vishej me mbulesë të arnuar dhe trupin thatanik e mbështeste në shkopin e bariut, pra kishte shumëçka mitike. Shetiti tërë Indinë rreth e përqark, duke shfrytëzuar trafikun hekurudhor, përshëndetej dhe kuvendonte për hallet e popullit dhe i gjithë populli e adhuronte. Po Mustafa i ndёrron kostumet si mbreti grate. Ka biznese, duke ia vjedh popullit tё vet paratё. Shkopi i Mustafes ёshtё njё shigjetё osmane nё sy tё kosovarit me helm serb nё maje! E turpshme se dikush kёsaj vepre makbethiane ia thur edhe kёngёn!

Avokati i Drejtësisë në Morgantown, Mahatma Gandhi njihet gjerësisht si një udhëheqës i nacionalizmit indian në Indinë e kontrolluar nga Britania, e cila ka përdorur mosbindjen civile të padhunshme, duke frymëzuar lëvizjet për të drejtat civile në të gjithë botën. Kurse shkopi i Mustafes do te mbahet mend si nёnshkruesi i tradhёtisё brenda popullit dhe nё dyert e shqyera tё partisё. Shkopi i Mustafes ёshtё skuth si shpirti e si karakteri i tij. Shkopi i Mustafes vetёm sa resht qentё e tredhur mendёrisht te Sharit drejt pushtetit tё shkatrrimtarit! A thue se ka ardh koha qё shkopit te Mustafes, ku mbёshtetёt Thaci dhe e gjithё lukonia e coptimit dhe e poshtёrimit tё njё kombi martir ti jepet cmimi NOBEL?! Asgjё nuk ёshtё befasi? Se shkopi i tij i prehur me thiken e Thacit, Kosovёs nanёn i a ka ki! Pёr interes tё tradhёtisё shkopi i Mustafes nё politikё ёshtёё fshirja e risisё. Si more u ngrit kundra njё femre, ky mostёr i lig, pёr ta gёzu qё mos e gёzoftё atё parti çiflik?! Shkopi i Gandit çeli njё lum e ai i Mustafes e ndali njё lum, ndaj ai ёshtё njeri i panjeri… i humb!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat