Apologjia shqipëtare ska fund. Por çfarë duhet bërë që së paku ti vijë era se është kah fundi.

Opinione

Apologjia shqipëtare ska fund. Por çfarë duhet bërë që së paku ti vijë era se është kah fundi.

Nga: Prof. Sejdi Demiri Më: 29 qershor 2020 Në ora: 11:20
Prof. Sejdi Demiri

Në raport individ ndaj individit çdo herë fajin e shohim tek tjetri e jo te vetvetja dhe nuk kemi guximin ti themi njëri tjetrit drejtëpërsëdrejti atë që mendojmë por atë e bëjmë pas shpine dhe përgojojmë me të tjerët, gjë që nuk duhej të jet tipar (adet) i Shqipëtarit. I duartrokasim atij dhe i thurrim vargje (bile e këndojm edhe me çifteli) që duhet të na udhëheqë dhe të cilin (në të shumtën e rasteve) unanimisht e votojmë, por në mbrendin e thellë hudhim gurë dhe ja dëshirojmë debaklin sa ma të shpejt. Mendojmë se jemi më i mirë dhe më i aftë se tjetri, edhe atë në çdo lëmi të veprimit, por vet nuk kemi vizion dhe kapacitet të bollshëm ta dëshmojmë atë. Ndaj atij TJETRIT, të ndryshëm nga vetvetja shpesh ngritim zërin dhe е ofendojmë me apo pa argumente, kurse kur jemi përball të një TJETRIT (të ndryshëm jo vetëm nga vetvetja por edhe nga gjuha etj.) atëherë bëhemi engjëll (melek) dhe shajmë atë TJETRIN (të afërmin tim), për të cilin themi se është analfabet, pa kulturë, i egër e fjalë të tjera pejorative, me një fjalë të gjitha të këqijat që ai TJETRI më von i përdorë në arsenalin e vet kundër personit në vetën e parë.

Nuk u bashkova unë dhe një tjetër për ta ngrit dhe përkrahë një të tretin, por kur shoh se u bashkuan dy tentoj ti prish mes vehte. Të paditurin e afroj afër vehtes për të mbetur Unë gjithmonë në pozitë dhe si shpërblim i ofroj postin të cilin as ëndër se ka pa e ai nesër merr në qafë një numër të konsiderueshëm të nevojtarëve të cilët presin se Ky do të ju shërbeј që ata të jetojnë më mirë.

Katër apo pesë pika kryesore partitë politike si ato në pushtet ashtu edhe ato në opozitë, i kanë pothuajse të njëjta në plan-programet partiake këtu në vendin tonë por edhe më gjërë në trojet tjera shqipëtare: ndërtimi i një shteti demokratik dhe ligjor, lufta kundër korrupsionit, ngritja ekonomike e vendit......(në RMV i shtohet edhe përfaqësimit adekuat, arritja e barazisë në shtet, jo pjesë e shtetit por shtetformues e tj.).

Po si është e mundur, nëse të gjithë pretendojmë që ti arrijmë këto vlera dhe prapë se prapë ngecim. Eh ngecim sepse neve nuk e duam demokracinë, neve na konvenon anarkia, për të pas mundësi të vetpasurohemi, të bëhemi më të fortit, më të pandershëm, hajdutë, maskarenjë e tj. e tj. E mandej fajin ja hudhim të TJERËVE, se ata na pengojnë në rrugëtimin e drejtë. Mëkatet paguhen dhe shlyhen në këtë botë e jo në botën e amëshueshme, nga ajo ore, bashkohuni, vetdijsohuni që ta arrijmë një stadium ku do të mund të jetojmë më mirë në një shtet të drejtë, me mirëqenje të lartë, e atëhrë garoni dhe tregoni se jeni më të mirë se të tjerët. Ne tani (kudo në trojet tona) jemi në pikën ZERO, e mos pritni se të tjerët do të na vlersojnë me notë ma të lartë. Nuk janë të rastit ndodhit e fundit politike, ato janë si rrjedhojë e paaftësisë tonë për shtetformim dhe mos të vetëmbrohemi se ne jemi të nënvlersuar, të poshtruar nga të tjerët, por të shihemi në pasqyrë dhe ti përveshim mangët deri sa nuk është bërë tepër vonë e të mbetemi kombi më apologjikë në rruzullin tokësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat