I dashur dhe shumë i nderuar, z. Çun Lajçi.

Opinione

I dashur dhe shumë i nderuar, z. Çun Lajçi.

Nga: Petrit Dibrani Më: 30 qershor 2020 Në ora: 09:50
Petrit Dibrani

Të lutem shumë, na i thur do vargje, për bashkim, jo për ndarje dhe shkatrrim!

Vargjet e tua o Çun, i kupton qytet e katund, 

na thurr vargje, o i lumi Çun, që të duhemi ne sa më shumë.....

O Çun Lajçi o burrë fisnik, ti ç’doher ke qenë praktik!

I dashur dhe i lexuar, për ç’do shqiptarë i respektuar....

O Çun Lajçi o burrë dai, na thurr vargje për bashkim dhe fisnikëri!

O Çun Lajçi, more Çun, ne shqiptarët të duam shumë!

O Çun Lajçi i respektuar, na trego s’i duhet për t’u bashkuar!

O Çun Lajçi, vëlla shqiptarë nuk është koha për tu ndarë!

O Çun, o vëlla Çun, mos t’na hyj armiku n’qytet e n’katund!

O Çun, o vëlla Çun, për bashkim duhet bërë më shumë!

O Çun, o burrë dai, neve shkau në derë na ka mbërri!

O Çun, o vëlla Çun, unë ty të lutem shumë!

Më duhet ta përsëris....

Bashkimi e sjellë lirinë, liria e sjellë fuqinë, fuqia e sjellë demokracinë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat