LDK-ja – hibrid politik mes marksizëm-komunizmit dhe demokracisë

Opinione

LDK-ja – hibrid politik mes marksizëm-komunizmit dhe demokracisë

Nga: Skënder S.Kapiti Më: 25 qershor 2020 Në ora: 10:31
Skënder S.Kapiti

Pothuajse te të gjitha partitë politike shqiptare sundon ligji i autokracisë, ku fjala, mendimi dhe urdhëri i kryetarëve të partive është ligj dhe detyrim për partitë. Partitë politike shqiptare identifikohen me kryetarin sipas parimit leninist: kur themi partia kuptojmë Lenini, dhe kur themi Lenini kuptojmë partinë.

Kështu veprojnë e funksionojnë pothuajse të gjitha partitë politike shqiptare, të cilat si unitet kanë  spiunimin dhe servilizmin  rreth kryetarëvë të tyre ; kryetarë, të cilët janë sundimtarët dhe pronarët e partive së bashku me një klan të ngushtë interesash rreth tij që e shfrytëzojnë partinë si material njerëzor për interesat e tyre personale.

Kështu e shfrytëzoi Lenini revolucioni proletar bolshevik, kështu e shfrytëzuan partitë komuniste luftën antifashiste për të vendosur sundimin diktatorial monopartiak  në vënde e Europës Lindore e Kinë; kështu e shfrytëzuan për interesa personale edhe partiakët e liderët e partive politike të Kosovës luftën për çlirimin e Kosovës.

Dhe është fakt se partitë kryesore shqiptare nuk kanë në krye të tyre individë me trashëgimi nacionaliste dhe as të dënuar dhe qëndrestarë kundër regjimeve komuniste si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, por ato dominohen në një masë të madhe nga ishagjentë  e shërbëtorë të regjimeve, ishkomunistë e ishfunksionarë të lartë e besnikë të tyre të konvertuar në nacionalistë e demokratë. Pra partitë politike shqiptare ,pothuajse që të gjitha janë hibride mes komunizmit dhe demokracisë; pra, si parti të moderuara, gjysëm komuniste e gjysëm demokratike, të cilat kanë modeluar dhe instaluar si në Shqipëri dhe në Kosovë sistemin politik hibrid  gjysëm diktaturë e gjysëm demokraci.

E veçanta dhe e përbashkëta pavarësisht dallimeve e strategjive politike te të gjitha partitë politike të Kosovës në dallim nga ato të Shqipërisë, Partitë politike të Kosovës kanë pasur objektivin strategjik kryesor çështjen kombëtare, çlirimin e Kosovës nga kolonizatori serb dhe Bashkimin me Shqipërinë, pra ideologjia sunduese e tyre ka qenë çështja kombëtare, ashtu sikurse edhe të gjitha përpjekjet mbi 100 vjeçare të popullit të Kosovës për liri e Bashkim me Shqipërinë.

Mirëpo si të gjitha partitë politike edhe as ato nuk u shkëputën tërësisht nga përvojat e së kaluarës dhe as nga autoritarizmi ku si model edhe për partitë politike të Kosovës ka shërbyer deri diku edhe modeli i pluralizmit politik paskomunist në Shqipëri, ku politikanët shqiptarë më së shumti kanë interesin personal, familjar e klanor se sa atë të përgjithshëm, dhe etja e beteja për pushtet, kur politika dhe partia cilado qoftë ajo kur fiton zgjedhjet  “harron” premtimet, demokracinë dhe patriotizmin.

LDK-ja një hibrid politik mes marksizem-titizmit dhe demokracisë

Fakti se pas Ibrahim Rugovës LDK-ja vetëm sa ra, humbi vazhdimisht dhe u tkurr tregon atë se partitë autokratike pas liderit “historik” dobësohen sepse askush nuk ka autoritetin e liderit “historik”, pasi ose partia nuk ka të tillë, ose “historiku” nuk zgjedh dhe nuk promovon dot një pasues të aftë pas tij për ta drejtuar partinë, duke menduar se koha do ta kujtojë si të përjetshme “pagabueshmërinë” dhe “shpëtimtarinë” e tij, ashtu sikurse edhe liderët  e Partisë Socialiste të Shqipërisë si Fatos Nano e Edi Rama madje edhe janë deklaruar  si kryeministra se shkruan, bënë dhe hynë dhe u vjen  prapa historia.  

Kështu u ndodh partive diktatoriale, kështu i ndodhi Partisë Komuniste të Jugoslavisë pas Titos, kështu i ndodhi edhe Partisë së Punës Shqipërisë pas Enver Hoxhës, dhe po kështu edhe Partisë Demokratike pas largimit të Sali Berishës.

Partia e cila krenohet vetëm me liderin “historik” kjo përdoret për ta justifikur veten e tyre  dështakët, për të justifikuar paaftësinë dhe  pamundësinë e tyre për ta mbajtur, zhvilluar  dhe lëvruar demokracinë brënda partisë. Kjo ka ndodhur edhe me LDK-në,  me intrigantët dhe me servilët e dikurshëm dhe te kahershëm, por edhe disa fare “prurjesh te reja” servile e puthadore të cilët kanë kapur sot LDK-në

Dhe konkretisht ja cilin ka kryetar sot LDK-ja e Kosovës:

Mr.Isa Mustafa, “sekretar krahinor për Zhvillim, Shkencë, Informatikë dhe Bashkëpunim Shkencor teknik me botën” në Këshillit Ekzekutiv të Kuvendit të KSA të Kosovës (dhjetor 1989)

Gjatë nëntorit të vitit 1989 strukturat politike serbe të drejtuar nga Sllobodan Millosheviçi punuan intensivisht në përzgjedhjen e kuadrove për funksionet politike në Kosovë të cilët tashmë (tetë vjet e gjysmë pas demonstratave të pranverës 1981) ishin dëshmuar si „luftëtarë të denjë për realizimin e politikës së LK të Kosovës, të LK të Serbisë dhe të LKJ“ që do të thotë „për luftimin e nacionalizmit dhe seperatizmit shqiptarë“ si dhe „për ndaljen e shpërnguljes së serbëve e të malazezve nga Kosova…

 

Isa Mustafa për katër vjet rresht (1984-1988) si Kryetar i Këshillit Ekzekutiv të kryeqytetit të Kosovës - Prishtinës (ku përfshiheshin edhe komunat: Fushë Kosovë, Obiliq dhe Novobërdë) dhe njëkohësisht të qenit “drejtor i Entit për Plan dhe Zhvillim të Kosovës. http://www. albaniapress.com/lajme/13157/ISA-MUSTAFA--GJATE-REGJIMIT-KOMUNIST.html

Dhe pra LDK-ja këtë e ka kryetar, dhe këtë e bëri edhe kryeministër dhe po këtij deputetët e LDK-së iu bindën verbërisht urdhërit të tij për grushtin parlamentar të shtetit.  

LDK-ja e Kosovës po rezulton si një organizatë e moderuar e pas Lidhjes së Komunistëve  të Kosovës, e moderuar, nga parti diktatoriale në  parti autokratike, pa  demokracitet dhe  funksionon si parti e dominuar nga një klan uzurpatorësh që të kujton ish-byrotë politike të partive  komuniste. Lidhja Komuniste e Kosovës, e cila ishte e lidhur me Marksizëm-Leninizëm dhe titizmin, pushoi së ekzistuari prej tetorit të vitit 1990. Dhe prej saj “lindi” LDK-ja, në ndryshim prej emrit ku ishpartitë komuniste të Europës Lindore dhe ajo e Partisë së Punës së Shqipërisë ndryshuan emrin nga Komuniste në Socialiste duke u   konvertuar në Parti Socialiste; Levizja Komuniste e  Kosovës në  Lëvizje  Demokratike e Kosovës.

Në Shqipëri LDK-ja paraqitej si forcë e djathtë antimarksist-leniniste, por që ajo u formula pas braktsjes qe i bënë Lidhjes Komuniste të Kosovës  marksist-titiste antarët e saj, ashtu sikurse veproi edhe Partia Socialiste e Shqipërisë antarët e së cilës braktisën Partinë (Komuniste)të  Punës së Shqipërisë dhe formuan PS-në, si dhe ishkomunistët  në Shqipëri morën edhe drejtimin e partive të tjera të pluralizmit në Shqipëri , si p.sh. ishkomunisti Sali Berisha në krye të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Dhe prandaj edhe kjo periudhë tranzicioni vazhdoi dhe vazhdon akoma  si një sistem tranzitor neokumunist liberal


Partitë komuniste kishin politikë dhe ideologji  intriguese, mashtruese dhe shumë të pasinqertë dhe të pabesë me popullin e vet.

Ato si parti politike moniste e diktatoriale zhvillonin luftën e klasave brënda partisë, fabrikonin dhe ndëshkonin  “armiq” e tradhtarë,  ngritnin dhe organizonin shpifje dhe fyerje për të denigruar dhe larguan nga partia kundershtarët dhe ata që mendonin ndryshe. Te njejtne gjë bëjnë sot partitë poliike shqiptare por me një ndryshim të vogël:atë të moderimit nga parti diktatorësh në parti autoktatësh.

Nje tipar tjetër që e kakterizon sot LDK-në ashtu si dhe partite e tjera politike si trashëgimi nga e kaluara komuniste është edhe mënyra e rekrutimeve në LDK me antarë të cilët duhet të jenë mercenarë dhe besnik të “neobyroistëve” të kupolës së LDK-së. LDK sot është një parti neolibereral-komuniste e cila liberalizmin dhe demokracinë i ka vetëm  maska.Si të gjithë liderët e kryetarët e partive politike shqiptare me përjashtime të pakta, edhe:  

Isa Mustafa i LDK-së është një lloj Lenini modern në parti dhe demokraci, si parti bolshevikësh kundër menshevikëve (shumicës që shtyp dhe persekuton pakicën) .

Këtë frymë puçiste përdori LDK -ja edhe në Parlament me puçin e shtetit brënda tij, duke grumbulluar rreth mocionit puçist deputetët e partive të tjera humbëse në zgjedhjet e 6 Tetorit 2019 si dhe serbët me qëllimin e vetëm që LDK  dhe bashkëpuçistët e tjerë ta marrin  pushtetin pa zgjedhje dhe pa vota, në mënyrë jolegjitime dhe antikushtetuese, pra në pamundësi për një revolucion proletar, LDK-ja, PDK-ja, AAK-ja dhe NISMA   përdorën  “grushtin” e shtetit në parlament.

Në  të gjitha këto parti sundon fryma autoritariste, nepotike, klano-krahinore dhe mercenaro-korruptive dhe prandaj si reaksionare, fanatike dhe armike të së resë dhe të ndryshimit ato iu kundërvunë me histerizëm LVV-së për ta rrëzuar nga pushteti.Në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni liderët partiakë janë të infektuar nga fryma moniste marksist-leniniste shqiptare dhe nga ajo titiste, gjë e cila konstatohet në mënyrën e veprimit të tyre, por të  cilën e kanstatojnë edhe ato vetë me  akuza të ndërsjellta mes tyre për interesa politike.

Një gjë është e sigurtë, e ditur dhe e provuar  se: si politika diktatoriale marksist leniniste në Shqipëri dhe ajo titiste në ishJugosllavi  ishin regjime komuniste,dhe që prej të dyjave ata të cilët e kanë pësuar më së shumti janë shqiptarët si në Shqipëri ashtu edhe ata në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi.

Veprimi i LDK-së tregoi se e keqja më e madhe politike për Kosovë është Lidhja Demokratike e Kosovës e cila nuk ka aspak bosht politik, demokratik e kombëtar por ka dhënë shëmbullin edhe te partitë e tjera politike në Kosovë si parti interesash klanore, nepotike e partizane.

Në këto kushte kur LDK-ja  e futi Kosovën në një krizë politike, LDK-ja nuk mundet që të jetë zgjidhja e krizës pasi ajo  fabrikoi krizë. Por LDK duhet dhe do  ta paguajë shtrenjt për aktin antidemokratik, antilegjitimor dhe antikombëtar që luajti me mocionin krizë e puçist të organizuar prej saj dhe madje edhe në gjëndjen e rëndë të krizës së pandemisë së koronavirusit.

Tashmë nuk di se sa simpatizanë mund t’i mbesin LDK-së  dhe se për çfarë do t’i besojnë dhe përse duhet votuar më ajo kur mbi të rëndojnë gjithë ato gjëra që vetëm një organizatë politike nuk mundet që të jetë e ngarkuar me të gjitha këto.

LDK -ja pritet që të ketë fatin e ishpartive komuniste si p.sh. Partia e Punës e Shqipërisë që ka mbetur si relike së shkuarës.

LDK-së nuk duhet lënë dhe as nuk i duhet lejuar në asnjë mënyrë mundësia që të jetë në pushtet, por më as pjesë  ndonjë kualicioni qeverisës, pasi LDK nuk është as e aftë dhe e as e përgjegjshme për të qeverisur Kosovën dhe as për ta nxjerrë nga kriza kur ajo vetë është vete kriza që prodhon kriza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat