Se për kë do të votoj unë nuk tregoj, kush do ta merr votën time kam ca kushte - Bota Sot
Se për kë do të votoj unë nuk tregoj, kush do ta merr votën time kam ca kushte

Opinione

Se për kë do të votoj unë nuk tregoj, kush do ta merr votën time kam ca kushte

Nga: Ejup Berisha Më: 1 korrik 2020 Në ora: 21:02
Ejup Berisha

Disa individ pjestar të Partive politike kuptohet por dhe të tillë pa angazhim direkt në politikë por që janë kurreshtarë të mëdhej  kanë filluar të më bezdisin me pyetjen e zakonshme por shumë të bezdishme dhe absurde se për cilin subjekt politik do të votoj unë në zgjedhjet e radhës parlamentare. E unë atyre shkurt e shqip po ua bëj për çdoherë me dije se nuk dua të jap përgjigje në pyetje të tilla palidhje.  

E se për kë do të votoj unë E.B ë zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 15 korrikut këtë nuk do tia themë asnjëher askuj përveq nënës time të dashur dhe të dashurës zemrës time B.B-së. Të gjithëve që më kanë pyetur, po më pyyesin dhe do të më pyesin në të ardhmen dua tua bëj me dije se kjo është një pyetje shumë e vështirë për një përgjigje edhe më të vështirë që duhet ta jap e që në fakt nuk do tia jap asnjëherë akujt.

Si zakonisht pyetja se për kë do të votosh duhet të jetë e ndaluar rreptësisht që të parashtrohet e kjo si duket lirshëm parashtrohet vetëmse në Ballkan, në Bjellorusi si dhe diku në ndonjë shtet tjetër primitiv të botës, pra vetëm këtu dhe atje ku përmenda më lartë njerëzit palidhje dhe pa kurrfar kuptimi dhe turpi pyetsin se për kë do të votosh në zgjedhje.

Unë askund dhe askend në vende tjera të botës aty ku kamë pasur mundësi të shkoj nuk  kamë dëgjuar që të pyesin publikisht se për kë do të votojnë individët në zgjedhje. Vota është e fshehtë shumë e shenjtë dhe qështje tepër personale e çdo individi dhe për këtë arsye ajo jo vetëmse nuk duhet por nuk guxon ti interesoj askujt në botë.  Pra se për kë do të votoj unë kjo është qështje e të drejtës dhe e lirisë time personale dhe e askuj tjetër. Në këto hapsira dhe ambiente askush nuk guxon të ketë çasje pa i thënë unë vetë hyr kështuqë gjithkuj dua tia bëj me dije se aty vetëmse unë jam mbreti apsolut e të gjithë të tjerët janë presona të tepërt që nuk kanë vend e as leje që të ndodhen aty. Flas për ambientin apo sferën e të drejtave dhe lirive të mia individuale. Sipas meje të gjithë që ndodhen rastësisht aty për mua janë persona non-grata.

Apo  shkurt e shqip  përveq meje dhe të dashurës  zemrës time B.B nga fsh S të gjithë individët e tjerë janë të huaj dhe të padëshirueshëm. Se për kë do të votoj unë nuk do të tregoj por se kush do ta meritoj që ta merr votën  time më 15 korrik unë do ta shfrytëzojë rastin që ti  tregoj vetëmse kushtet se si ndonjë subjekt politik apo dhe cilët politikan do të mund ta marrin votën time ditën e zgjedhjeve që priten të mbahen këtu në RMV. Më 15 korrik votën time do të mund ta merr ai subjekt politik apo dhe ata individ që së pari do të më respektoj mua dhe familjen time si dhe bashkëkombasit e mi vërtetë, sinçerisht dhe pa hile. Ai subjekt politik dhe ata individ që do të ma mundësojnë që unë familja ime dhe bashkëkombasit e mi që  të jetojmë në një sistem të mirëfillt demokratik dhe atë jo vetëmse me fjalë por edhe me vepra konkrete këta do ta kenë jo vetëmse votën time por edhe besimin tim,por dhe votën dhe besimin e familjes time.  

Ne kemi nevojë për demokraci të vërtetë dhe reale e jo vetëm për demokraci formale apo gojore,  demokracia e fundit knaq vetëmse veshin e individëve e demokracia e vërtetë e knaç dhe zemrën por edhe shpirtin si dhe i zhvillon,i përparon por dhe i përmirson në aspekt pozitiv kushtet e jetesës së individëve. Patjetër duhet thënë se në 18  vitet e fundit ne këtu në RMV na mungojnë të dy llojet e demokracisë si ajo formale por edhe ajo faktike.  Lirisht dhe pa kurrfar hamendjesh duhet theksuar se këtu në RMV nuk ka  aspak demokraci sepse atë  e shmangën dhe e zhdukën elitat kryesore politike gjatë tërë kohës së sipërpërmendur. A e keni vërejtur se gjatë kësaj periudhe gati tetëmbëdhjetë vjeqare askush nuk ka folur dhe nuk ka debatuar më aspak për Demokracinë,kjo fjalë si duket është fshirë apo dhe është zhdukur krejtësisht nga fjalori si dhe nga gojët e politikanëve vendor.

Në vend të kësaj ne në skenën politike vendore kemi politikan të prirur që të lëvdrohen dhe të gënjejnë tepër shumë. Kur i dëgjon fjalimet dhe  debatet e tyre që i zhvillojnë në opinion rreth punëve dhe të arriturave të tyre të krijohet përshtypja se ne jemi duke jetuar në Parajsë të vërtetë ku secili individ duhet që nga njëzet-herë ti falenderohet jo vetëm Perendisë por edhe politikanëve për kushtet shumë të mira dhe përfitimet tepër të  mëdha që i kemi ne si qytatar që jetojmë në këtë rreth, shoqëri apo dhe në këtë  shtet fal tyre. Ohoho Perendi shyqyr që na ke mundësuar që të jetojmë ne këtu të rrethuar me këta politikan të bekuar në thonjëza meqë të gjitha të mirat dhe përfitimet që jemi duke i shijuar i kemi falë politikës aktuale dhe politikanëve që i kemi të angazhuar në ambientin politik.

Por kjo është një ëndërr shumë e bukur  që zgjat shumë shkurt meqë po i hape sytë dhe zgjohesh realisht nga gjumi menjëher e kupton  dhe e sheh se nuk ndodhesh në parajsë por je në ferr dhe atë në më të keqin e mundëshëm. Politikanët e 18 viteve të fundit  këtu te ne dinë vetëmse të lëvdrohen mirë por jo edhe të krijojnë kushte dhe mundësi më të mira për jetesë që është obligim primar i angazhimit politik të tyre. Prandaj kush ma krijon realitetin e vërtetë dhe të bukur e jo vetëm diskursin e mirë dhe të këndshëm do ta merr votën time të shenjtë në ditën e zgjedhjeve. Mjaftë më me politika të pavërteta,imagjinare, joreale, gënjeshtare por dhe mashtruese. Përveç kësaj votën time do të mund ta marrin ata politikan që do të mi respektojnë jo vetëmse liritë e mija individuale por edhe ato politike.

Nuk dua të jemë vetëmse formalisht por dua më shumë të jemë edhe faktikisht i kyqur në jetën politike, të jemë i lirë e i pakufizuar me asgjë përpos me kufizimet që i imponon egzistimi i të drejtave dhe lirive të individëve të tjerë. Gjithashtu unë dua që të jemë faktor i rëndësishëm politik në këtë vend e kjo do të arrihet vetëm nëse të gjithë ne qytetarëve na mundësohet pjesmarrje më e madhe në marrjen e vendimeve politike që na tangojnë ne apo dhe bëhemi faktorë i rëndësishëm që të mund të ndikojmë mbi vendimet që do të merren për ne. Pastaj votën time do të mund ta kenë ata politikan që do të dinë të më bëjnë të lumtur e të gëzuar e jo ata që më kanë pikëlluar dhe po më pikëllojnë akoma edhe sot e kësaj dite.  

 Lumturia dhe gëzimi janë gjëra shumë të rëndësishme dhe tepër të domosdoshme për ta pasur jo vetëm jetën më të mirë, por këto janë condicio sine qua non apo kushte pa të cilat nuk mund të ketë jetë. Më tej unë nuk dua vetëmse jetë normale por dua edhe jetë më të mirë e më të sigurtë e këtë duhet të ma krijojnë ato subjekte politike apo dhe ata politikan që do të duan ta marrin votën time. Në shikim të parë duken të vështira kushtet e mia që i prezentova më lartë  por subjektet politike dhe politikanët duhet të mësohen jo vetëmse që ti dëgjojnë të njëjtat siç bënin deri tani por ata tani e tutje këta do të duhet të bëjnë përpjekje edhe që ta mundësojnë realizimin e kushteve që i kamë paraqitur dhe do ti parqes deri para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare këtu te ne.

Mjaft më me lehtësi i kanë marrë votat tona politikanët tanë tani e tutje le të angazhohen, le të mundohen, le të lodhen dhe le të djersiten pak më shumë sepse edhe ne jemi individ me reputacion dhe dinjitet dhe atyre duhet bërë me dije se ne që jemi bartësit e sovranitetit shtetëror tani e tutje nuk do të lejojmë më askend që të na nëpërkëmb, të na manipulojë, të na nënçmojë të na keqpërdor për realizimin e vetëmse të qëllimeve të tyre politike.                

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat