Edhe kësaj radhe serbët festuan humbjen e qind për qind në Betejën e Kosovës

Opinione

Edhe kësaj radhe serbët festuan humbjen e qind për qind në Betejën e Kosovës

Nga: Ragip Guraziu Më: 29 qershor 2020 Në ora: 07:27
Ragip Guraziu

Kosova është ''Zemra e Shqiptarisë'', Lugina e Preshevës, Çamëria dhe Veriu i Mitrovicës 'Zemrat e Kosovës'.

Kosova është shpallë shtet me Kushtetutën e saj që nga data dhe viti, 17 shkurt-2008-ta, dhe tokë Arbnore ka qenë gjithë dhe me dhunë është ndarë Kosova, tani kthim mbrapa nuk ka më. Shteti i Kosovës ka zgjedhur rrugën e saj, e cilën rrugë tani dihet. Kët rrugë e zgjodhi Lufta e UÇK-së, si luftë e ''Shenjtë'' me aleatët e saj, NATO, dhe tani Kosovën si shtet e kanë njohur mbi  njëqind e dhjet shtete, dhe PIKË.

Këtë e dëshmoi edhe Diplomati suedez, Carl Bildt

Bildti vajton humbjen e serbëve në Betejën e Kosovës: Ata ende janë të shqetësuar

Diplomati suedez, Carl Bildt, e ka bërë një postim në Twitter, ku e ka krahasuar humbjen e serbëve në Betejën e Kosovës me një humbje të suedezëve kundër Rusisë në shekullin e tetëmbëdhjetë.

Amerika ka qenë dhe është partnere e Kosovës përgjithmonë...

Pas fitores së Donald Trump, si i pari i Amerikës, ju entuziazmoi ju, kishat sllave te juat dhe partinë e Sheshelit. Ju tani pa një pa dy ,nuk hezituat të jepni deklaratë fëmijshës, si një fëmijë që nis të shqiptojë fjalët e para kur fillon të flasë për herë të parë.

Patriarku serb, Irinej, vazhdon ta quajë Kosovën “Jerusalem të Serbisë”, ndërsa deklaron se Kosova edhe mund të jetë humbur, por “këtë nuk do ta pranojmë”.

Më tej, Irinej për mediat serbe ka thënë se humbja e Kosovës ka ardhur në mënyrë të dhunshme, dhe në po të njëjtën mënyrë do ta kthejmë. Kështu keni thënë, pra?!

Po shifet se kështu juve jo rastësisht, Serbinë e quajnë shtet i dhunshëm, dhe kriminelin e juaj po e quajnë kasapi i Ballkanit. Dhe keni dëshmi se t? gjitha luftërat që i bëtë në territorin e Jugosllavisë, të gjitha kanë qenë apo janë zhvilluar me dhunë dhe masakra, vrasje masakrime e keqtrajtime...

Me ata që keni jetuar gjatë, i masakruar, i përdhunuat, i vrajt dhe i dëbuat nga trojet e veta

''Ne kemi jetuar gjatë me shqiptarët dhe nuk kemi pasur probleme, por njëfarë politike i ka bërë ata më të guximshëm që të dëshirojnë dhe tentojnë që na marrin vendet tona të shenjta dhe t’i paraqesin si të vetat”.

“Kosova nuk është vetëm gjeografi, është Jerusalemi ynë, toka jonë e shenjtë, gjithçka që është rrënjë e kulturës dhe historisë serbe gjendet në Kosovë”, tha Irinej. Tanjug.

Përgjigjeja e autorit të shkrimit, i parashtroi një pyetje, Patriarku serb, Irinej, nëpër mes të një letre të hapur, para 4 viteve

Po ato territore dhe ato toka, që po quhet deri te ''Molla Kuqe'', Nishi, Zajeqari, e deri andej, kush jetoi ne ato toka, kujt ishin ato toka dhe kënd e larguat ju nga ato toka me dhunë, gjithnjë me dhunë, nga andej?! Jeni në dijeni se sa toka shqiptare keni zaptuar edhe sot territore shqiptare i mbani me dhune brendapërbrenda Serbisë, dhe kjo medoemos ju shqetëson, edhe bashkim kombëtare i shqiptarëve ju shqetëson, dhe nuk ju le rehat se i keni Kosovës dhe mbar popullit kombëtarë shqiptare, borgj shumë dhe një ditë ato toka dhe troje do t'ju kthehen shqiptarëve.

A patën arsye çetnikët e Korpateve t'i gëzohen fitores se Trumpit në 2014

Udhëheqësi i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel, dhe bashkëpartiakët e tij kanë bartur bluza me fotografinë e Trumpit, pas fitores së të cilit udhëheqësi i radikalëve ka thënë se “zemra i është bërë mal sa Zlatibori”

Por, përfaqësuesit e opozitës së profilizuar pro-evropiane nuk kanë gjetur asnjë arsye për optimizëm të nacionalistëve vendorë. Zoran Zhivkoviq, udhëheqës i Partisë së Re, thotë se nuk e kupton se pse duhet Serbia t’i gëzohet fitores së Trumpit.

“Nuk shoh arsye që të gëzohemi për këtë. Kushdo që të jetë president i SHBA-së, nuk do të ndryshojë thelbësisht raporti i kësaj fuqie të madhe ndaj Serbisë, ndaj Ballkanit dhe Evropës”, thotë Zhivkoviq.

Ndërkohë, lideri i Lëvizjes Fuqia e Serbisë, Bogolub Kariq, një person me aktakuzë, është lavdëruar në një tabloid vendor se është mik i mirë me presidentin e sapozgjedhur më shumë se 30 vjet dhe ka deklaruar se “Trumpi ka paralajmëruar mundësinë që me Putinin të takohet në samitin e Beogradit”.

Tabloidet në Serbi, ndërkaq, kanë publikuar në faqet kryesore titujt “Trump mund të na kthejë Kosovën”, “Shqiptarët e zhgënjyer për humbjen e Clintonit”, “Putin dhe Trump na e kthejnë Kosovën”.

Por, analistët në Beograd thonë se nuk e kuptojnë “shpresën se republikani Trump do të ndryshojë politikën ndaj Serbisë, në fakt ndaj qëndrimit të saj për mospranim të Kosovës”, marrë parasysh siç thonë “se Kosova e ka shpallur pavarësinë e saj pikërisht në kohën e administratës republikane të George Bushit, e cila e para e ka njohur”.

Tani, Kosova është shpallë shtet me Kushtetutën e saj që nga  data dhe viti,17 shkurt-2008-ta, dhe  tokë Arbnore ka qenë gjithë dhe me dhunë është ndarë Kosova,tani kthim mbrapa nuk ka më. Shteti i Kosovës ka zgjedhur rrugën e saj, e cilën rrugë tani dihet. Këtë rrugë e zgjodhi Lufta e UÇK-së, si luftë e ''Shenjtë'' me aleatët e saj, NATO, dhe tani Kosovën si shtet e kanë njohur mbi  njëqind e dhjet shtete, dhe PIKË.

Kosova është ''Zemra e Shqiptarisë'', Lugina e Preshevës, Çamëria dhe Veriu i Mitrovicës 'Zemrat e Kosovës'.

Kosova është shpallë shtet me Kushtetutën e saj që nga  data dhe viti,17 shkurt-2008-ta, dhe  tokë Arbnore ka qenë gjithë dhe me dhunë është ndarë Kosova, tani kthim mbrapa nuk ka më. Shteti i Kosovës ka zgjedhur rrugën e saj, e cilën rrugë tani dihet. Kët rrugë e zgjodhi Lufta e UÇK-së, si luftë e ''Shenjtë'' me aleatët e saj, NATO, dhe tani Kosovën si shtet e kanë njohur mbi  njëqind e dhjet shtete, dhe PIKË.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat