Zajednica dhe demarkacioni!

Opinione

Zajednica dhe demarkacioni!

Nga: Petrit Dibrani Më: 30 qershor 2020 Në ora: 19:00
Petrit Dibrani

Jo, fjalë shqipe....

Nga shkrimet, e drejta dhe të qarta shqipe, kuptohet mendimi, dhe bashkrendohet qëllimi!

Kur shkruajmë, shqip dhe kuptueshëm, ne shqiptarët kuptohemi dhe nuk marrohemi!

ZAJEDNICA, shqip - Asociacion, bashkimi i komunave.

DEMARKACIONI, shqip - Vija e kufirit midis dy shteteve.

Me këto dy fjalë të huaja, që po përdoren, duke kritikuar Presidentin, nëse mendojmë se po fitojmë, e kemi gabim, se nuk është koha për kritika, po për bashkim!

Në, gjendjen e re të krijuar, në Republikën tonë, t’iu gëzohemi fatkeqësive të bartësve, të institucioneve, është më shumë se marrëzi, budallallëk....

Në, gjendjen që jemi tani, jo vetëm si Kosovë, në veqanti, po si shqiptarë ne përgjithësi, na duhet më shumë se kurrë më parë, mbrojtje dhe përkrahje, të simbolit Kombëtar shqiptarë UÇK-ës dhe shtetit të Kosovës.

Nëse mendojmë, se duke përdorur fjalët e huaja, në fjalorin tonë shqip, jemi kinse më të civilizuar, e kemi gabim se veq kemi humbur dhe asgjë s’kemi fituar.

Për ta poseduar, folur apo shkruar, një gjuhë të huaj, duhet t’mos gabojmë në gjuhën amtare, në të folur dhe në të shkruar!

Po besoj, se e keni kuptuar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat