Të shihen “dëshmitë”që ka afruar Beogradi për Gjykatën Speciale në Hagë dhe kundër Kosovës...!

Opinione

Të shihen “dëshmitë”që ka afruar Beogradi për Gjykatën Speciale në Hagë dhe kundër Kosovës...!

Nga: Skënder Karaçica Më: 25 qershor 2020 Në ora: 18:48
Skënder Karaçica

Në të gjitha emisionet,,ekskluzive,,në TV në Beograd dhe në Serbi,po dalin të dhënat përmes rreshtave se si Beogradi dhe qarqet e shërbimeve sekrete serbe(ushtarako-policore)kanë afruar,,dëshmi,,në Dhomat Speciale të Gjykatës Speciale(një etnike për shqiptarët),ndonëse kriminelet dhe vrastarët e formacioneve ushtarako-policore dhe paramilitare të regjimit fashist të Sllobodan Milloshevqit,sot më buzë në gaz po shetisin si heronj të Serbisë nëpër sheshet e Beogradit pa asnjë gjykim të drejtësisë ndërkombëtare në Hagë(sic!).

Po sot,insitutcionet shtetërore të Kosovës dhe në bashkëpunim me institucionet relevante ndërkombëtare(BE-SHBA),të shihen nga afër dhe të vërtetohen ,,dëshmitë,,që ka afruar nën tokën e qarqeve të shërbimeve sekrete të Serbisë për gjoja ,,krimet e luftës në Kosovë,,dhe ndaj serbëve dhe të tjerëve jo shqiptar dhe,për të ashtuquajturën ,,brengose,,për vrasje të shqiptarëve lojal ndaj regjimit të Serbisë(!))në Dhomat e Specializuara(vetëm për shqiptarët)në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë.

Të gjitha ,,dëshmitë,,e nëntokës  së shërbimeve sekrete serbe, që ishin dorë e zgjatur e krimeve deri në shkallë të gjenocidit në Kosovë,mos të pranohen dhe si të tilla të hidhën poshtë në kantën e mbeturinave pas derës së Dhomave të Specializuara në Gjykatën në Hagë(!).

Për këtë i bëj thirrje tërë turpit mbrojtës (avokatëve të Kosovës dhe ndërkombëtar)si dhe gjykatësve në këtë institucion ndërkombëtar të drejtësisë në Hagë,që ketë reagim nga diaspora shqiptare në Amerikë të kenë parasysh për hirë të kodit të drejtësisë ndërkombëtar,ku agresori nga Serbia me skenarët kundër shqiptarëve dhe Kosovës,e kanë lënë të lirë
dhe gjykohet viktima shekullore shqiptare nën rregjimet më të egër të Serbisë fashiste në zemër të Evropës!

Rroftë Populli Shqiptar!
Rroftë Republika e Kosovës!
Rroftë djelmenia e UÇK-së!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat