Të kërkohet përjashtimi nga ky proces të Prokurorisë në Hagë

Opinione

Të kërkohet përjashtimi nga ky proces të Prokurorisë në Hagë

Agim Krasniqi Nga Agim Krasniqi Më 29 qershor 2020 Në ora: 09:13
Gjykata Speciale

Duke marr për bazë prishjen e besimit ndaj Prokurorisë së Dhomave të Specializuara, si pasojë e kumtimit të lajmit me të dhëna personale ende pa u konfirmuar aktakuza nga Gjykata, edhe këtë dy ditë para takimit në SHBA, ku kësisoj është shkelur rregullorja e kësaj Prokurorie dhe Gjykatës dhe për shkak të veprimeve politike, të një anshme dhe tendencioze nga ana e tyre, Presidenti Thaqi do duhej ti drejtohej Këshillit Gjyqësor të Republikës së Kosovës pjesë e së cilës është edhe Prokuroria Speciale dhe Dhomat e Specializuara, me kërkesë për përjashtimin e tyre nga kjo lëndë dhe kalimin e kësaj lënde për shqyrtim të më tutjeshëm në Departamentin Special që merret po ashtu me krime lufte, organe po ashtu të Gjykatës Speciale dhe Prokurorisë Speciale në Prishtinë.

Kjo për shkak se, jo vetëm z. Thaqi por edhe opinioni publik në Kosovë, e ka humbur në tërësi besimin tek kjo Gjykatë në Hagë, sepse dyshohet që veprimi i saj ishte në shërbim të qarqeve antishqiptare. Prandaj është e domosdoshme, duke u bazuar në parimin e shqyrtimit të drejtë dhe të pa anshëm gjyqësor dhe duke vendosur besimin e palëve dhe qytetarëve, që të bëhet ndryshimi apo përjashtimit nga ky proces të kësaj Prokurorie në Hagë.

Pastaj Institucionet relevante të Republikës së Kosovës, po nga kjo Prokurori dhe Gjykatë, duhet kërkuar përgjegjësi dhe llogaridhënie për dëmin që ja kanë shkaktuar Republikës së Kosovës në rrafshin e brendshëm e në veçanti në atë ndërkombëtar, sepse i gjithë opinioni publik e priste me shumë optimizëm takimin e 27 Qershorit në Uashington. Gjë që si pasoj e veprimeve puro politike dhe në shërbim të qarqeve antishqiptare, u dëmtua procesi i përfundimit të dialogut Kosovë-Serbi, i cili pritej të qonte në një marrëveshje finale dy palëshe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat