Në 30 vjetorin e mbajtjes së Kongresit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës - Bota Sot
Në 30 vjetorin e mbajtjes së Kongresit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës

Opinione

Në 30 vjetorin e mbajtjes së Kongresit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës

Nga: Hafiz Shala Më: 30 qershor 2020 Në ora: 20:30
Hafiz Shala

Pas suprimimit të Autonomisë së vitit 1974, si pozitë ma avansuese krahas viteve të ma hershme, megjithatë, Krahina Autonome Socialiste e Kosovës, i fitojë të gjitha atributët e nji Republike në kuadër të Republikave tjera në Federatën ish Jugosllave, më të vetmin dallim por esenciale së, ka të drejtë vetëvendosje deri në qkëputje.

Millosheviqi në vitin 1989, më forcën ushtarako policore e suprimojë Autonomin dhe instalojë pushtetin represivë i pa durueshëm, deri të largimi nga puna i të gjithë shqiptarve të cilët, nuk e nenshkruajnë deklaratën së e njofin Serbinë për shtet të tyre legjitim.

Populli dhe intelegjenca kosovare, fillojë vetëorganizimin politik, sindikal e intelektual për tu përballur më nji rezhim barbar antihumane e antinjerzor ndaj shqiptarve shumicë në vëndin e tyre stërgjyshorë e quajtur Kosovë.

Pasi bëhëj fjalë për largimin masovik të punëtorve nga të gjitha resursët ekomike pra, nga të gjitha organizatat ekonomike, nuk mundë të rrihej durkryq.

Njera ndër to ishte edhe Kombinati Industrial Ndértimor “ Ramiz Sadiku” më seli në Prishtinë.

U përjashtuan të gjithë punëtorët shqiptar të cilët mbetën në rrugë në gjendje mjerimi, anipse ata punëtor që ndërtuan, infrastukturë rrugore, banesore, institucione, tunele e bulevarde, për të mbetur pa shtepi e banesa për veti duke banuar nëpër shtepi-koliba dhe pa mjete finaciare.

U inicue formimi i sindikatës së punëtorve të KNI “ Ramiz Sadiku” për tu rritur thë themeluar Sindikata e Pavarura të Kosovës më deget e sajë të të gjitha lamive ekonomike e shërbimeve administrative.

U themelue Këshilli Nismatar në krye më Profesor Dr, Hajrullah Goranin, profesor pranë Fakultetit Ekonomi, të Univerzitetit të Kosovës, ku isha i kyqur edhe vetë si njeri nga 15 drejtorët të athershëm të këtijë kombinati por, nga të parit që mu leshue vëndimi për largim nga puna si tepricë teknologjike, nji cinizëm në vete.

Bisednonim për formën e organizimit të nji tubimi sindikal për ti adresue problemët opinionit të brendshëm dhe ndërkombëtar, për nji padrejtësi kolektive të popullatës shqiptare e punësuar nër organizata ekonomike por, të larguar nga puna sepse, nuk e pranoni Serbinë shtet represivë për shtet të vetin.

E kishim caktue nji takim në katin e katërtë të selisë drejtorisë ku ma së lehti mundë të fshihëshim nga përcjellja e hap pasë hapi e policisë dhe, duke u ngjitur shkallave përpjetë anëtari i Këshillit nismetar, nese nuk gabojë, Masar Kumnova, mu drejtue, drejtor, e kamë nji propozim : ata ta emërtojmë këtë tubimë në, Kongres, që, ne atë takim, unanimishtë u përkrahë dhe, më duar trokitje u miratue që, edhe të pranishmë u thash së, zoti Masar Kumnova, në nji mënyrë do ta quajmë kumbar të këtijë Kongresi.

Më 30 qërshor u caktue data e mbajtjes së Kongresit dhe, atë kohë ju drejtuam Kryetarit të Kuvendit të athershëm që ky Kongres të mbahët në sallën e Kuvendit pasi ishin kushtët normale i paisur më aparate për përkthim simultant për mysafiret e ftuar nga jashtë.

Por, që në krye të Kuvendit ishte njifar Bozhoviqi i cili më të marrë kërkesën, e refuzojë apriori dhe e vetmja zgjidhje na mbetë të drejtohemi diku jashtë Prishtine.

U përcaktuam për Gjakovën pasi, në takime që i zhvillonim më të gjitha strukturat, shprehën gadismërinë për ta marrë përsipër organizimin kompletë që, vërtetë e kryen në nji afat rekord brenda dy dite e nji nate.

Ju jamë mirënjohës athere dhe sot e kësajë dite për atë organizim të mrekulluar, ashtu siq dinë ta bejnë gjakovarët bashkë më popullatën e sajë.

Në Kongres ishin ftuar mysafir dhe të burgosur politik sa që, sipas numrit të pjesëmarrësve, salla “ Asim Vokshi” ishte e vogël për të gjithë sa që, kishtë të ulur në dysheme të sallës.

Kongresi i fillojë punimet më fjalën hyrese të profesor Goranit, pastaj diskutime, rrefime e përkujtime të gjithë asajë që ushtronte rezhimi i Millosheviqit.

Isha në panelin udheheqës të Kongresit dhe, në ndërkohë, vishin informata së, Pallati ishte i rrethuar më mbi 250 policë sipas radiolidhjeve që u zhvilloheshin, të armatosur deri në dhembë.

Dyertë e sallës ishin të mbyllura dhe, njerzve të caktuar ju dhamë direktiva që mos ti hapin, nese hyjnë më dhunë, lë të regjistrohët pasi aty kishte edhe të huajë, ndër të tjerët edhe veprimtarja e shquar për të drejtat e njeriut nga SHBA-t, zonja Eva Brendly, e cila, siq do ta shifni ma vonë, ajo do të jetë prezente edhe më rastin e shpalljës së Deklaratës Kushtetuese të Republikës së Kosoves e mbajtur jashtë sallës së Kuvendit.

Kishte dilema së, a do të pranohët nji kuvëndë i tillë jashtë salles dhe, në konsultim më Eva Brendliin, ju sygjerojë që të vazhdojnë më punën e Kuvëndit sepse eshtë kompletë legjitime, posaqërishtë në rrethana të jashtëzakonshme.

Tani ti kthehëm Kongresit i cili i zhvillonte punët e tijë në rrethana të jashtëzakonshme në rrethi’in policor.

Në Kongres, në mesin e gazetarve tjerë, ishte edhe nji gazetar serb, siq dukej, ai ishte edhe i shërbimit sekret i cili, ju drejtuae profesor Goranit më dy pyetje: nën nji, pse nuk ka përkthim në sallë dhe, nën dy, kush i banë shpënzimët e Delegatve të Kongresit.

Profesor Hajrullah Gorani, njiherit edhe Kryetar i Këshillit Nismetar ju përgjigj:

Rreth pyetjës së parë, duhet ti drejtohuni zoti Bozhoviq Kryetar i athershëm i Kuvendit i cili e ka refuzue kërkesën tonë dhe, nën dy, sa u përketë shpenzimëve të Delegatve, ata e kanë marrë bukën më veti.

Dita e parë kalojë më diskutime, rrefime, përjetime, posaqërishtë të burgosurit politik. Është interesante së pasë përfundimit të punë së Kongresit ditën e parë, para sallës kanë pritë qytatar gjakovar duke pritur për ti marrë në shtepitë e tyre të gjithë Delegatët e Kongresit që, në nji mënyrë u shëndërrue në nji festë e përbashkët gjatë gjithë natës. Më kujtohët nji rasy kur nji familje që ishte ardhur kur ishin marrë të gjithë Delegatët dhe, u duk i mërzitur së nuk e pati rastin që të këtë mysafir.

Më nji qërshor, fillojë punën dita e dytë e Kongresit dhe pasi fillimit, në ndërkohë, në sallë hyri shefi i policisë duke u drejtue kah kryesia e punës, më qëllim të arrestimit të Profesor Goranit. Në ndër kohë e pyes profesorin së, nese mendoni, une mundë ta qarmatosë shefin e policisë( anipse nuk e dinte së une e kisha revolën në qantë). Më shikojë njiherit më habi por, më tha së jo, që vërtetë ishte edhe e rrezikshme sepse ate edhe e kërkonin duke inicuar ndonji incident për të përdorë forcën.

E murën nga salla, në ndërkohë, zonja Eva Brendly pasi nuk shifte dhe e kishte qenin e sajë më të por, pyeti së qka po ndodhe në Kongres.

Kur ju dha spjegimi së, profesor Gorani u arrestue nga policia për ta marrë në pyetje, ajo fillojë të qante sepse, kishtë prevojë edhe nga disa vënde tjera më rezhime të njejta polocore e diktatoriale

Në ndërkohë, e përshpejtuam dhe në nji mënyrë i shkurtuam diskutimët dhe, propozuam që profesor Gorani të zgjidhet për President i Sindikatave të Pavarura të Kosovës i cili më aklamacion në mënyrë unanime më dyartrokitje frenetike u zgjodhe.

Më të përfunduar votimi, ju tërhjekëm vrejtjën Delegatëvë që tu ikin provokimeve dhe, më njiher të shpërndahën dhe të shkojnë në drejtimët e tyre.

Në ndërkohë, une shkova në zyrën ku ishte profesor Gorani në mesin e policve dhe, duke ju afrue zyrës, njeri polic më ndali, ndërsa, komadanti, i tha që të më lejonte të hy brenda pasi më njohu nga kryesia e punes dhe, une, pa pritë ju drejtova: urime profesor, jeni zgjedhe Kryetar i Sindikatave të Pavarura të Kosoves në mënyrë unanime prandaj, Kongresi i përfundojë punët më sukses.

Shefi policisë më pyeti së qka ka ndodhur dhe, i tregova që, në nji mënyrëu ndanë të kenaqur sepse gjendja ishte bukur e tensionuar.

 

Më revole në qantë, në Kongres

 

Së pari, për here të parë pas 30 vite, po e bëjë publike nji sjellje time anakronike e pa pranueshme për kushtët normale por, që rrethanat ishin ashtu siq ishin.

Në nji qantë timën të cilën e kisha nga Konferencat e sindikatave të Krahinës, në shëjë kamuflimi, e mbajsha materialin tim të Kongresit por, në mes e kisha edhe revolën time përsonale.

Më të dalur nga salla, bashkë më zotin Gorani, na pritën nikoqirët të cilët e kishin pregatite nji pritje enkas për nderë të Kongresit nese nuk gabojë, ishte drejtori i athershëm i Kombinatit Bujqësor,Erenikut, zoti Enver Hoxha.

Kur u ulëm, pas pak, e nxora revolën nga qanta dhe ja trgova Profesorit duke i thanë së, une e pata vetëm një, ndërsa, Baca Isë, gjithmonë i mbante nga dy. Mbetë pa fjalë.

Fjala është së, të gjitha këto aktivitete, kanë qenë të sinkronizuara dhe të  koordinuara më të gjitha organizatat tjera politike pasi, mënjihere më 2 korrik, u mbajtë Kuvendi per ta shpallë Deklaratën Kushtetuese që shenonë fillimin e formimit të shtetit të Kosovës nën udheheqjën e Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova.

Pastaj, i vjenë radha grevës gjenerale 24 orshe e 3 shtatorit ku e tërë popullata ishte mbyllur nëpër shtepi që, i ngjante nji gjendje mu sikur në kohën e pandemisë së sotit. Pra, para shpalljës së  Kushtetutës së 7 shtatorit të vitit 1990, që ishte nji bashkërendim të aktiviteteve në rrethana të jashtëzakonshme.

Edhe këtu, në bashkpunim më ish punëtorët e sigurimit të larguar nga puna, i dhanë informatat së shpallja e Kushtetutës do të mbahët në Deqan, ku i tërë aparati polcor u orijentue në atë drejtim, ndërsa, në Kaçanik, policët shqiptar e organizuan nji turnir të futbollit në stadium të Lepencit ku ishin përfshirë polic serb e shqiptar, ndërsa, në sallë mbahej tubimi.

 

Shtrohët pyetja së, pse sot në rrethana normale, nuk po mundë të gjejmë gjuhë të përbashkët për udhehequr nji shtet të ndërtuar më sakrificën e të gjithë qytetarve më uniformë e pa uniformë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjithkushë e ka dhenë kontributin e tijë në suaza të mundësisë për lirinë, pavarësinë dhe shtetëndërtimin e Republikës së Kosovës.

Meritat ma të mdhaja i kanë martirët dhe heronjët të cilët, nuk janë ma në medin tonë dhe, të gjithë ata të pa gjetyr të cilat Serbia po i mbanë pëngë.

Due të ju kërkojë falje shumë emrave të merituar për rrjedhat e Kongresit dhe tërë aktivitetit sindikal që, nuk i përmenda në këtë artikull sepse, do të shëndërrohëj në nji novelë, prandaj edhe ndonji ëmëre nese ëdhtë i gabuar, i kërkojë falje sepse, pas nji përiudhe 30 vjeqare, është e mundur që të gabohëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat