Ultimatum i Kim: “Larg duart nga Kushtetuesja”! Distancohet juristi Basha!! - Bota Sot
Ultimatum i Kim: “Larg duart nga Kushtetuesja”! Distancohet juristi Basha!!

Opinione

Ultimatum i Kim: “Larg duart nga Kushtetuesja”! Distancohet juristi Basha!!

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 26 qershor 2020 Në ora: 10:40
Qamil Gjyrezi

ara disa ditësh në intervistën e saj shumë të vecantë zonja Yuri Kim i bëri thirrje klasës politike në Shqipëri, që të most a duartrokasin dhe hedhin valle për vendimin e Vencias për Gjykatën Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese nuk është për të mbrojtur “hordheqet” e klasë sonë politike në vite që është e mbushur me “hora dhe horuce”, sic i ka etiketuar populli në vite me fjalët popullore, por është dokumenti më i rëndësishëm për shqiptarët dhe Shqipërinë. Amerikanët e kanë të cmuar Kushtetutën si “Zotin” dhe betohen me dorë mbi Kushtetutë dhe venë dorën në zemër kur këndojnë Himnin kombëtar. Edhe tek neve e venë dorën mbi Kushtetutë kur betohen, por ngaqë janë pa “din e pa iman” më pas, bëjnë “njëqindmijë të zeza” në kurriz të saj, dmth të shqiptarëve, të Shqipërisë.

Zonja Kim kthehet në shekuj mbrapa, kur në Arbëri kishte shumë më pak “hora dhe hure”, i referohet Skënderbeut, për bashkim të klasës politike për të përfunduar reformën në drejtësi për brezat e ardhshëm. Nuk e ka fjalën për fëmijët e politikanëve hora me vila dhe makina të shtrenjta! Zonja Kim e ka fjalën  të gjithë brezin e ardhshëm, që kërkon shpëtim nga kjo klasë politike që në 30 vite i’a ka mbyllur shtigjet dhe po i bën të marrin rrugat e mërgimit dhe pastaj të anatemohen nga parlamentarë evropinanë të pa informuar, që nëse do të pranohen shqiptarët në B.E., do të emigrojnë të gjithë drejt Europës. Zonja Kim kërkon që me punë, me vendosjen e Rendit kushtetues në Shqipëri, t’iu mbylli gojën këtyre europianëve të “pa informuar”, të largojë “horat dhe huret” dhe Shqipëria të bëhet vend i jetueshëm, duke i’u treguar vendin me ligj, Kushtetutë “horave dhe hureve” dhe veshur me pizhama me vija mbas hekurave!

Dikush mendon të bëjë me Kushtetutë emërime politike, dikush kërkon ndryshime për betimin! Por Zonja Kim, kërkon përmbajtje institucionale, respekt midis institucioneve të shtetit. Shteti ligjor është kundër të gjithë “horave dhe horuceve”, që nuk e duan shtetin në Shqipëri!

Zonja Kim kërcënon sërish sabotatorët e reformës, “horat” me Edi Ramën në krye, të lënë lojrat me Venecian, për të mbajtur peng Kushtetuesen!

Zonja Kim bën thirrje të mos hidhet valle dhe të ndalohen fyerjet, pastaj të “infiltrohet” me forma të caktuara në kurriz të shtetit të së drejtës. Po e mbylli shkrimin e me deklaratën e Zoti Lulzim Basha, falë edhe formimit të tij në fushën e ligjit: “ Cdo vonesë dhe zvarritje në emërimin e gjygjtarëve të GJK, vonon daljen nga kriza politike dhe mban mbyllur dyert e B.E.-së për shqiptarët!

Horat dhe huret në shqipëri i largon vetëm Kushtetuta dhe sistemi i drejtësisë i barabartë për të gjithë dhe jep shpresë për brezin e ardhshëm!

Spjegime

Hor (e) shqip-i përdalë e përdalë.

Hure, gjermanisht-kurvë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat