Të akuzuarit për krime, a po dalin me marrë mall, me i “zbutë” zemrat e të dëmtuarve apo me nxitë reagime?!

Opinione

Të akuzuarit për krime, a po dalin me marrë mall, me i “zbutë” zemrat e të dëmtuarve apo me nxitë reagime?!

Nga: Hafiz Shala - New Nork Më: 3 korrik 2020 Në ora: 22:14
Hafiz Shala - New Nork

Sa ma shumë që po zgjatë ky proces i Gjykatës Speciale pas Aktakuzës së paralajmëruar, sa ma shumë që po hezitohët të dorëhiqet i akuzuari për krime ndaj shqiptarve si pëngesë e qellimshme për ti parandaluar procesët e domosdoshme demokratike, pra, zgjedhjet e parakohëshme, aq ma shumë po zbulohën qëllimët dhë fytyrat cilat i kanë dhë i kanë patur gjatë gjithë qëndrimit në pushtet për njezetë vite, duke qenë përgjegjësit kryesor për gjendjen në të cilën gjendet sot Kosova.

Ta mbash peng procesin e zhvillimeve demokratike, zgjedhjet e pa evitueshme të lira që të konsolidohet shteti i Kosovës më qeveri dhe organet legjitime zyrtare e profesionale të dala nga vota e popullit, është iluzion sa i pa pranueshëm aq edhe i dëmshëm në prag të marrëveshjës më Serbinë.

Edvin Kristaq Rama, imagjinues i “babait të kombit”, nuk e la më u ftohë vizitën e “ suksesshme” shokve kosovar por, menjihere e ftojë kryeministrin ilegjitim dhë i zgjedhur përmes votave të tubuara sikur kokrrat e pulës rreth kotecit.

Kur thuhet qeveri ilegjitime, është e vërtetë sepse, u zgjodhë për ta penguar procesin dhë udhëheqjen për të cilën populli e kishtë shprehë vullnetin më votën e lirë që, më qdo kushtë ta injorojnë, poshtrojnë dhë pamundësojnë realizimin e votës shumicë të popullit të Kosovës për ndryshim të madhë, ëndërr njizetëvjeqare për ta qkap shtetin nga disa “ komadanet qlirimtar”, tani të akuzuar për krime ndaj shqiptarve por, asesi ndaj UÇK-së siq po pretendojnë dhë vajtojnë të akuzuarit.

Kryeministri shqiptar, sot në Tiranë në konferencën për shtyp e degjova duke aktualizuar përseri idenë e minishengenit si nji “shpresë” së, qeshtja e kufijve, sipas tijë, anipse nuk e thotë troq por, ende shpresonë së, nuk është jashtë tavoline.

Më ra në sy nje shprehje e tij kur në mes të tjerave më “emocione të ashpra” e tha së, kudo që të shkojë Aleksandar Vuciqi (miku i tij), nuk ka qajre pa u marrë vesh më shqiptarët?!

Më cilët shqiptar, kryeministër. Serbia kufizohet më Kosovën e jo më Shqipërinë. Ai, duhët të bisedojë më shqiptarët respektivishtë, udheheqjën kosovare e jo më ty, siq e ke në planin tend ogurzi që, po që të ecë, kufirin ta vendosesh në lumin Ibër e, pastaj, ti, të bisedosh më Vuqiqin.

Deklaratë djallëzore duke ia futë Kosovës thikën pas shpine. Hallakatja e jote, nuk ishte pse ty tu dhimtën të akuzuarit por, për arësye së të deshtojë plani për të cilin ti e dinë së në qfar obiligimeve kë hyrë.

Kush qëndron tani pas kësaj ideje? Ti, Vuqiqi e Baton Stanishiqi i cili i ka gjasat që, ndoshta ta emrosh ambasador në Serbi në shëjë mirënjohje për angazhimine tijë dhë lobimin për ndarjën e Kosovës, si veprim i fundit për ta mbajtur gjallë idenë e ndarjës dhë, kufizimin më Serbinë.

Qeveria ilegjitime e Kosovës, po e mbanë pëngë të akuzuarin për krime ndaj shqiptarve që, edhe pse në dëmë të Kosovës, mos të dorëhiqët për mos më i dhënë shansë veprimit kushtetues që e parashef së, më rastin e dorëheqjës së presidentit, automatikishtë funkcionin e ushtronë Kryeparlamentari/ja.

Prandaj, shpërndahet Kuvendi dhë shkohët në zgjedhje të reja. Kjo është frika e cila u ka hy në palcë puqistëve.

Ky scenario është në kokat e koalicionit të nëtës, zorit dhe tubimit të “kokrrave” – votave për qeverinë pa vota jo vetëm shumicë por, shumë të kontestuara.

Sepse, po që së rikthehet në qeveri ajo që u rrëzue me puç, e gjithë garnitura tani në koalicion bashkë më të akuzuarve për krime, në radhë, do të vinin këta për, hajni, korrupcion, nepotizëm dhë pasurim të jashtëligjshëm.

Populli, është në pritje të zgjedhjeve të reja ose, do të veprojë sipas Kushtetutës dhë formave demokratike në mbrojtje të votës së abuzuar, të vjedhur dhë të kontrabanduar nga ata të cilët, duhët të përballëshin më drejtësinë.

Kjo qeveri, nuk ka legjitimitet e as fuqi e kapacitete që të zhvillojë bisedime më Serbinë sepse, qdo marrëveshje eventuale, duhët të miratohët në Kuvend. E, Kuvendi, edhe mundë të ndikohët e shantazhohët sic kanë veprue më rrëzimin e qeverisë Kurti por, populli, asesi.

Ajo që është ma e rrezikshmja se pa u definue procesi politik, nuk ka kurfar gjasave që të arrihët kurfar marrëveshje ekonomike që, në esencë, ështe ideja e Ramës, Vuqiqit dhe Grenellit së, kjo, do të ishte nji “lehtësim” për marrëveshje politike, qoftë edhe pse thuhët, këtë do ta marrë BE-ja për sipër në vazhdim.

Marrëveshja ekonomike sipas planit të autorve, është shumë e padefinuar në situatën e pa qartë të marrëveshjës politike sepse, po e hapë derën e bisedimeve më nji status të pa barabartë në mes të dy shteteve pasi, Serbia, as nuk kërkojë falje e as nuk e njohu dhë, qdo ditë e përsëritë së, nuk do ta njef Kosovën.

Se askush nuk e ka idenë edhe ma të voglën së, për qka bëhët fjalë në këtë marreveshje përpos që thuhët, vijat ajrore, hekurudhore e rrugore.

Në këto kushte, cdo vazhdim i bisedimeve pa njohje reciproke, është nji situatë në të cilën ja bllokonë Kosovës në të ardhmën kërkesën për njohje nga Serbia pasi, e ke pranue të bisedoshë më këto kushtë.

Më siguri së, Serbia dinake, do të vë kushtët në bisedimët në vazhdim së, ke pranue të bisedoshë më mue pa njohje reciproke, pse une tani duhët ta ndërrojë pozicionimin tim. Populli do të thoshte, e hëngre.

Pse kjo nguti dhe kujt  po i ngutet përpos Grenellit e Ramës. Grenellit, dihet se i duhet nje storie e “ suksesit” anipse jo i plotë në këtë moment para zgjedhjeve të nentorit në SHBA, ndërsa, Edvin Kristaq Ramës, me depërtue me planin e tijë të minishengenit të cilin, nuk e hjekë nga goja sa here që merrë frymë, krejtë kjo për “interes të Kosovës e Shqipersë”.

“Baba”, e ke gabim dhe qëllimkeqe. Edha pse “jam fëmiu yt”, më duhet ta them sepse, une nuk dua "ta gëzojë këtë të mirë nga ti”.

“Anipse je babi i kombit” duhët ta thëmë së, nuk pranohët.

“Baba”, pse nuk i kërkove mikut tënd Vuqiqit që, ta zbutë zëmrën për hirë të jaranisë që e ke më te, ti kërkoje falje Kosovës për ato krime e masakra më metoda mesjetare ndaj civilve shqiptar dhë, asnjihere nuk ju ofrove shokve kosovare që të ngrehin padinë ndaj Serbisë për ato krime dhë, si “ baba”, ti premtosh së, une jamë në gjendje që në ëmër të Kosoves ta paraqes, nese ke pengesa në institucionet ndërkombëtare.

Kjo, ma shumë do të vlente së sa, e ngrite zërin për “faqën e zezë” që Gjykata Speciale ja paska qitë Kosovës, që nuk është edhe pa të por, jo edhe Ushtrisë Qlirimtare por, individve të apostrofuar në aktakuzë.

Ata, akuzohën skskluzivishtë, për fatëkeqësinë tonë e të shqiptarve në përgjithësi, për krime ndaj shqiptarve. Kjo është shumë e rëndë.

Qka tu thuhet atyre të cilët ju kanë vrarë të afërmit pasi, shumë prej tyre i kanë drejtuar gishtat kah këta. Ndoshta, edhe kanë dhënë deshmi para kësajë gjykate pasi, në Kosovë, gjykatat e kapur e të kontrolluar nga vetë këta, nuk e kanë bërë as ma të voglin tentim të zbulohën autorët e krimit. E kanë shansin të mbrohën dhë të deshmojnë të kundërëtën e cila, nese dalin të pafajshëm, athere, vërtetë, tu kërkohët falje publikishtë dhë, të riinkuadrohën në politikë.

Nese thuhet së janë mbi 1800 viktima të pas luftë athere, kush i vrau, kush janë autorët e krimit dhë, ku ishte dhë është drejtësia e Kosovës.

Nese të gjithë jemi për drejtësi, atehere të presim fjalën e fundit të drejtësisë.

Fatëkeqësisht, i akuzuari për krime ndaj shqiptareve, sic thotë populli, e ka shti kërrabën në sanë dhë, pret që sa ma shumë të tërhjekë nga sana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat