Kosova nuk do të ndahet për inatin tend, Baton!

Opinione

Kosova nuk do të ndahet për inatin tend, Baton!

Prof. Dr. Enver Bytyçi Nga Prof. Dr. Enver Bytyçi Më 23 qershor 2020 Në ora: 20:20
Baton Haxhiu

Baton Haxhiu dje në emisioni RealStori” në News 24 deklaroi se “Marrëdhënia Kosovë-Serbi ose ka një fund në shtator, ose një status quo, deri ku ne nuk e dimë. Çfarëdo marrëveshje, qoftë edhe e keqe, është më e mirë se status quo, ku 2 milionë njerëz në Kosovë nuk mund të dalin jashtë, kanë probleme serioze. Marrëveshja është njerëzore, humane, për arsye se një pjesë e njerëzve vuajnë shumë, një pjesë pak, kurse politikanët kanë privilegjin për të dalë jashtë”!

Nga kjo deklaratë duhet sqaruar:

1. Sipas Batonit edhe marrëveshja me ndarjen e Kosovës është më e mirë se pa marrëveshje me Serbinë! Kjo do të thotë se shkëmbimi i territoreve është gjithnjë opsion për Haxhiun dhe shefat e tij, Aleksandër Vuçiç. Edi Rama dhe Hashim Thaçi.

2. Sipas Batonit, mungesa e marrëveshjes me Serbinë ka izoluar qytetarët e Kosovës dhe BE nuk I liberalizon vizat! Ndërkohë që BE është pilërisht kundër opsionit të ndryshimit të kufijve! Por duket qartë se Kosova nuk do të ndahet për inat të Batonit! Sigurisht edhe për interes të Europës, vendeve fqinjë me Kosovën, përjashtuar kryeministrit të Shqipërisë, këshilltar I të cilit është Baton Haxhiu!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat