Diplomati Grenell bëhet ekonomist

Opinione

Diplomati Grenell bëhet ekonomist

Nga: Luz Tomaj Më: 25 qershor 2020 Në ora: 08:31
Luz Tomaj

Çfarë krejt do përjetojmë he me det. Kur nuk ditën dhe as nuk u mësuan as për 20 vite, krerët e pazëvëndësueshëm të Kosoves, që të bëjnë dhe të mbajnë shtet, sytë dhe veshët mbeten të hapur dhe të këthyer kah Amerika, Europa … Njërin, të cilin e kishte marrë lumi, iu drejtua Zotit për ndihmë. I erdhi përgjegjëja - lëviz me duar dhe këmb ngapak se të ndihmoj shum.

Mjerishtë, pushtetarët e Kosoves, levizën në forma të ndryshme por, munguan levizjet në drejtim të formimit dhe mbajtjes së shtetit, në drejtim të interesit të popullit apo kombit. Në mungesë të levizjeve të tilla, nuk të ndihmon as Zoti as Amerika.

E gjeta deklaraten e Grenellit në FOX news, tani I transmetojn edhe mjetet tjera të informimit. Ajo kokë thot se tani përçëndrohet në ZHVILLIMIN ekonomit të Serbis dhe Kosoves. Prandaj, liderët e Kosoves, të cilët I banë gati KUFERAT /valixhet/ e mëdhenj me I mbushë me pranimin e pavarsisë së Kosoves nga Serbija, duhet ti ndërrojn ose mos ti blejnë fare, byletat për Washington. A I duhen Kosoves zona të posaçme ekonomike të përbashkëta me Serbin!!! Edhe një gjë e till I “duhet” Kosoves!!! Megjithatë, nuk do elaboroi më shum në këtë temë, temë të cilën e njofin të gjitha ata të cilët e rrespektojnë përkatësin e kombit shqipëtar. Do pretendoi që, edhe një herë të sjellëm rreth dialogut.

Dialogu, mjerisht, që nga dita e parë nuk ka filluar në binarë të duhur. Filloi për të drejtat e Serbëve në Kosovë, të cilat, në asnjë mënyrë, nuk kanë qenë dhe nuk janë të cenuara. Në asnjë moment, nuk u fol asnjë fjalë se Kosova ishte viktim e Serbisë gjenocidiale. Në asnjë moment nuk u ngrit çështja e kompenzimit të dëmeve të luftes, sëpaku si kërkesë juridiko-civile. Çështjen e gjenocidit, në aspektin juridiko-penal, Kosova, nuk e shtroi në arenen ndërkombëtare, në asnjë moment, çështje kjo, për të cilen duhet të shprehen të gjitha shtetet, dhe, atë dikush e pranon e dikush jo. Kuptohet se nuk do e pranojnë Serbija, Rusija, Kina dhe aleatet e tyre por, bota përbëhet nga afër 200 shtete.

Sidoqoftë, bazuar në informacionet që I lexova sot, se akuzohet Presidenti I Kosoves dhe jo vetëm, shtrohet pyetja se a do të ndodh Washingtoni apo jo. Megjithatë, si çdo herë më parë, me kokëfortsi dhe me bindje të plotë juridiko-politike, insistoj që, Z. Grenell dhe kujt do tjeter, që në fillim, ti shtrohet pyetja se, a e ka të qartë identitetin e palëve që gjinden para tij - Serbisë dhe Kosoves. Këtë pyetje, z. Grenell, muaj më parë, ia kam parashtruar përmes E-mail. Pyetja e radhes duhet ti shtrohej se, a ka lexuar se, pas luftes kundër Japonisë, çka bëri Amerika për viktimat e veta. Fundja, duhet, atij dhe të gjithve, tiu përkujtohet historija e dialogut në mes Izraelit dhe Gjermanis dhe rasteve tjera. VETEM KËKESA PËR KOMPENZIMIN E DËMEVE e gjunjzon Serbin gjenocidiale.

Sa për fund, unë vetëm kohëpaskohe, paraqitem me donjë mendim. Ndërkaq, vërej se njerz të arsimuar dhe të shkences, vazhdimisht shprehin mendime të shumta. Mjerisht, kam bindjen se mendimet e shprehura as që shkojn në veshë të duhur. Ndoshta edhe ky fakt flet se Kosova I ka punë ashtu qysh edhe I ka. Është më se von, që liderët e pazëvendsueshëm, ta kkuptojnë se, vetëm I marri e mban me këmngulje, vetëm mendimin personal apo si që thot fjala e moqme se vetëm dreqi e ka nji mendje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat