Pse duhet të jap dorëheqje Thaçi?

Opinione

Pse duhet të jap dorëheqje Thaçi?

Nga: Agim Vuniqi Më: 28 qershor 2020 Në ora: 18:07
Agim Vuniqi

Hamendësimet a duhet të ofrojë dorëheqje Thaçi apo jo, të bëra publike janë dekurajuese dhe zhgënjyese. Politika është shkencë shoqërore, që vënë standarde demokratike, jo juridike, për sjelljen e liderit në shoqëri, pra barasvlerësimi i një qytetari të zakonshëm dhe i një lideri nacional është në parim i gabueshëm dhe tragjik, sepse në rastin konkret aktakuza iu ka ngritur presidentit, për shkelje te ligjit penal vendor për krime kundër njerëzimit. Përndryshe krimet kundër njerëzimit janë vepra të caktuara që janë kryer qëllimisht si pjesë e një sulmi të gjërë dhe sistematik kundër çfarëdo qytetari ose të një pjese të identifikueshme të një popullate civile.

Procedimi i parë për krimet kundër njerëzimit u zhvillua në gjyqin e Nurembergut. Krimet kundër njerëzimit janë ndjekur penalisht nga gjykatat tjera ndërkombëtare, si për shembull, Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve për ish Jugosllavinë, Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve për Ruandën dhe Gjykata Penale Ndërkombëtare, si dhe në ndjekjet penale vendore.

Ligji i krimeve kundër njerëzimit është zhvilluar kryesisht përmes evolucionit të së drejtës zakonore ndërkombëtare. Meqë aktakuza nuk ka marrë ende formën zyrtare, por deklarative, Thaçi duhet të zhveshë uniformën e liderit dhe atë të ushtarakut, për tu mbrojtur si qytetar, pra në rastin konkret nuk është në pyetje fati i individit, por fati i shtetit. Thaçi duhet të jep dorëheqje patjetër për të dëshmuar pafajësinë individuale dhe të bashkëpunëtorëve të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat