Të përkrahet kandidati shqiptar për Kryeministër, BDI në opozitë

Opinione

Të përkrahet kandidati shqiptar për Kryeministër, BDI në opozitë

Nga: Ejup Berisha Më: 29 qershor 2020 Në ora: 12:15
Ejup Berisha

Bashkimi Demokratik për Integrim-BDI si subjekt politik është simpatizuese dhe ithtare e madhe e ofrimit dhe nënshkrimit të kontratave politike me qytatarët shqiptar këtu në RMV atëher këtij subjekti politik po ia propozoj dy kontrata për nënshkrim. Siç dihet BDI qytatarëve shqiptar disa here u ka propozuar, prezentuar dhe ofruar kontrata për projekte të caktuara politike dhe i ka nënshkruar njëanshëm vetë ato si palë pa prezencën e qytatarëve shqiptar atëher un Bashkimit Demokratik për integrim dhe qytetarëve shqiptar ju propozoj që të nënshkruajnë një kontratë në funkcion të zgjedhjeve të radhës të parkoshme parlamentare që pritet të mbahen më 15 korrik të këtij viti këtu në vendin tonë.

Palë e parë nënshkruese e kontratës së parë do të jenë qytetarët shqiptar e palë e dytë nënshkruese poqëse shpreh dëshirë dhe vullnet do të duhet të jetë Bashkimi Demokratik për Integrim apo BDI e Ali Ahmetit. Me këtë kontratë të dyja palët kontraktuese obligohen që ta përkrahin njëra tjetrën në funkcion të mbarvajtjes së zgjedhjeve dhe të arritjes së objektivit për marrjen e postit të Kryeministrit për herë të parë nga një shqiptar këtu në RMV. Qytetarët shqiptar me kontratën obligohen që ta përkrahin Kandidatin për kryeministër të parë shqiptar ndërsa BDI nga ana e saj obligohet që pas kumtimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakoshme parlamentare të 15 korrikut të shkoj në opozitë.

Pra kontrata e propozuar për nënshkrim qytatarët shqiptar i obligon që ta përkrahin kandidatin shqiptar për Kryeministër edhe pse deri tani nuk është e çartë procedura apo dhe varianti se si Kandidati për Kryeminstër të parë shqiptar i propozuar dhe i promovuar nga BDI Z.Naser Zyberi do të mund ta merr mandatin nga ana e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut pas përfundimit të zgjedhjeve dhe pas kumtimit të rezultatevr përfundimtare nga KSHZ, pasiqë Z. Ziberi nuk është as Lider i BDI-së e as nuk është në listat e kandidatëve për deputet të Bashkimit Demokratik për Integrim. Nga ana tjetër Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë së Veriut përcakton se mandati për formimin e Qeverisë i besohet Liderit të Partisë apo liderit të grupimit të partive- koalicionit që kanë fituar më së shumti mandate deputetësh në Kuvendin e Republikës në zgjedhjet e fundit Parlamentare.

Nga ana tjetër pasiqë Naser Zyberi nuk është lider Partie është e domosdoshme që të inicohet nënshkrimi edhe i një kontrate tjetër politike ku subjekte nënshkruese do të jenë Bashkimi Demokratik për Integrim si subjekt juridik dhe Kandidati për Kryeministër shqiptar Z.Naser Ziberi si subjekt fizik. Me kontratën e dytë Ali Ahmeti aktualisht Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim duhet të pajtohet që të jep dorëheqje nga posti i të parit të Partisë me qëllim që ti hapet rruga kandidatit për Kryeministër shqiptar që të mund ta arrijë kushtin kushtetues që të njëjtit të mund ti besohet apo dhe ti jepet mandati për formimin e Qeverisë së re nga ana e Presidentit të shtetit. Përndryshe si do të mund ta merr mandatin e Kryeministrit Z.Zyberi.

Siç thashë edhe më herët Partia e Ali Ahmetit duhet ta shpjegoj procedurën se si do të mund ti ndahet mandati Z.Naser Ziberi nga ana e të parit të shtetit Z. Stevo Pendarovski sepse ajo nuk ka shpjeguar akoma asgjë deri tani lidhur me këtë qështje e në politikë për të qenë gjërat më të qarta ato duhet që të sqarohen nga ptopozuesit. Edhe pse kur jemi te propozimi i Kryeministrit prej rregullës që kandidati të jetë lider partie ka pasur edhe përjashtime siç është rasti me zgjedhjen për Kryeministër të Qeverisë të Hari Kostovit në vitin 2004.Prandaj siç thashë Z Ali Ahmeti duhet të pajtohet që të jep dorëheqje dhe tia lëshon postin e tij Kandidatit për Kryeministër Naser Zyberi.

Më duket se në këtë lavirint aventurash BDI-në sërish në mënyrë diletanteske dhe naive pa ndonjë sçarim meritorë dhe serioz e kanë futur në lojë të ashtuquajturit ekspert politik dhe juridik të kësaj partie në krye me Artan Grubin. Pra nuk mjafton vetëm që të propozohet Kandidati për Kryeministër por më e rëndësishme është që BDI duhet ti shpjegoj mëmyrat dhe procedurat se si do ta realizojë idenë apo tani më projektin për ta bërë Kryeministrin e parë shqiptar. Kështuqë tani për tani unë vetëm do ta inicoj nënshktimin e Kontratave të sipërpërmendura ndërsa po unë pres dhe shpreh bindjet se subjektet e thirrura që ti nënshkrujnë ato kontrata do të pajtohen me tekstet dhe kushtet e arritjes së marrveshjeve e ato janë: Që qytetarët shqiptar ta përkrahin Kandidatin për Kryeministër të parë shqiptar, që BDI pas 15 korrikut të kalojë në opzitë, Ali Ahmeti të jep dorëheqje nga posti i të parit të BDI-së dhe ai post ti takojë Naser Zyberit me qëllim që ky i fundit të mund të bëhet Kryeministri i parë shqiptar në RMV.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat