Naser Ziberi kandidati i madh për Kryeministër shqiptar i një Partie të gabuar dhe të dështuar - Bota Sot
Naser Ziberi kandidati i madh për Kryeministër shqiptar i një Partie të gabuar dhe të dështuar

Opinione

Naser Ziberi kandidati i madh për Kryeministër shqiptar i një Partie të gabuar dhe të dështuar

Ejup Berisha Nga Ejup Berisha Më 24 qershor 2020 Në ora: 19:39
Naser Ziberi

Si duket pas tetëmbëdhjetë vitesh aktiviteti të gabuar politik dhe shoqëror që janë përcjellur me huqje të vendimeve politike të cilat ishin të këqija, tendencioze  pavend dhe të paqëlluara BDI për herë të parë në historinë e saj politike e bën një gjest dhe një vepër të mirë dhe të duhur që duhet përshëndetur.

Kjo Parti pra e ka përcaktuar për Kandidat për Kryeministër shqiptar Naser Zyberin. Një njeri shumë i mirë një jurist i dalluar dhe një ish politikan që lirisht mund të themë se është krenaria e intelegjencës shqiptare. Një personalitet i rrallë dhe i dalluar në qarqet intelektuale dhe politike i cili premton shumë pra Naser Ziberi është Enciklopedi politike që flet vet. Një ekspert i dalluar i qështjeve politike dhe juridike me të cilin si gazetar unë personalisht kamë përpunuar dhe shtjelluar tema të ndryshme të mëdha e domethënëse dhe shumë të rëndësishme në sferën politike dhe juridike.

 Niveli njerëzor ngritja e tij morale dhe  edukata e tij familjare janë të panegociushme dhe të padiskutueshme. Është knaqsi e veqantë të zhvillohet  debat dhe të diskutohet me të moralisht dhe intelektualisht . Unë e përshëndes dhe e uroj kandidatin për Kryeministër dhe i dëshiroj shumë sinçerisht dhe miqsisht shumë fat mbarësi dhe fitore. Me Naserin BDI do të mund të fitoj shumë e të njëjtën gjë nuk mund ta themë edhe për Kandidatin për Kryeministër të parë shqiptar Z.Naser Ziberi i cili nuk e ka vendin në BDI sepse ky subjekt politik nuk meriton njerëz të kalibrit të tillë të madh moral, intelektual dhe politik në gjirin e saj.

Pra përfshirja e tij në mesin e kandidatëve për Kryeministër e ngrit e madhëron dhe e privilegjon BDI-në në garën e saj politike Parlamentare të radhës por nga ana tjetër kjo asesi se ngrit, nuk e madhëron dhe nuk e privilegjon  Naser Ziberin e madh.   Pra do të përfundoj se Naseri është njeriu i përzgjedhur mirë, i qëlluar dhe i merituar në rolin e Kryeministrit që i është ofruar por fatkeqsisht në Parti të gabuar dhe totalisht të dështuar.  

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat