Mbi të gjitha “Bota sot”  u nisë në vijën kombëtare

Opinione

Mbi të gjitha “Bota sot”  u nisë në vijën kombëtare

Nga: Engjëll I. Berisha Më: 26 qershor 2020 Në ora: 12:18
Gazeta "Bota sot"

Mbaj mend si sot kur u ftuam të punojmë në “Bota sot”, që nga fillimi i nismës së saj,  atëherë bukur sfiduese dhe morëm të vetmin mesazh të pa negociushëm, ta mbajmë vijën kombëtare, si frymë e kontribut të vazhdueshëm.

U nisë më ndryshe se gjitha të tjerat dhe u përballua me gjendjen sociale duke pasqyruar situatën reale atëherë shumë drastike. 

Kontribuojë në rrjedhat politike duke ndikuar për kohë të gjatë si këshilluese dhe kritike për synimet e së ardhmes, bile e përgatiti masën për situata të vështira që edhe erdhën.

Në kohën e luftës raportimet e para janë bërë në “Bota sot” duke pasqyruar  situatën në masë dhe të luftëtarëve  për vullnetin sublim që kishin. Mbaj mend, me 24 mars 1998, isha vetë i dërguar nga “Bota sot” në Gllogjan, dita kur nisë krisma e parë e kushtrimit për Dukagjin në familjen Haradinaj e të tjerë dhe kemi prezantuar nismën e luftës duke e parë në sytë e tyre Lirinë. Më vonë e ka mbuluar nga korrespondentë drejtpërdrejtë nga frontet e luftës.

Koha kur kjo gazetë shpërndahej me të madhe, po aq edhe e ndante  mendësinë shqiptare, duke unifikuar masën në diasporë, e kudo tjetër, duke i ftuar mendimtarët të shprehen për ato që kishin në opinione, për çlirim nga okupimi i regjimit të egër, në krijimtari e mendime tjera që përkonin në të mirë të vendit.

Sa shumë personalitete kanë kaluar nëpër këtë redaksi, në shkrime e në lexime, sa që sot më bëhet si një shkollë kombëtare pa të cilën do të ishim të mangët.

Teki Dërvishi e Milazim Krasniq, me shumë redaktorë, gazetarë, e editorin, kanë pas mbi shpatullat e tyre përgjithësi, derisa regjimi i egër ka larë hesape në shpinën e tyre nga frika e frymëzimit që ndante kjo korporatë. Po nga këta redaktorë, kemi mësuar përgjegjësinë e fjalës publike, shkollën e gazetarisë dhe kulturën e gjuhës.

Kjo është një e kaluar e ndritshme e kësaj gazete, e që, dëshirojë ta ketë edhe sot, kur divergjencat politike na diktojnë rreshtime, mbase, e humbin drejtpeshimin kombëtarë.

Shkrimet që nuk mbajnë unitet, dëshirojë të mos i lexojë në “Bota sot” ngase, figura në ballinë e Gjergj Kastriotit, është aty për të na dhënë porosi, mos të thyhemi nga tendencat që qojnë në ndarje, por në bashkim.

Urime, jetë të gjatë dhe me fryte të shëndosha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat