Ngulmime qiellore për tokën Arbërore apo ditë më shi pranë panteonit të zi

Opinione

Ngulmime qiellore për tokën Arbërore apo ditë më shi pranë panteonit të zi

Nga: Nue Oroshi Më: 3 korrik 2020 Në ora: 22:48
Nue Oroshi

Ngulmimet dhe përplasjet qiellore në mes tokës,diellit, hënës marsit,saturnit dhe jupiterit ecin në lartësinë qiellore pranë ngulmimeve që i bëjnë luftë qiellit Arbëror.Ashtu si çdo herë gjatë historisë nëpër periudha të ndryshme kohore pranë ngulmimeve të qiellit shqiptar janë paraqitur edhe ditët me shi pranë panteonit të zi.Këto ditë me shi të errëta dhe pa diell i patëm të shpeshta.Ato i patëm të shpeshta për faktin se shpesh i përziem rrugët e mbijetesës.

Çdo herë kur kishim djem e vajza puntor dhe të ditur, çdo herë na delnin politikan harbutë e kopukë që e orjentonin liburnien shqiptare drejt panteonit të zi, pa u mërzitur fare për ditet e errëta dhe me shi.Edhe sot në Trojet Arbërore po ecin paralel me njëra-tjetrën dy drejtime ajo intelektuale dhe kombëtare që bashkarisht janë duke u munduar që ti nxjerrin trojet shqiptare nga kjo sketerrë dhe nga kjo mjegullnajë që janë mbetur në një rrugë pa krye.E në këtë mjegullnajë politikanët tanë na i ka zënë"Kalikangja" siç njihet në popull dhe ju kanë përzier rrugët.Ecjakët e tyre janë pushteti mbi të gjitha.Madje për pushtet thonë ata nuk njohin as komb e as shtet.Ata kur dëshirojnë të mbrohen kur e humbin prestigjin në sytë e elektoratit shqiptar mundohen të tregohën atdhetarë, e në fakt ata janë vetëm tregtarë flamujsh që ndërrojnë flamujtë sa herë që t´iu kërkohet.E toka Arbërore shpeshherë lëshon gjamën e intelektualëve dhe idealistëve atdhetarë të cilët asesi nuk mund të pajtohen se çka po ndodhë në trojet shqiptare.Është fatkeqësi se në trojet shqiptare sot kemi politikanë shërbëtor dhe servil por asesi politikan mendjendritur që e qojnë përpara çështjen e Arberisë tonë.Në këto kufizime të memorjes, së trurit të tyre janë të regjistruara vetëm numrat.Nuk mbajnë asgjë në mendje përveç shifrës se milionave të fituara pa djersë.E këto miliona shumë shpejt do të bëhen edhe mollë sherri e familjarëve te tyre.Çdo gjë e fituar pa mund shkon ashtu siç fitohet por i lenë shenjat në mur edhe pasi të hiqen gozhdat e ngulura.E në ditët me shi pranë panteonitë të zi qiellor qëndron djelmënia dhe vajzëria shqiptare e cila çdo ditë është duke e shikuar përspektivën jashtë tokës së arbdheut.Sikur tregtarët e flamujve të kishin menduar vetëm njëherë me kokë ata nuk do ta sjellnin gjendjën e shteteve shqiptare në këtë gjendje, ku edhe qielli është duke lotuar pranë rrezeve të diellit që nuk janë duke shëndritur ka kohë.Edhe ajo kënga e vjetër që shumë po shëndritë ky diell dhe pak po nxenë e ka kuptimin e vet.Të paktët kanë mbetur edhe idealistët dhe atdhetarët.Të vjen sot me gjemu kur sheh shqiptar që para Gjergj Kastriotit e qesin Ballaban Pashën, e ma shumë japin kontribut për Sulltan Mehmetin e Sulltan Muratin,dy pushtues të tmerrshëm të tokave Arbërore, se sa për Gjergj Kastriotin e Lekë Dukagjinin.Arbërorët tanë sot nuk dinë çka dojnë.Një pjesë e mirë e tyre e kanë mohuar vetvetën dhe kombin e tyre.Mohimi i vetvetës na ka sjellur në atë gjendje as mish e as peshk.Edhe kjo kohë do të kalon, edhe këto ngjarje do t´i shënoj historia jonë,por ajo që do të mbetët e ngulitur në turpin e politikanëve është fakti se si u tjetërsua shqiptaria për dy dekada.Ky tjetërsim nuk është bërë gjatë shumë shekujve se të parët tanë ishin qendrestarë.Kurse sot na u ka mbushë vendi e kombi me kusarë e tregtarë të flamujve ideologjikë, të cilët janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë vetëm e vetëm mos të ecë shqiptari përpara.Kur ngulmon qielli për tokën Arbërore apo kur kemi ditë, muaj dhe vite me shi pranë panteonit të zi ajo që mbetët të themi është pyetja se deri kur kështu.Pse nuk i kthehemi njëherë e përgjithmonë tek besa e dhënë dhe fjala e mbajtur.Nuk ka qenë në traditën e shqiptarit asnjëherë me gjuajtë gurin e me mshef dorën.

E kur kujtoj ata burra të hershëm shqiptar që për besën e dhënë e dhanë edhe jetën dhe sakrifikuan familjen për tokën e Arbërit, mendja më shkon se sa shumë dallkaukë e kopukë kishim pasur ne shqiptarët gjatë historisë tonë kombëtare,por kam përshtypjen se këta të sotmët ja kanë kaluar të gjithëve, sepse në të kalurën i kemi njohur dhe numëruar në gishta kurse sot janë rritur aq shumë sa që lirisht mund të themi se idealistët kanë mbetur të paktë kurse tregtarët e flamujve janë rritur.E fatkeqësi është se tradhtitë janë duke i bërë në emër të patriotizmit, që po e përdorin vetëm kur bien ngushtë për çështje personale. Arbëria jonë do ti mbijeton këtyre matrapazëve dhe do të kthjellohën por duhet shumë punë dhe angazhim që të sherohën plagët që po na i lenë kjo kastë politike në ikje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat