Teki Dervishi, gazetar, shkrimtar, shok i sinqertë dhe mikpritës i shkëlqyer

Opinione

Teki Dervishi, gazetar, shkrimtar, shok i sinqertë dhe mikpritës i shkëlqyer

Nga: Rexhep Torte Më: 29 qershor 2020 Në ora: 17:52
Në fotografi Teki Dervishi dhe Rexhep Torte

Teki Dervishin për herë të parë e  takova në vitin 1967 në Prishtinë, kur isha  kryetar i Shoqatës Letrare-Muzikore “Përpjekja” e studentëve shqiptarë që studjonin në Beograd.

Kisha shkuar nga Beogradi në Prishtinë për tu takuar me gjakovarin Ali Gojani, që ishte kryetar i SHKA “Ramiz Sadiku”, shoqëri kulturo-artistike  e studentëve të Prishtinës.

Qëllimi i vizitës simë ishtë për të mbarështruar aktivitetet tona studentore, sepse  Shoqata  Letrare- Muzikore “Përpjekja” përgatitej ta shënojë 10 vjetorin e themelimit, ndërsa SHKA “Ramiz Sadiku” ishte duke përgatitur dramën “Trimi mirë me shokë shumë” të Sulejman Pitarkës, me regji të Krist Berishës, në vigjilje të 500 vjetorit të lindjes së Skenderbeut.

Teki Dervishëin u takova në banesën private ku banonte edhe Ali Gojani me disa shokë të tjerë studentë.

 Atë natë flejta në atë banesë, dhe më kujtohet si sot ai mëngjez, kur ishim zgjuar tërë banorët  e asaj banese dhe secili përgatitej  për ta nisur ditën e re me obligimet që i kishte.

Atë mëngjez e pashë Teki Dervishin  në paradhomë ndërsa ishte  drejtuar para pasqyrës dhe ofsnante nga dhebja e dhëmbëve si pasojë e burgut të vuajtur në Goli Otok, në burgun më të keq në ish Jugosllavi.

O dibran këtë dhembje e kam një nga peshqeshet e atij burgu famëkeq, më tha Teki Dervishi .

Gjatë bisedësqë pata me Teki Dervishin me këtë rast, ai veç tjerash më tregonte se shpesh i  i lajmërohet  Esad Mekuli që asokohe ishte kryeredaktor i revistës “Jeta e Re”, që Tekiu sa më shpesh ti ddërgojë tregime për ti botuar, ngase shkrimet e Tekiut çmoheshin shumë nga lexuesit  për nga cilësia letrare, stili dhe dhe tematikat që trajtoheshin.

Pas shumë viteve ndërsa Teki Dervishi punontë në gazetën “Flaka e Vëllazërimit”në Shkup, unë u gjenda në Shkup për punë private dhe gjersa isha nisur të shkoj për të buajtur atë natë te një mik i babait tim, rastësisht në qendër të Shkupit i takova Teki Dervishin me bashkëshorten e tij.

Ky takim i joynë  ishte i mirëseardhur dhe u gëzuam shumë.

Pasi biseduam pak, unë kërkova të ulemi e ta pijmë një kafe sëbashku, e pastaj të përshëndetemi për të vajtur te miku i babait tim.

Ishte këmbëngulsia e madhe e Teki Dervishit që atë natë të jem mysafir i familjes së tij.

Nuk pata rrugëdalje dhe më në fund rashë dakord të jem mysafir i familjes së tij.

Pasi vajtëm në banesë, u gostitëm me një zemërbardhësi të jashtëzakonshme dhe gjer në orët e vona të natës kaluam duke biseduar për çështje të ndryshme.

Kur u përgatitëm për të flejtur, e kuptova se mua më kishin përgatitur të flej në divanin në dhomën ku qëndronim, ndërsa Tekiu dhe bashkëshortja e tij e kishin përgatitur dyshekun të flejnë në paradhomë.

U ndjeva shumë keq dhe insistova shumë që unë të flej në paradhomë pë të mos ua prishur rendin, por asesi nuk arrijta që ti bindi.

Të them të drejtën tërë natën nuk më zuri gjumi dhe e ndjeja vehten shumë keq.

E kam  edukatë të lindur që kush shkoj dikund për vizitë apo si mysafir, nuk më intereson të shoh gjë tjetër veçse njerëzit me të cilët bisedoj.

Kjo qe vendimtare që nuk e vërrejta se banesa e Tekiut ishte vetëm një garsonierë.

Sa herë që më kujtohet sakrifica e Tekiut që sëbashku me bvasnhkëhorten e tij të flejnë  në paradhomë, më kaplojnë djersë të ftohta, edhe pse ata këtë e bënë me një dëshirë të pastër të tyre mikpritëse, që unë atë mbrëmje të jem mysafiri i tyre.

Takimin e radhës me Teki Dervishin e pata pas disa vitesh ne redaksinë e gazetës “Fakti” në Shkup.

Në redaksinë e “Faktit”  e takova Teki Dervishin gjersa ishte duke e përgatiutur një tekst, dhe tërë zyrën e kishte bërë tym nga cigaret që i pinte. Nuk pata çare pa ia tërhequr vërejtjen që ta ruajë shëndetin, por ai ma ktheu se cigaren e ka ushqim të dytë.

Pasi e përfundoi tekstin biseduam pak kohë, sepse unë isha i detyruar të kthehem pë në Dibër.

Ishte kënaqësi e madhe kur në njërin nga Festivalet “Teatri shqiptar në Maqedoni” që po mbahej në Dibër e  takova edhe Teki Dervishin, i cili në këtë festival kishte ardhur në cilësinë e Drejtorit të Teatrit të Prishtinës. Me këtë rast bëmë edhe një fotografi.

Teki Dervishi me këtë rast qëndroi vetëm një ditë në Dibër për arsye të obligimeve të tij në institucionin që e drejtonte, dhe ky qe pë fat të keq takimi im fundit me të.

Teki Dervishi në kujtesën time gjithnjë ka mbetur  gazetar, shkrimtar, shok i sinqertë dhe mikpritës i shkëlqyer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat