Mos, ngarendi o ju shqipfolës.....

Opinione

Mos, ngarendi o ju shqipfolës.....

Nga: Petrit Dibrani Më: 24 qershor 2020 Në ora: 18:54
Petrit Dibrani

Aktakuzat e ngritura nga Specialja, ndaj Presidentit të Republikës, z. Hashim Thaqi dhe ndaj Kryetarit të PDK-ës, z. Kadri Veseli, janë aktakuza të ngritura, jo vetëm ndaj dy personaliteteve të njohura, si bashkthemelues të UÇK-ës, ushtarëve të lirisë dhe bartësve të shumë proceseve në vend, po janë edhe aktakuza të ngritura ndaj Presidentit të shtetit.

Ju, shqipfolës të ngrefosur dhe kapardisur, mos duartrokisni, se po akuzohen dy: luftëtarë të lirisë dhe demokracisë!

Ju, shqipfolës kuptoni dhe mos vraponi, se po akuzohen dy: themelues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Ju, shqipfolës të dalldisur, mos nxitoni se po akuzohen dy: luftëtarë të lirisë, që e mbrojtën pragun e shtëpisë!

Ju, shqipfolës UÇK-ja, ka bërë luftë, të drejtë dhe të pastër, si rezultat i kësaj lufte ne, fituam lirinë dhe themeluam Republikën tonë të përbashkët Kosovë.

Mos harroni, dy të akuzuarit janë, shqiptarë....

Mos ngarendni, mos vraponi dhe nxitoni, s’e ju vota s’do fitoni......

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat