Letër publike të gjithë liderëve politik të Kosovës-Kthehuni një unitetit të përbashkët politikë,se na hangri (Dreqi)

Opinione

Letër publike të gjithë liderëve politik të Kosovës-Kthehuni një unitetit të përbashkët politikë,se na hangri (Dreqi)

Nga: Ragip Guraziu Më: 28 qershor 2020 Në ora: 07:55
Ragip Guraziu

Pasi Republika rrëshqiti në anarki,ndonëse Kosova si shtet i ri është në rrugë e sipër të ndërtimit të një shoqërie pluraliste e demokratike, tash e gati dy dekada, analistët politikë konsiderojnë se ende nuk ka demokraci, por shteti i ri ka rrëshqitur keq drejt anarkisë dhe nëse shoqëria jonë nuk gjen forca për ta ndalur këtë regres, do të na presin kohë edhe më të rënda.

Pasi Republika rrëshqiti në anarki,ndonëse Kosova si shtet i ri është në rrugë e sipër të ndërtimit të një shoqërie pluraliste e demokratike, tash e gati dy dekada, analistët politikë konsiderojnë se ende nuk ka demokraci, por shteti i ri ka rrëshqitur keq drejt anarkisë dhe nëse shoqëria jonë nuk gjen forca për ta ndalur këtë regres, do të na presin kohë edhe më të rënda.

Politika mashtron qytetarët

Të gjitha partitë u njollosën

Ndonëse Kosova si shtet i ri është në rrugë e sipër të ndërtimit të një shoqërie pluraliste e demokratike, tash e gati dy dekada, analistët politikë konsiderojnë se ende nuk ka demokraci, por shteti i ri ka rrëshqitur keq drejt anarkisë dhe nëse shoqëria jonë nuk gjen forca për ta ndalur këtë regres, do të na presin kohë edhe më të rënda.

Sipas analistëve, edhe pse në Kosovë de jure e kemi sistemin demokratik, de facto është instaluar sundimi i mafio-oligarkisë së pasluftës, si ne nivelin lokal ashtu edhe në atë qendror, i cili, me gjasë, do të lëshojë rrënjë të reja, në vend që të marrë fund njëherë e mirë. Derisa demokracia nënkupton qeverisje nga shumica në shërbim të të gjithëve, pa diskriminuar askënd pse është rival politik apo ka një mendim ndryshe, në Kosove kjo gjë nuk është kuptuar ende, dhe si rrjedhojë edhe qeverisjet e njëpasnjëshme në vendin tonë, si në nivelin qendror, po ashtu edhe në atë lokal, në vend që t’u shërbenin qytetarëve, u vunë në shërbim të mafio-oligarkëve, vasalëve të tyre, klientelave të korruptuara dhe zhvatëse të popullit dhe buxhetit të shtetit. Kjo klasë politike, duke përfshirë të gjitha partitë politike, pra edhe VV-në, që u sprovua me qeverisjen e inkriminuar dhe jahteve të Shpend Ahmetit në Prishtinë, sistemin “demokratik” e sheh si një mekanizëm të përshtatshëm për të abuzuar pafundësisht me ligjin e demokracinë, në secilën zyrë shtetërore e për të mbushur kontot personale bankare dhe xhepat e pushtetarëve, familjarëve e miqve të tyre, partiakëve e zhvatësve të tjerë.

Demokracia u keqpërdor

 Konstaton se në Kosovë nuk do ketë demokraci të mirëfilltë, fatkeqë- sisht, edhe për një kohë të gjatë, derisa kemi një shtet të rrëshqitur keq drejt anarkisë, dhe derisa edhe shoqëria jonë nuk po gjen forca për të ndaluar këtë regres. Me këtë trend negativ është fakt që kohë edhe më të rënda do të na presin. E them këtë, sepse në Kosovë kemi një sistem de jure demokratik, por kjo gjendje nuk po bën punë de fakto, sepse këtu është instaluar sundimi i mafio-oligarkisë së pasluftës, si në nivelin lokal ashtu edhe në atë qendror, i cili, me gjasë, do t’i lëshojë rrënjët e reja, në vend që të marrë fund njëherë e mirë.  Gjithashtu, demokracia nënkupton një qeverisje demokratike nga të gjithë, pa diskriminuar edhe rivalët politikë, edhe pse me mendim ndryshe. Por, kjo në Kosovën tonë po kuptohet ndryshe nga qeverisjet e pasluftës të njëpasnjëshme, si në nivelin qendror edhe atë lokal, duke mos u vënë në shërbim të qytetarëve, por në atë të mafio-oligarkëve, vasalëve të tyre, klientelave të korruptuara dhe zhvatësve të popullit dhe buxhetit të shtetit.  Kjo klasë politike, duke përfshirë të gjitha partitë politike, në mesin e tyre edhe ‘VETËVENDOSJE’-n janë duke degraduar shtetin e Kosovës për interesat personale, për mbushjen e xhepave të tyre me eurot e pista korruptive.

Një fjalë e urtë popullore thotë; ”Livadhin e shkretë e kullosin kuajt e verbër”. Pastaj edhe një tjetër thënie populli; ”Kur macja mungon, mijtë hedhin valle. Runa Zot prej të dobëtëve tanë!

Car Llazari në veri z.Limaj, me gisht nga Prishtina

Shumë furtuna dhe luftëra kanë kaluar në Kosovë e nëpër Kosovë,por Mitrovicën,qytetin e Minatorit nuk e kanë pasur pretendime askush ta ndaj e në kohën e juaj PO?!

Kosovës po i duhet urgjentisht një ligj çka nuk ka ndodhur deri më tani në këtë rruzullin tokësor, që ndalon rreptësisht zhbërjen e UÇK-së nga ish-komandantët që përçanë edhe luftën e UÇK-së,të viteve  1998-99, po tani po ata komandant milioner-ordiner, sot po e çoroditin edhe Republikën e KosovësDeri sa nji numër i madh i këtyre komandanteve , disa deputetëve , e shumë udheheqesve në Kosovë janë te lidhur drejtëperdrejtë me sherbimet e fshehta serbe , ne kemi këte gjendje .

Pse këtë shkrim?!

Një letër që me vije nga Syla, që nuk e njof fare, me shkruan kështu,pas një shkrimit të fundit se 'Së pari ju pershendes ju si gazetar,përgëzojë për këtë shkrim kaq të bukur dhe me pytje shum me vendë që ju keni drejtuar,ish Komandantëve, përse nuk del haptas të tregosh tërë të zezat që janë bërë ,gjatë dhe mbas luftës,sidomos,vrasjet,e njerëzve me kyq,dhe me të afte,kur dihet se mbas luftës janë vrarë 1800 njerz,me të aftet,kush i beri keto vrasje cila bande ,meqe dihet mirefilli,se ne keto vrasje te bera ,nga urdherat e komandantëve,dhe vazhdon më tej,një shkrim i gjatë,pa ndërhyrje,pasi ka cekur se babai i tij paska vdek këto ditë,dhe në botën tjetër paska shkue,kohën e fundit duke lexuar shkrimet e mija për çdo dit.

Po kthehemi në temë...

Kohën e mbetur duhet shfrytëzuar sa më mirë, në mënyrë që ne të jemi të përgatitur, që në momentin e parë, kur palët e përfshira dhe ndërmjetësuesi e sheh të rrugës që ky proces të rifillojë, sepse ne jemi të interesuar për një dialog që nuk është akt drejt marrëveshjes, por një proces drejt marrëveshjes. Megjithatë nëse spektri politik i Kosovës vazhdon me avazin e vjetër të vënies së interesave personale mbi ato shtetërore, siç ka vepruar në vazhdimësi kuislingët të gjithve partive deri më tani, si dhe nderskëmbcave e përçarjeve ndërpartiake dhe pozitë e opozitë edhe më tej nuk bashkohen rreth një platforme të përbashkët të interesit shtetëror e nacional, rifillimi i këtij procesi do të jetë shumë i rrezikshëm për ruajtjen e plotë të sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit të KosovëS.

2000 mijë hektar tokë të Kosovës iu falën Maqedonisë, ndërsa së fundi, në emër të rrejshëm të liberalizimit të vizave, gjë që nuk ndodhi kurrë, Hashim Thaçi, Isa Mustafa e Ramush Haradinaj i shitën edhe 8300 hektar tjerë tokë, aq të çmueshme të Kosovës, bashkë me Kullën e Çakorrin Malit të Zi. Ndaj vet koha po demanton të gjitha akuzat që nga shitësit e vendit dhe pazargjinjtë e trishtë të tokave të Kosovës, ju kanë bërë kryeministrit në detyrë Albin Kurti për mungesë vizioni e guximi që të ballafaqohet në dialogun me Serbinë, po ankohet opozita se këtë e ka bërë nga frika e ballafaqimit të përballjes së dialogut me Serbinë,dhe bashkpunimin gjatë pandemisë me ato lista qe u huazuan nga Serbija dhe sipas opozitës ka nënqmuar shtetin e Kosovës dhe para marrëvetjejeve të fundit me Serbinë,ka degraduar shtetin e tij.

 Synohet themelimi i Institutit për Hetime të Krimeve të Luftës,që Ndërkohë një institut i ngjashëm në Kosovë, ishte themeluar në vitin 2011, por me vendimin e Qeverisë së Kosovës, ai është mbyllur në vitin 2018.

Qeveria e Kosovës, ka nisur punën për themelimin e Institutit për Hetimin e Krimeve të Luftës.

Megjithatë këshilltarja e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, Furtuna Sheremeti thotë se nuk do ta kenë të lehtë pasi sipas saj kanë kaluar dy dekada nga përfundimi i luftës.

Funksionalizimin e këtij instituti po e shohin si të domosdoshëm edhe organizatat joqeveritare.

Sipas Feride Rushtit nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës Kosovës i ka munguar një institutit që ka që ka për fokus dokumentimin e krimeve të luftës

Ndërkohë një institut i ngjashëm në Kosovë, ishte themeluar në vitin 2011, por me vendimin e Qeverisë së Kosovës, ai është mbyllur në vitin 2018.

Nuk duhet të pranohet pjesëmarrja ruse në dialogun Kosovë - Serbi, këtë nuk do pranojnë as diplomacia kosovare por as qytetarët e saj

 Duke e ditur që Rusia gjithmonë ia ka mbajtur krahun Serbisë, dhe gjithnjë që nga vitet e 90-ta e deri sot,Rusia po mundohet t'i fus hundët edhe në Ballkan nëpër me Serbisë,lidhjen me Kosovën. Kështu që nëse Rusia përfshihet në këto bisedime atëherë ka gjasa të ndodhë ajo që gjithmonë kemi pasur frikë, dhe këtu duhet të jemi unik të gjithë ne duke filluar nga spektri politike deri tek qytetari i fundit të Kosovës.

Pasi Republika rrëshqiti në anarki,ndonëse Kosova si shtet i ri është në rrugë e sipër të ndërtimit të një shoqërie pluraliste e demokratike, tash e gati dy dekada, analistët politikë konsiderojnë se ende nuk ka demokraci, por shteti i ri ka rrëshqitur keq drejt anarkisë dhe nëse shoqëria jonë nuk gjen forca për ta ndalur këtë regres, do të na presin kohë edhe më të rënda, kjo do ishte arsyeja pse utori i këtij shkrimi po kërkonë një Unitet të qëndrushëm nga spektri politikë që të bëhen së bashku dhe anash interesat personale,se ndryshe na hangri ''DREQI''....

NJË UNITET I TILLË I SHQIPTARË GJITHMONË KA QENË TMERR PëR SERBINë FASHISTE,KRIMINALE DHE ÇETNIKE TË SLLOBODAN MILLOSHEVIQIT, QË KOPJE TOTALE TRASHIGUAR NGA PRESIDENTI SERB, ALEKSANDRA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat