Klithmat e ditës dhe pushteti i vjedhur i 30 qershorit....

Opinione

Klithmat e ditës dhe pushteti i vjedhur i 30 qershorit....

Nga: Agim Jazaj Më: 28 qershor 2020 Në ora: 15:01
Agim Jazaj

Zgjedhje të parakohëshme kanë zhvilluar gjithë vendet e rajonit, fqinjët tanë si: Mali i Zi, Greqia, Kosova e një gjaku, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, me qeveri: Kujdestare, teknike...

Ja modelet, tek pragu i derës!

Zerat e arsyshëm, të elietës shqiptare klithin me të madhe; dje për hatanë e sotme dhe greminën e pa shmangëshme, nga marrëzia e të marrëve!...

Mirëpo, i marri nuk dëgjon arsyen, po frymëzohet nga të marrët, marrëzia...

-29 Vjetori i PS dhe 30 Qershori i “Rilindjes”!

“Ndeshja” me veten, pa arbitër, dhe pa dekret të presidentit të Republikës: zgjedhjet e 30 Qershorit 2019, përfunduan me rezultatin: 8 me 2! Me bilancin rrithërues, me rekorde Kriminale:

4 Kryebashikak, të përzgjedhur nga syri dhe “sita” e Lider-Kalanderi!...

*Në Shqipërizën tonë hallemadhe, në harkun e Qeverisje- Ç’qeverisje të “Rilindjes”: humbësi tundet fitues dhe fituesi shpallet humbës!

Ky bilanc rezulton thjeshtë edhe me një tregues: 20 % e votuesve e përqafuan dhe 80 % e refuzuan fars-votimin e 30 Qershorit!...

Ose më shqeto e thjeshtë”. Në 10 persona: 2 votuan dhe 8 e nuk votuan, i kundërshtuan zgjedhjet fars. Pa hyrë në hesape të tjera, mbushjen e kutive me fletë votimi, votat e pa vlefshme, votuesit- protestues, duke e tkurrur edhe më shumë rezultatin!

Përgjatë fushatës fars, të votimit, pa garues; të 30 qershorit, shumë zëra të çmuar, pjesë elitare e shoqërisë shqiptare, i apeluan fortë shoqërisë, publikisht, deri duke u bërë pjesë e ndërprerjes së këtyre votimeve-abuzimeve.

Këta njerëz publik, habitën shumë skeptik, deri shqyen edhe syt: “Nuk i pan në qëndrat e votimit me “sopatë e me hanxhar, dyfekët lidhur me gjalm”, për t’u përleshur me votuesit që shkuan e votuan me instikt, duke mbajtur peng edhe të ardhmen e tyre, po dhe të pasardhsësve të tyre!

Hall i madh i kësaj shoqërie të vogël.

Në shoqëritë e zhvilluara; ka fuqi arsyeja, fjala: Nuk hyn në punë marrëzia, palla!

Dhe aty; “ku përfundon fjala, duhet përdorur palla”-thot filozofia e lashtë.

Por, zeri i asyeshëm, me logjikën e shëndosh, pa mëdyshje u dëgjua nga gati mbi 80 përqind e shqiptarëve, me të drejtë vote, të cilët ju bashkuan apelimit të tyre, duke mos shkuar në qëndrat e votim-abuzimit, ku nuk numërohen, po ngatërrohen votat, për gati 3 dekada, kundërshtuan hapur Marrëzinë e Lider- Kalanderit të “Rilindes”!

Zeri apelues i elitës shqiptare- me klithma të forta, u dëgjua, “vota” e hapur e tyre, u numërua nga shoqëria shqiptare, e rezultuar në Bilancin drithërues, në tabelat e votimeve: 8 me 2.

Ndonëse pa garë e garues: “Rilndja” dhe pse kastrepset, me hundën në qiell e b... në diell, ka hyrë në uji, qoftë dhe në qarqe të rëndësishme, publikojnë tabelat si në: Tiranë, Durrës, Vlorë, ku “liderët” e tyre, kanë një defiçit, tkurrje të madhe edhe brënda vetes, pa garë, qoftë në raport me zgjedhjet e vitit 2015, po edhe me zgjedhjet e vitit 2019!

Në asnjë vend fqinj, ballkanik e le më në Europë nuk Vidhet Vota, përveçse në Shqipërizën tonë halle madhe që aspiron të hyjë në Europë, duke vjedhur Votat- Vjedhur Pushtetin! As të mos na hajë Hunda! Negociatat për në Europë, na u hapën në një kohë me Kroacinë dhe Kroacia i përmbushi shumë shpejtë standardet dhe është bërë pjesë e Europës, vite më parë. Serbisë ju hapën negociatat më pas Shqipërisë, edhe Serbia shkoi përpara nesh, dhe ne kemi mbetur te “Ura e Qabes”.

Prapa nesh ishte edhe Maqdonia me bashkësi –komunitete të ndyshme, po shkon shumë më përpara Shqipërisë, duke aplikuar edhe Qeverinë Teknike për zgjedhje e parakohëshme, ku nuk njihet vjedhja e Votave!

Në shoqërinë e trumatizuar nga politika e degraduar - kriminalizuar edhe ato vyrtyte të trashaguara në breza, u rrënuan, degraduan dhe u zvendësuan: Vyrtyti me Vesin, Ëngjëlli me Djallin, Besa me Pa besinë, Dija me pa Dijen, Dorëheqja me Kokëheqjen.

Humbja lexohet Fitore dhe Dështimi trumbetohet Sukses!...

Edhe Votimi- Dështimi fars i 30 qershorit, në 29 vjetorin e PS, “Rilindjes”, pa mëdyshje kishte impaktin edhe të këtyre njerëzve publik, zërin e arsyes: “Të dëgjohen dhe të udhëheqin të diturit”!

Tek ne Udhëheqin të Marrët!

Në 29 Vjetorin e “Rilindjes”- shumë socilist mbeten të zhgënjyer, fatkeqsisht ende të keqpërdorur nga pushteti i hileqarve, haleqarve, zullumqarve dhe grabitqarve...

Klithmat e ditës, nga mendje Artët dhe shpirt Ndriturit, Elita e Shoqërisë, APELOJNË. për t’u ndarë nga pushteti abuzues -“Rilindist”:

***

Prof. Artan Fuga

Prof. Përparim Kabo

Prof. Etmond Dragoti

Prof. Paskal Milo

Prof. Moikom Zeqo

Prof. Aurel Plasari

Prof. Neritan Ceka

Prof. Kastriot Islami

Prof. Arben Malaj

Prof. Agron Gjekmarkaj

Prof. Elmaz Sherifi

Prof. Ledio Bianku

Arta Dade

Marko Bello

Zija Çela

Bardhyl Londo

Fatos Lubonja

Nikoll Lesi

Kim Mehmeti

Veton Surroi

Engjëll Musai

Artur Zhei

Andi Bushati

Andi Bejtaj

Qamil Xhani

Ylli Rakipi

Alfred Lela

Ylli Manjani

Ylli Dylgjeri

Luan Rama

Enton Abilekaj

Robert Budina

Robert Rakipllari

Nertitan Liçaj

Bujar Kapexhiu

Etmond Budina

Mirush Kabashi

Taulant Dedja

Tonin Çobani

Agim Nesho

Flutura Açka

Mark Marku

Rudi Erebara

Besnik Mustafaj

Koço Kokëdhima

Ardian Isufi

Sonila Meço

Arben Manaj

Andis Harasanaj,

Erjon Kristo etj, etj

A duhet të ishin dëgjuar e vlerësuar këtë zëra, me klithma të hershme; nga Qeveria e “Tepsisë:- Shurdhmemece, nga Kryeministri kryeneç dhe Shoqëria Shqiptare?!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat