Rrëzimi i qeverisë KURTI ishte gabim i madh që po i kushton Kosovës

Opinione

Rrëzimi i qeverisë KURTI ishte gabim i madh që po i kushton Kosovës

Nga: Skënder Sadri KAPITI Më: 25 qershor 2020 Në ora: 20:39
Skënder Sadri KAPITI

Rrëzimi i qeverisë KURTI ishte gabim shumë i madh dhe që po i kushton shumë shtrenjtë Kosovës, shtetit por edhe vetë puçistëve dhe Presidentit Thaçi që e rrëzuan qeverinë Kurti.

Kjo po duket tani kur Gjykata Speciale ka lëshuar akuza tejet të rënda për Presidentin e Kosovës - aktori kryesor që luajt rol në  votimin në favor të Gjykatës Speciale, për kryetarin e PDK-së dhe disa të tjerëve, gje e cila i ka shkaktuar dëme të rënda imazhit, prestigjit dhe autoritetit të shtetit.

Hashim t‘i ishe dakord për këtë Gjykatë, prandaj, paraqitu  tani dhe përgjigju  para saj dhe mbro luftën e drejtë, të pastër dhe heroike të UÇK-së dhe të luftëtarëve të saj!

Kurti kryeministër ishte qeveria më e mirë, më serioze, më kombëtare dhe që kishte mbështetje dhe legjitimitet e besim të madh jo vetëm në Kosovë por edhe mbeshtetje e besim te madh mbarëkombëtar.

Ishte VETEVENDOSJA ajo e cila ka qenë kundër ngritjes se Gjykatës Speciale për krime të supozuara gjatë luftës. Ajo e kundërshtoi me force në kohë  këtë Gjykatë si gjykatë diskriminuese dhe antishqiptare e cila do të përpiqej që të njolloste dhe akuzonte luftën dhe sakrificat për liri e pavarësi, do të përpiqej që të ndëshkonte dhe akuzonte  jo genocidin serb, por viktimat e genocidit serb, do të akuzonte shqiptarët dhe luftën e drejtë, të pastër dhe heroike të UÇK-së.

Por, për fat të keq dhe mjerisht deputetët e Kosovës votuan për ngritjen e kësaj Gjykate dhe sot Kosova po përballet me pasojat e saj dhe të atyre të cilët e legjitimuan atë.

Qeveria KURTI po të mos ishte rrëzuar nga puçistët e parlamentit nuk do t’i dorëzonte te kjo Gjykatë të akuzuarit  nga shpifjet, kurthet  dhe trillimet e Beogradit, pasi KURTI nuk e njeh këtë Gjykatë.

Qeveria KURTI ishte qeveria më e mirë e Kosovës gjatë gjithë viteve që nga çlirimi i saj, ajo ishte mbrojtëse e vlerave dhe e sakrificave të luftës heroike të shqiptarëve për liri e shtetësi.

Kurti ishte shëmbulli më i mirë i pastërtisë dhe i papajtushmërisë në luftën pa kompromis kundër krimit të organizuar,  hajnisë, zhvatjes dhe korrupsionit si dhe kundër nepotizmit, injorancës e korrupsionit institucional e shtetëror. Këto janë arësyet se përse Kosovës BE ia ka bllokuar rrugën e integrimit dhe as nuk bën liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Me rrëzimin e qeverisë KURTI  President Thaçi dhe pucistët e politikës së vjetër penguan lëvizjen përpara drejt plotësimit të detyrave që duhet të bëjë Kosova ashtu siç e kërkojnë vlerat dhe standardet demokratike të perendimit.

Me Kurtin filloi shkapja e shtetit dhe çmontimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit nga sistemi.

Me Kurtin nuk kishte pazare per shkëmbime territori, dhe  nuk do të kishte më as ide për ndarje të Kosovës e  as minishengen ballkanik.

Me Kurtin kryeministër i Kosovës, Serbisë do t’i imponohej reciprociteti  dhe ajo do të akuzohej për krim dhe genocid ndaj shqiptarëve dhe do t’i kërkohej asaj dëmshpërblim për krimet dhe dëmet e Luftës.

Me Kurtin kryeministër do të fillonte reformimi i sistemit të drejtësisë, VETING-u, dekriminalizimi i politikës dhe administratës se Kosovës, pra do të fillonte procesi i reformimit të shtetit dhe shoqërisë në Kosovë.

Prandaj ishte gabim shumë i rëndë për puçistët, për politikë e vjetër dhe të dështuar si  dhe për Gjykatën  Kushtetuese të  Kosovës  që e rrëzuan qeverinë Kurti. Kjo po i kushton shtrenjtë Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat