Këmbngulja në të vërtetën e tij...

Opinione

Këmbngulja në të vërtetën e tij...

Nga: Dibran Demaku Më: 28 qershor 2020 Në ora: 12:28
Dibran Demaku

Në një përrallë apo tregim popullor thuhet: Gomarin po e hante ujku,ndërkaq ai lutej që ajo që po i ngjante të ishte ëndërr?!...
Kjo përrallë apo tregim popullor na përshtatet(për fat të keq) ne shqiptarëve...Dhe mbase në radhë të parë u përshtatet politikanëve tanë...
Viti 2010,në historinë e shtetit të Kosovës solli dy ngjarje të mëdha,por diametralisht të kundërta:Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë në mënyrë unanime e vërtetoi Pavarësinë e shtetit të Kosovës si një akt në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare(një fitore e madhe për shtetin e ri),dhe Raporti i senatorit Dik Marty në këshillin e europës me akuzë kundër ish udhëheqësve të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës dhe të ashtuquajturave krimeve të tyre në luftën kundër regjimit kriminal serb(akuzë kjo shumë denigruese si për shtetin e Kosovës ashtu edhe për vetë bartësit e institucioneve të shtetit e që ishin ish udhëheqësit e Ushtrisë çlirimtare)...

Raporti i Dik Martit para këshillit të europës akuzonte si kriminel lufte hiq më pak se Hashim Thaqin-ish drejtor i drejtorisë politike të UÇK-së,njeriun kyq e të gjitha zhvillimeve politike të Kosovës së para luftës,gjatë luftës,e pas luftës,i cili në atë moment mbante postin e kryeministrit të vendit...
Akuzat e Dik Martit,për shtetin e ri të Kosovës(kishte vetëm dy vjet jete të pavarur) dhe shoqërinë kosovare ishin sa tronditëse,aq edhe të pabesueshme.Si të tilla atëherë i pat cilësuar edhe i akuzuari kryesor i atij raporti(kriminal) edhe Hashim Thaqi kryeministër i vendit i kohës!...Bile Hashim Thaqi atëherë pat premtuar publikisht se do të ngriste një aktakuzë ndaj Dik Martyt,për shifjet e tij,siç e pat cilësuar në fillim kryeministri Thaqi raportin e tij...Veçse përveq premtumit publikisht,për akuzën,atë Thaqi nuk e bëri asnjëherë(nuk dihet shkaku,vendosi të heshtte dhe ta injoronte atë raport mbase i këshilluar nga këshilltarët e tij)...

Vitet iknin dhe herë pas here përmendej edhe raporti i Dik Martyt,i cili nga të akuzuarit trajtohej si një gënjeshtër dhe asgjë tjetër?!...
Në anën tjetër bashkësia ndërkombëtare e instaluar në Kosovë(edhe nëpërmes të ambasadave) para mbajtjeve të zgjedhjeve nacionale(që në Kosovë për shkaqe që dihen zhvilloheshin puthuajse pa kaluar dy vite) u bënte thirrje ish komandantëve të luftës(emrat e të cilëve bënin pjesë në raportin e Dik-ut)që të iknin nga politika dhe të mos merrnin pjesë në zgjedhje dhe rrjedhimisht në politikë,ata sërish e sërish do të merrnin pjesë në zgjedhje dhe natyrisht se do t‘i fitonin ato dhe kështu vazhdonin jetën e tyre politike...

Dhe po të njejtit do të bënin presion(në vitin 2015)mbi deputetët e kuvendit,që ata të votonin në kuvend themelinin e Gjykatës ndërkombëtare që do t‘i gjykonte krimet e luftës në Kosovë,krime këto që në raportin e Dik Martyt thuhej se i kishin kryer ata vetë?!...
Sikur politikanët e Kosovës të dëgjonin këshillat e vendeve mike dhe gjatë këtij dhjetëvjetori(qëkur u zbardh raporti i Dik Martyt,dhe të iknin nga politika,tash Kosova dhe politika e saj nuk do të pësonin tronditjen që e pësuan?!...Por,jo ata si mushka ngulnin këmbë se raporti i Martyt ishte i rremë dhe Gjykata speciale do të ikte pa gjykimin e tyre?!...

Dëmi i shkaktuar vendit,dëmi politik,është kolosal...Presidenti i vendit,ka premtuar se sot do t‘i drejrohet popullit dhe do të tregojë se si do të zhvillohen gjërat në vazhdim?!...Do të jep dorëheqje nga posti apo do ta mbajë edhe mëtutje postin e presidentit të vendit pritet të shihet!...
Këmbëngulja vetëm në të vërtetën e tij,kësaj radhe nuk do t‘i nuk do t‘i ndihmojë as atij as vendit?!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat