Ambasadori Grenell e tradhtoi Presidentin Thaçi...!

Opinione

Ambasadori Grenell e tradhtoi Presidentin Thaçi...!

Nga: Reshat Nurboja Më: 26 qershor 2020 Në ora: 08:51
Hashim Thaçi dhe Richard Grenell

Sipas mendimit tim, Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë, ka ngritur dhe publikuar aktakuzën kunder presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe të tjerëve, 3 ditë para organizimit të dialogut Kosovë - Serbi, sigurisht jo pa pelqimin, pajtimin e administrates Trump...Ky publikim mediatik sipas mendimit tim ishte vlerësuar si instrumenti me adekuat i momentumit për mosmbajtjen e dialogut të paraparë në Washington... Vetem përmes një aktakuze të tillë publike do t'ia bente të mundshme diplomacisë amerikane rrugëdaljen pa njollosje e kritika brenda e jashtë SHBA-ve….

Presidenti Trump, në fund e ka kuptuar se një marrëveshje siq e ka konceptuar dhe tentuar me çdo kusht t'ia imponoi Kosovës ambasadori Grenell me shumë do t'i sjellë probleme e pasoja se sa avantazhe në procesin e zgjedhjeve të nëntorit në Amerikë e sidomos në raportet me shtetet me të fuqishme evropiane të cilat ishin kundër kësaj fushate amerikane të zgjedhjes së problemit Kosovë - Serbi duke mos perjashtuar ndrrimin, kembimin e territoreve, e cila do të hapte "kutinë e pandorës" në Ballkanin Peeendimor….Andaj, kanë vendosur ta flijojnë Thaqin, deri dje "lojtarin: kryesor në ketë skenar….!
Mos u beni nervoz, mendim dhe analizë personale…~!

Nuk besoj se ka njeri që mund të beson se çarqet e caktuara kompetente dhe pergjegjëse të SHBA-ve nuk kanë pasur njohuri se me 24 qershor do të publikohet kjo aktakuzë…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat