Kush ishin më të mllefosurit për projektaktakuzën ndaj Thaçit

Opinione

Kush ishin më të mllefosurit për projektaktakuzën ndaj Thaçit

Nga: Xhafer Shatri Më: 27 qershor 2020 Në ora: 14:00
Xhafer Shatri

Duke përcjellur reagimet e shqiptarëve në rrjetet sociale pas kumtesës së Prokurorit special, u binda se më të mëllefosurit për projektaktakuzën ishin këto kategori vetjesh:

– ata që kanë përfituar më se shumëti materialisht duke qenë pranë Hashim Thaçit;

– ata që frikësohen seriozisht se me rënien e Thaçit nga pushteti do t’i humbin vendet e punës që nuk i kanë merituar me asgjë;

– ata që janë thirrë si të dyshuar ose si dëshmitarë; dhe

– ata që janë të vetëdijshëm se çfarë dëmesh kolosale i janë shkaktuar Kosovës me themelimin e Gjykatës Speciale.

Për çdo shqiptar me minimumin e dijes dhe vetëdijes, ka qenë e qartë që prej fillimit se Raporti i Dick Martit dhe themelimi i Gjykata Speciale kishin vetëm një synim madhor: vënien në pikëpyetje të Pavarësisë së Kosovës dhe copëtimin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat