Dy tugjarët: Brestovci dhe Dreshaj edhe në  (diplomaci) për Kosovën(!)

Opinione

Dy tugjarët: Brestovci dhe Dreshaj edhe në  (diplomaci) për Kosovën(!)

Nga: Skënder Karaçiqa Më: 25 qershor 2020 Në ora: 08:39
Skënder Karaçiqa

Çfarë nuk (po)ndodhë në Kosovën tonë.Këto ditë kur qeveria Hoti po konsolidohet në kabinetin e tij(me zgjedhje  të zv.ministrave të shumtë),që po i dërgojnë partitë politike,sot u panë edhe dy emra të dy tugjarëve të njohur në ,,meridianet,, e njohura evropiane(Bekim Brestovci dhe Gani Dreshaj),të cilët do të jenë në fushën e diplomacisë për shtetin e Kosovës.

Kjo,është më shumë se loja dhe (pa)përgjegjësia e partive politike,si është e mundur që dy tugjarë apo me qartë dy bisnesmenë Brestovci dhe Dreshaj të (rahatohen)në Ministrinë për Punë të Jashtme,kur dihet nga lartë se në jetë as që kanë lexuar të paktën dy rreshta se çka është arti politik i të mundshmës(diplomacia)...?!

Dhe,këta dy burrat e dheut,tashe tutje do të merrën edhe me ,,diplomaci,,se jo mahi,madje kur të përfaqësojnë shtetin e Kosovës në arenën politike dhe të diplomacisë ndërkombëtare,ne kendej politikës,do të mbesim me gojë të mbyllur për çfarë (d)iplomacie do të dëgjojmë e do të lexojmë në Kosovë...!

Pse kaq shumë shembje?Pse kaq shumë lojë,,politike,,me politikën dhe diplomacinë kosovare?Kaq shpejt e mbushëm,,hambarin,,me kuadro politike dhe të diplomacisë, apo kjo po i përngjanë thënies,,kush e ka nënën baçicë,,(sic!).

Pse Brestovci dhe Dreshaj,nuk bëhen burra të dheut e të dalin e të thonë publikisht:Nuk jemi për këtë punë(diplomaci),kur e kur ka djemë e vazja shqiptare  ,të cilët kanë përfunduar studimet në universitetet në Evropë dhe SHBA,që mund të jenë bartës të suksshëm të fushës së diplomacisë për shtetin e Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat