Daniel Shure me miqtë e tij shqiptarë në Çikago - Bota Sot
Daniel Shure me miqtë e tij shqiptarë në Çikago

Opinione

Daniel Shure me miqtë e tij shqiptarë në Çikago

Nga: Skënder Karaçica Më: 4 korrik 2020 Në ora: 07:36
Skënder Karaçica

Daniel Shure është këshilltar i lartë në Odën Ekonomike Izrael-Amerikë në Çikago. Është një nga veprimtarët e dalluar të Lobit Hebrej në Amerikë, që përkushtimin e tij kombëtar ia kushton  për kombin hebrejë dhe shtetit të Izraelit dhe për Amerikën. Tash sa vjet, Dan Shure është bërë mik i respektuar për shqiptaro-amerikanë dhe për shoqatat(SHSHA-SHGSHA-së si dhe KSHA ).

Sa herë që çështja shqiptare në Kosovë, Shqipëri dhe në hapësirën etnike në Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Preshevë, Bujanoc dhe Medevegjë bëhet çështje politike në atdhe në qarqet diplomatike në Evropë  dhe SHBA, ndonëse dihet tashmë se çështja shqiptare ende nuk është zgjidhur drejtë në hapësirën etnike në Ballkan,miku i shqiptarëve dhe hebrej Daniel Shure gjenë kohë për të takuar miqtë e tij shqiptarë në Çikago për të bashkëbiseduar dhe për të marrë informatën e duhur se çfarë po (ndodhë)në hapësirën e miqësisë me popullin shqiptar.

Po në takimin e mbremshëm në Çikago, miku i shqiptarëve Daniel Shure u takua me përfaqësuesit e SHSHA-së(Mahmut Skenderi dhe Skënder Karaçica),me profesorin e Katedrës Albanlogjike Prof.Gazmend Kapllani dhe me të riun nga Kosova,biznismenin Asdren Karaçica që temë e takimit ishin një varg çështjes aktuale shqiptare dhe çështja e Kosovës, në relacionet e bisedimeve Kosovë-Serbi për njohje të ndërsjellë si dy shtete sovrane, aktualiteti i Gjykatës Speciale për Kosovën në Hagë si dhe një varg çështjesh tjera, ku, siç thoshte Daniel Shure, mund të hapim edhe shumë kapituj të bashkëpunimit në mes të dy popujve miq shqiptaro-hebrejë.

Disa herë në këto takime, SHSHA ka insistuar që Lobi Hebrej dhe Oda Ekonomike Izrael-Amerikë në rastin më të volitshëm të kërkojë nga shteti i Izraelit dhe qeveria e Natanjahut në Tel Aviv të nisë procedurën diplomatike dhe institucionale (shtetërore)për njohjen e pavarësisë së shtetit sovran dhe demokratik të Kosovës,që do të hapte një faqe të re të historisë në mes të dy popujve dhe koha e kujtesës, kur populli shqiptar Kosovë-Shqipëri, pranoi dhe shpëtoi hebrejtë në cakun e shfarosjes nga fallangat e Nazi-fashizimit të çizmës së zezë të Hitlerit,kur edhe vetë populli shqiptar ishte po në këtë rrezik nga fashizimi në Ballkan.

Në bisedën e mbrëmshme në Çikago,Daniel Shure, e mori në konsideratë propozimin e SHSHA-së që të bisedohet më bordin e Muzeut Holokaust në Skokie, që në nderim të popullit shqiptar për orën e historisë së shpetimit nga Nazi-Fashizmi të popullit hebrejë në këtë muze të kujtesës historike  të vihet Pllaka Përkujtimore me mbishkrimin :Prania dhe shpëtimi i hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore(1940-1945)Kosovë-Shqipëri.

Kështu në Çikago, Daniel Shure bashkëbisedon me miqtë e tij shqiptarë për rrjedhat e jetës dhe në dritën e bashkëpunimit në mes të dy popujve shqiptaro-hebrejë, kujetsa historike dhe synimet për të ndihmuar çështjen shqiptare në udhëkryqet ballkanike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat