Vlora një emër me historinë e Shqipërisë...  shpartallimi i garnizonit të kotës

Opinione

Vlora një emër me historinë e Shqipërisë...  shpartallimi i garnizonit të kotës

Nga: Agim Jazaj Më: 2 korrik 2020 Në ora: 09:24
Agim Jazaj

*MID’HAD FRASHËRI; Atdhetari, mëndje ndrituri, pendë arti: shënon forte në historinë e Shqipërisë:

Vlorë, një emër paskëtaj, me historinë e Shqipërisë; me lidhje të zgjidhëshme. Dy data: 1912 dhe 1920, dy ngjarje, dy flakë. E dyta plotësoi të parën, e mbaroi, e forcoi, i dha shkëlqim, e bëri të vërtetë, reale, e shpëtoi prej mjegullës dhe dyshimit.

E para i hapi udhë të dytës, po e dyta i dha trup së parës, e bëri më të  pashme, të gjallë, me shpirt, me frymë”…

Edhe pas 100 viteve, vargjet e këngës, kanë skalitur fortë: ngjarje dhe data, akte dhe heronj kumbojnë në vite, vijnë me klithmat e ditës, në ditët e sotme, pas viteve, duke na kujtuar Luftën e Vlorës, të 1920-s:

 

“Vlorë copëza stërralli,

Të ndrin shtati, të qesh balli”…

 

Dhe këngët derdhen nëpër vite, këndohen në brezat, ruhen në sepetet e moçme, hapen në përvjetorët dhe shpërndahen në gjithë krahinat e Vlorës- Legjendare, në gjithë vendin, dhe për gjithë kombin… 

*Lufta e Vlorës, e vitit 1920 kulmon në historin e popullit shqiptar, e organizuar dhe të bashkuar nga patriotët më në zë të kohës, njerëzit e dijes, të pushkës dhe të haberit, u mblodhën dhe vendosën në Beun të Vajzës:

 

“Në Beun kur u mlodh,

Dymbëdhjetë komision…

 

Dhe muarën vendime të rëndësishme për të çliruar vatanin, nga pushtuesit fashistë.

Komitetit Kombëtar  nën drejtimin e patriotit të shquar Kryetarit të këtij Kuvendi Osmën Haxhiu, dhe nën komandën e komandatit të Luftës Ahmet Cane Lepenica dhe Komiteti Kombëtar i përbërë nga trimat, luftëtarët dhe dijetarët, nga gjithë treva e Labërisë, Vlorës dhe jo vetëm, por dhe nga Tepelena,  po vendosnin fatet e vendit. Kudo, bijtë e shquar që nga Rrapo Çelo, e Kanan Maze, Sado Koshena e Hysni Shehu, Sali Murati e Zigur Lelo, Selam Musai etj, vendosën dhe u hodhën në Luftën e Vlorës, në vitin 1920, e cila zgjati për 3 muaj luftime të ashëpra, dhe shënohet në gjerdanin e artë të historisë si: Ndër epopetë më të lavdishme, pjesëza të asaj Lufte i këndohet dhe sot pas 100 viteve:

 

Ranë komita në Kotë,

Komita në Kotë ra,

Si në Kotë edhe më poshtë,

Majë vreshtave të mëdha,

Çeta Kudhës po luftonte,

Me drejtim për në Kala,

Vallë kush i komandonte,

Rrapo Çelua nëpër ta…

Përpara portës me bojë,

Vritet Zigur Leloja

Bravo djemtë e smokthinjote,

U vranë u bënë lakëra,

Bolenës hallall i qoftë,

Pë ata trima që dha!

 

Vargjet na çojnë largë dhe na sjellin të afërt figurat e patriotëve, të atyre burrave që e donin vatanin, shitën pasurinë për të bërë Shqipërinë, antitezë e këtyre që: Grabisën Shqipërinë, për të vënë pasurinë…

Vargjet e poetit Ali Asllani, më thot miku im i pendës Kristo Mërtiri, u tromaksin gjumin mëkatarëve, i ndjekin pas, edhe në botën tjetër…

 

Koha dridhet e përdridhet,

Prej gradimit katër shkallë,

Nuk do mbetet gjë në dorë,

Vëçse vul’ë e zezë në ballë…

 

Një ndër Patriotët, udhëheqsit dhe luftëtarët e kësaj Lufte: Rrapo Çelo Kudhësioti, me çetën e tij të Kudhësit, në këtë epope, la pas për brezat, epopenë….

Jeta e tij, nëpërmjet veprës, i kapërceu kufijtë e fshatit, krahinës duke u bërë një figurë e madhe e kazasë, krahinës së “Kudhës Grehotit”, të Labërisë, Vlorës, dhe të vendit, duke i rezistuar dhe apeluar kohës…

 Në moshën 24 vjeçare, në momentet më të vështira të atdheut, kur plaku i mençur, diplomati i Vlorës, Ismail Qemali, luftonte nëpër Europë, për të ngritur shtetin shqiptar, për të njohur kufijtë e Shqipërisë, Rrapo Çelua ndiqte me shumë vëmëndje, gjithë evenimentet historike, reagimin e shteteve të mëdhej dhe përkrahjen që i jepnin prijsit të Pavarësisë Kombëtare. Rrapo Çelua sqaronte: “Së shpejti do të vij dita të njihen kufijtë e vendit tonë. Edhe ne do të kemi shtetin tonë, Flamurin Kombëtar, që mbajti Skënderbeu lartë për 25 vjet luftë”.

Në ditët e para të Nëntorit të vitit 1912, me 300 djem e burra të krahinës së Kudhësit, të organizuar në repartin luftarak, nën komandën e tij, mbërrijnë në Vlorë, për t’i dalë përpara ç’do të pa priture, në mbrojtje të Qeverisë të sa po krijuar të Ismail Qemalit. Bashkë me popullin e Vlorës, dhe të krahinave të tjera të vëndit, pritën me gëzim e krenari ardhjen e Ismail Qemalit, nga Durrësi.

Me shpalljen e pavarësisë, ngritjen e flamurit në Vlorë dhe krjimin e qeverisë provizore, Rrapo Çelo dhe trimat e tij, kudhësiot u vunë në mbrojtje të kësaj qeverie të brishtë, qëndronin në gatishmëri për të bërë ç’do sakrificë.

Rrapo Çelua dhe shumë burra të tjerë të krahinës, u ngritën më këmbë, rrëmbyen dyfekët, kur forcat greke zaptuan pabesisht Korçën dhe Gjirokastrën dhe mbërijtën në Tepelenë e Kurveleshin e Poshtëm.

Ushtria greke masakroi barbarisht 40 e ca burra në Hormovë më 1914, i cili hedh dhe lë si testament në faqet e librit të vet, edhe veterani i njohur Manxhar Binaj.

 Fundi i luftës së Parë Botërore, e gjeti Shqipërinë, pothuaj të coptuar. Rreziku i ndarjes së saj ndërmjet Serbisë, Malit të Zi, në veri, Italisë dhe Greqisë në Jug, ende ishte kërcënues.

Pas pazarllëqeve që bën grekët e italianët në kurriz të Shqipërisë, këta të fundit, u ngulën këmbëkryq në ishullin e Sazanit, në gjirin e Vlorës, në Himarë, Kotë e deri në Tepelenë. Për të bërë të përjetshëm sundimin e tyre në këto zona, ndërtuan garnizone të fortifikuara me bunker, tela me gjëmba e llogore. Në këto kushte populli i këtyre trevave, mbeti i robëruar, i nënshtrohej shtypjes së egër, barabare.

 Në këto rrethana përfaqsuesit më të mirë, trimat dhe atdhetarët e popullit të Vlorës, Tepelenës e Mallakastrës, duke pasur dhe përkrahjen e gjithë popullit shqiptar, u mblodhën në Baçardha, më 3 Qershor të vitit 1920, nga ku u morën vendime të rëndësishme, përballë gjeneralëve me spaleta, u ngritën gjëneralët, atdhetarë nga e gjithë treva e Labërisë, Vlorës dhe jo vetëm, me “diplomën” e atdhedashurisë dhe të së vërtetës, për të mbrojtur nderin, dinjitetin, truallin amatar. Në atë kuvend burrash, atdhetarësh, u zgjodh një këshill prej 35 anëtar, nga i cili u zgjodh dhe komandant i Luftës: Ahmet Lepenica, i cili pas 6 dtësh dha dorëheqjen dhe vendin e tij e zuri Qazim Koculi.

Shatabi gjithashtu zgjodhi edhe komandantët e luftës, i përbërë prej 12 anëtarësh:

 

1-Osman Haxhiu, Vlorë

2-Qazim Kokoshi, Vlorë

3-Azbi Cano, Mavrovë

4-Alem Mehmeti, Tragjas

5-Hamit Selmani, Dukat

6-Beqir Agalliu, Vlorë

7-Duro Shaska , Kocul

8-Murat Miftari, Tërbaç

9-Ali Beqiri, Velçë

10-Hysni Shehu, Sevaster

11-Myqerem Hamzaraj, Kaninë

12-Sali Bedini, Armen

 

Dhe Kuvendi i BEUNIT i mbledhur nën kreshtat e malit “TARTAR” mbi kurorën e fshatit Vajzë, më 2 Qershor të vitit 2020, nga paria e Laberisë, Vlorës dhe me gjerë, nën kryesimin e patriotit të shquar Osman Haxhiu, vendosën njëzëri për t’u ngritur në luftë i gjithë populli, për të hedhur në det okupatorin, për të çliruar Vlorën. Në të dy këto Kuvende u përcaktuan detyrat për ç’do fshat e krahinë. Aty u zgjodhën dhe drejtuesit kryesor, komandantët që do të organizonin e drejtonin veprimet luftarake, në ç’do zonë, në luftën çlirimatare, të pa barabart.

Në krye të krahinës së Kudhësit, si udhëheqës e komandant, u caktua Rrapo Çelua.

 Thirrjes patriotike të Rrapo Çelos, për t’u ngritur në luftë kundër pushtuesit i’u përgjigjën, i pari: Kanan Maze me burrrat e djemtë e fshatit Shkozë, Mehmet Fegë Xheliliaj me ata të Dushkarakut, Rexhep Sulejmëni, me ata të Vajzës, si dhe gjithë çetat e fshatrave: Sevaster, Mazhar, Golimbas e me radhë, nga gjithë krahina e Kudhës Grehotit.

Më 2 qershor të vitit 1920, batalioni i Kudhësit, nën komandën e Rrapo Çelos, u nis për në Beun. Në këtë mbledhje historike, ku foli kryetari i Mbrojtjes, Osmën Haxhiu, i cili i’u drejtua vlonjave dhe jo vetëm me thirrjen: “Duke filluar nga ky moment, ne i shpallim Luftë pushtuesit italian, që na ka zaptuar me forcë Vlorën, Sazanin, trojet tjera nga: Tepelena, Kota, e Himara”.

Të gjithë pjesëmarrësit në këtë kuvend u betuan: “Të vdesim për dhenë e shtrenjtë, të vdesim për Mëmëdhenë”!

   Komiteti i Mbrojtjes në Beun, të Vajzës dha objektivat dhe objektet e sulmit për ç’do çetë, fshat e krahinë.

Për Çetën e Kudhësit u caktuan si objekte: Garnizoni i përforcuar i Kotës, si një rajon i rëndësishëm që lidhte, Vlorën me Tepelenën dhe grykën e Mesaplikut, i cili mbrohej me një regjiment fanterie, nga 150-200 trupa.

Komanda e garnizonit armik të Kotës, e përfshirë në panik i përgjigjet dhe kënga e gdhendur:

 

“Telatë po ven e vinë,

Punon Kota me Kaninë,

Gjenerali me Zabinë,

Se shqiptarët errinë…

 

Më 4 qershor të vitit 1920, pas organizimit të forcave të krahinës së Kudhësit, ku u përfshinë djemtë trima të Sevasterit, Shkozës, Golimbasit, Dushkarakut, Mazharit, Ploçës e Amonicës, u grumbulluan në qafën e Ploçës dhe nisën marshimin nëpërmjet Dorbërit, Harvalasë, Brusnje e Belik-Hysoverdhit, në bashkëveprim me çetat e Smokthinës, Mavrovës, për të sulmuar e shpartalluar garnizonin e Kotës.

Në orën 03 të natës, luftëtarët trima të Kudhësit, nën drejtimin e Rrapo Çelos dhe heroit Kanan Maze, u hodhën në sulëm.

Në këtë përleshje, për mungesë të armëve dhe monicioneve, u përdorën edhe sopata, hanxharë, kosa, madje edhe sfurqet…

Për të përmendur është rasti i luftëtarit; Zyber Bejto Kudhësiotit, nga Dushkaraku, i cili me një sfurk në dorë, me zvarritje, i shkoi ushtarit italian në llogore, i vuri sfurkun në fyt…

Dhe kënga legjendë i thuret legjendarit:

 

Luftoi Zyber Bejtua,

Me shkopin në dorë,

I shtriu të vdekur,

Pushtuesit, një taborr…

 

Më 5 Qershorit, të vitit 1920, forcat e krahinës së Kudhësit, Mesaplikut dhe të fshatrave për rreth, shpartalluan plotësisht garnizonin e Kotës.

Në këtë betejë, u plagos edhe Kanan Maze, nga Shkoza, Hero i Popullit.

Pas marjes së garnizonit të Kotës, forcat e Kudhësit, nën komandën e Rrapo Çelos, në bashkëpunim me forcat e Mesaplikut, të komanduara nga Sali Murati dhe ato të Selam Musait, ndoqën këmba-këmbës, deri në qafën e Sherishtës, në Kalanë e Kaninës, në qafën e Koçiut, deri sa hodhën në det zaptuesit italian.

Aksionet për marjen e qëndrave të fortifikuara dhe beteja për çlirimin e Vlorës, u realizua me një përleshje të përgjakëshme.

 Jehona e kësaj lufte u dëgjua dhe u përhap si rrufe, jo vetëm brenda Shqipërisë, fqinjve, por edhe në kancelaritë europiane.

Populli i vogël shqiptar, pa përkrahjen e askujt, u ndesh me një armik të pa barabart, si në numër, ashtu dhe në armatim.

Në këtë luftë frontale, që zgjati gati tre muaj, u derdh gjak me okë, për të lulëzuar kjo tokë…

Vlora u çlirua, zaptuesit u hodhën në det.

Këtë betejë e gjejmë të gdhëndur në vargjet e rapsodit, në këngë e përjetsuar, skalitur në mëndjen dhe shpirtin e popullit:

“Qaf’e Koçiut moj grykë,

Ç’hata bëre atë ditë,

Me topa me alitrik,

Katërqindë e ca shehit…

Katërqindë e ca të vrarë,

Vallë qysh e dhanë xhanë?

Pa bukë e pa njeri pranë…

400 luftëtar ranë për çlirimin e Vlorës, në Luftën e 1920-s, dhe mbeten në përjetësi, në memorjen e kombit…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat