Pse vetëm burrat "shkëlqejnë" në politikë, po gratë?

Opinione

Pse vetëm burrat "shkëlqejnë" në politikë, po gratë?

Nga: Moza Boletini Më: 24 qershor 2020 Në ora: 19:03
Moza Boletini

Vitin e ardhshëm në Shqipëri do të mbahen zgjedhjet parlamentare, shumë syresh thonë që PD po afron xhaketat e kthyera të PS, ose disa të larguar më parë nga PD. Gjithashtu po "punohet" për votën e emigrantit. 

Hapja e çdo partie me elektoratin, afrimi i të larguarve dhe individëve që deri dje gëzonin privilegje nga PS, si dhe vota e emigrantit sigurisht i shërben demokracisë në vend. Por nuk dëgjojmë askënd të flasë për afirmimin e pozicionimin e femrës shqiptare në këto zgjedhje apo të kaluara nga emigracioni. 

Pse vetëm burrat "shkëlqejnë" në politikë, po gratë?

Shumë vajza të reja kanë kryer studimet me rezultate të larta nëpër universitetet prestigjoze Amerikane apo kudo në botë, kontaktoini dhe afroini ato. Keni mundësi ti ndryshoni pamjen partisë, ti jepni asaj një dimension të ri. Përderisa kërkohet vota emigrantit, duhet të merret në konsideratë edhe kandidatura e femrave, si e drejtë reciproke e tyre, të cilat përveç punës për të mbajtur familjen, angazhimeve familjare, aktivizohen me komunitetin për çështjet kombëtare të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë, Çamërisë etj. Pozicioni i femrës shqiptare mos të shfrytëzohet vetëm për votën, por si e drejtë legjitime e saj. Pjesëmarrja e femrës në politikë e vendimarrje të jetë në kuotën 50%. Afroni gratë e vajzat, krimi dhe korrupsioni nuk do të kenë këto shifra galopante.

Forumet ku do të zerë vend roli i gruas, do të shkundin pluhurin e "xhaketave të kthyera". Ajroseni partinë, jepini frymë asaj me gratë në politikë, dhuna në familje do të shënojë ulje, e nuk do të kemi këto shifra tronditëse që kemi sot. 

Vrasjet, prerjet e kokave të grave nga bashkëshortët, hedhjet nga dritaret nuk do të jenë katastrofike siç figurojnë. Kemi besim se ligjet do të bëhen më të forta e do të zbatohen me rigorozitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat