Paralajmërimi i rrezikshëm i Edi Ramës për Kosovën!

Opinione

Paralajmërimi i rrezikshëm i Edi Ramës për Kosovën!

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 29 qershor 2020 Në ora: 19:25
Edi Rama në Kosovë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po zhvillon një vizitë dy ditore në Kosovë, në vendin me shumicë shqiptare e që janë vëllezër me shqiptarët e Shqipërisë.

Gjatë kësaj vizite, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një rrezik që mund t’i shfaqet atij.

Ai është veshur me veshje anti-plumb dhe me masa të shtuara të sigurisë ka kryer takimet e tij me liderët politik në Kosovë.

Kjo vizitë e tij po bëhet pas aktakuzave nga Gjykata Speciale për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe liderin e PDK-së, Kadri Veseli.

Mirëpo, veshja e Ramës është një paralajmërim që ne akoma nuk mund ta dimë qëllimin e tij?

Pra, vizita spektakulare e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama që po bën në Kosovë, me veshje anti-plumb nuk është shenj e mirë.

Por, çka po paralajmëron Edi Rama me këtë veshje?

Ai ose po paralajmëron ndonjë rrezik të madh e që ne nuk e dimë, ose po dëshiron ta paraqes Kosovën si një vend ku mund të kryhen akte terroriste edhe ndaj një kryeministri shqiptar.

Thënë shkurt, kjo është e rrezikshme për Kosovën.

Dikush mund të pyes pse?

Por kjo veshje e ti në arenën ndërkombëtare mund të paraqes imazh të keq për Kosovën.

Media serbe padyshim që do të shkruajnë se kryeministri shqiptar Edi Rama është ndje i rrezikuar në Kosovë, andaj edhe kishte veshur anti-plumbin.

As mediat ndërkombëtare nuk do ta lëshojnë këtë mundësi për të shkruar për vizitën që Rama po zhvillon në Kosovë, dhe për ‘rrezikun’ që ai ndien në Kosovën me plotë shqiptarë.

A nuk është e çuditshme kjo dhe me çfarë qëllimi mund ta ketë bërë kryeministri Rama këtë, mbetet një mister që jo edhe shumë larg do të zbulohet.

Megjithatë, Kosovës nuk i duhet që një kryeministër shqiptar të ndihet i rrezikuar në shtëpinë e tyre.

Mos të harrojmë se Edi Rama kishte vizita të tilla edhe në Serbi, por që nuk është parë që ka pasur veshje anti-plumbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat