Hapja e P.D.-së, në funksion të largimit të Edi Ramës!

Opinione

Hapja e P.D.-së, në funksion të largimit të Edi Ramës!

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 28 qershor 2020 Në ora: 16:05
Qamil Gjyrezi

P.D. partia më e madhe në opozitë, forca politike liberal-demokrate ku i kanë shpresat të gjithë dhe tek Zoti Lulzim Basha, ka hapur procesin për propozimin e kandidatëve nga antarësia, një antar-një votë. P.D. mbyll cdo hapsirë për deputetët “tradhtarë” duke përjashtuar nga procesi “shkelësit e statutit”, por për kritikët e zotit Basha, dera e P.D.-së “dera do të jetë e hapur” dhe për të gjithë ta që duan të kontribojnë në fitoren e PD-së, nga shoqëria civile, bota akademike dhe shtresa të caktuara që besojnë tek P.D. dhe zoti Basha!?

Hapja e procesit për propozimin e kandidatëve nga antarësia është përshëndetur edhe nga politika ndërkombëtare. Republikanët amerikanë, Z. Thibauld Muzeurges shpreh konsideratën e tij të lartë për procesin zgjedhor që P.D. po ndërmerr brenda rradhëve të saj, për të zgjedhur nga anëtarësia kandidatët për deputetë dhe kryetarë bashkish  dhe deputeti britanik konservator Alex Shelbrooke, vlerëson vendimin e Bashës për përzgjedhjen e kandidatëve.

Këta konsiderata të politikanëve të djathtë britanikë dhe amerikanë, janë shumë të rëndësishme jo vetëm për hapjen e procesit të propozimit të kandidatëve  për deputet nga antarësia, por edhe për mbështetjen që do t’i japin P.D.-së për fitoren në zgjedhjet kombëtare dhe lokale, por edhe në qeverisje për rivendosjen e demokracisë në Shqipëri dhe realizimin e një seri reformash të kërkuara nga B.E., për celjen e negociatave, rikthimin e shpresës që ky vend do të bëhet i jetueshëm për të gjithë, vecanërisht, për brezin e ri.

Kam besim se edhe opinion i brëndshëm, shoqëria civile, bota akademike, media, biznesi i madh dhe i vogël, studentët dhe të gjithë ata që besojnë tek P.D., Basha dhe opozita e bashkuar, do ta mbështesin këtë nismë politike të vecantë.

Kam besim gjithashtu se institucionet drejtuese, të P.D.-së, pavarësisht se do të jenë të “hapin dyert” për “kritikët” e P.D.-së, nuk duhet të “mbyllin dyert” të gjithë që e mbështetën në 7 vite, me ambicie për ta përfaqësuar P.D.-në në parlamentin shqiptar dhe qeverisjen e ardhshme. Gjatë këtyre viteve në opozitë të vecantë dhe të pabarabartë me sundimin autoritar të “Rilindjes”, janë promovuar shumë figura të pastra, patriotë dhe profesionistë që mund të marrin përsipër reforma të mëdha, për ta nxjerrë Shqipërinë nga kjo gjendje alarmante ku e cuan Rilindasit. Në këtë kontekst duke i’u referuar edhe eksperiencës së Partive Popullore Europiane dhe të Djathtës amerikane duhet të bëhet një koordinim, në mes të atyre që rrezistuan dhe aspirojnë ta përfaqësojnë P.D.-në në sfidat e ardhshme 2020-2030 dhe disa ish-drejtuesve të P.D.-së që i kanë bërë dëme kësaj force jo vetëm në qeverisjen 2005-2013, por edhe e “lëshuan” dhe e “abandonuan” në momentet më kritike të një opozite të vecantë.

Politika nuk është institucion kërkimor shkencor, as vend ku shkruhet letërsi e poezi, as vend ku plotësohen kërkesat e “lagjeve të caktuara” dhe teka individësh për përfaqësim! Politika aktuale, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën, është përballje me problematikat e përditshme të votuesve, njerëzve, ekonominë, arsimim, shëndetësinë që janë në një gjendje pothuajse të mjerueshme, deri pa bukë në Shqipëri!

Në këta vite në opozitë, personalisht kam respekt për shumë “profile politike” të përfaqësuesve të P.D.-së dhe Liderit Lulzim Basha, që japin realisht shpresë për realizimin e projektit për një Shqipëri më të mirë!

Hapja e P.D.-së, propozimi i kandidaturave nga antarësia, duhet të zhvillohen në funksion të largimit të Edi Ramës dhe sjelljes së shpresës për të gjithë.

Largimi i një Kryeministri që është në “grahmat” e fundit, por akoma përpiqet me “zullumet e tija” të mbijetojë në pushtet është domosdoshmëri për fitoren bindëse të PD-së dhe opozitës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat