Shpallja shumë parakohe e fitores në zgjedhje është sjellje shumë absurde dhe qesharake e Partive politike

Opinione

Shpallja shumë parakohe e fitores në zgjedhje është sjellje shumë absurde dhe qesharake e Partive politike

Nga: Ejup Berisha Më: 4 korrik 2020 Në ora: 20:46
Ejup Berisha

Në çdo garë shoqërore që janë ngjarje me karakter garues e në të cilat marrin pjesë njerëzit në aktivitete si sport,muzikë apo dhe në aktivitete e veprimtari të tjera shoqërore dhe të njëjtët me këtë rast duan që ti provojnë aftësitë dhe shkathtësitë e ndryshme të tyre, këta këtë pjesmarrje e bëjnë me qëllim që të fitojnë duke marrë pjesë në gara. Pra vetëm për ata individ apo dhe grupe individësh që marrin pjesë në gara përcaktohet se cilët prej tyre kanë fituar dhe cilët e kanë humbur garën. Kjo është shumë normale meqë për këtë arsye edhe organizohen dhe mbahen këto evente. Pra ato organizohen dhe mbahen që të vërtrtohet se kush prej individëve pjesmarrës në garë është më i miri më i afti dhe më i shkathti dhe si rezultat i këtyre fakteve të fitojë ndonjëri prej tyre . Pra si zakonisht pas mbajtjes së garave apo në pjesën përfundimtare të tyre përcaktohet dhe kumtohet fituesi por edhe humbësi i garës.Por kjo gjë për shkaqe të arsyeshme dhe për arsye të njojura nuk mund të ndodh para mbajtjes së garave.

Edhe zgjedhjet si garë politike organizohen për të fituar një subjekt politik apo dhe disa prej tyre të bashkuara nëpër lidhje që quhen koalicione. Po përsëris edhe njëher ajo çë është karakteristike e përbashkët e të gjitha garave por edhe e atyre politike është fakti se në secilën prej tyre kumtohet fituesi por edhe humbësi i tyre e kjo bëhet në fund të garës e asesi në fillim të mbajtjes së saj e aq më pak fitore nga dikush mund të shpallet shumë kohë para mbajtjes së garës psh një muaj apo dhe disa ditë para mbajtjes së garës. Pra shkurt e shqip ajo që vlenë për garat është fakti se fituesi nuk mund por edhe nuk guxon të parapërcaktohet, të paragjykohet apo dhe të shpallet shumë herët.

Kusht kryesor për tu përcaktuar fituesi në ndonjë garë por edhe në zgjedhjet politike është që ajo paraprakisht të mbahet apo zhvillohet dhe më vonë pas numrimit të votave që i ka fituar çdo subjekt politik apo dhe çdo grupim i tyre në përgjithsi si pjesmarrës në garë në bazë të votave të fituara dhe të përpunuara nga organet kompetente të ngarkuara për mbarvajtjen e zgjedhjeve të shpallet fituesi. Dhe këtyre ditëve meqë ne këtu në këtë shtet ndodhemi në rrjedhë të fushatës parazgjedhore mos të befasohemi se pse po dëgjojmë dhe do të vazhdojmë të dëgjojmë lloj lloj parashikimesh në deklaratat e politikanëve të ndryshëm se partitë e tyre do të jenë fituese të sigurta në zgjedhje. Dhe gati të gjithë pa përjashtim po shprehen se do të jenë fituese të sigurte të zgjedhjeve të 15 korrikut. Më të zëshëm në mesin e tyre janë përfaqsuesit e Bashkimit Demokratik për Integrim BDI.

Këta me sigurinë më të madhe po thonë se partia e tyre lere që do të jetë fituese e sigurtë e zgjedhjeve por se sipas tyre ky subjekt politik edhe do të jetë faktor vendimtar për formimin e Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dhe duke i dëgjuar të gjithë këto deklarata të Partive politike por edhe ata të BDI-së parashtrohet pyetja e domosdoshme dhe e pashmanhshme e ajo është se prej nga doli tani ky parashikimi se këto do te jenë fituese absolute e zgjedhjeve si dhe se njëra prej tyre në rastin konkret BDI do të jetë edhe faktor vendimtar per formimin e Qeverise se re kur akoma këtu nuk ka përfunduar fushata parazgjedhore ndërsa zgjedhjet do te mbahen 11 ditë më vone. Pra nga po dalin këto parashikime shumë të hershme dhe të pakuptimta meqë shpallja e parakohshme e fitores në zgjedhje është sjellje absurde dhe shumë qesharake . Pyes edhe njëherë se kujt po i ngutet në BDI që të shpallë fitore të parakohshme kur dihet se procedura për këtë gjë është më e koklavitur dhe më e komplikuar. Mendoj se për të shpallur fitore të parakohëshme në zgjedhje duhet të plotësohen të paktëm tre kushte kryesore e ato janë:1. Paraprakisht duhet që të mbahen zgjedhjet. 2.Në to partia që fiton më shumë vota apo mandate do të shpallet fituese dhe 3.

Në fund të procesit zgjedhor Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve duhet që detyrimish ti kumtojë rezultatet e subjekteve që kanë marrë pjesë në zgjedhje e me to do ta kumtoj edhe fituesin në zgjedhje. Çfar do të ndodh nëse çdo subjekt pjesmarrës shumë herët shpall fitoren e vet në zgjedhje atëher parashtrohet pyetja se pse duhet të mbahen zgjedhjet si garë shumë e rëndësishme politike demokratike. Nëse ndodh kjo ateher ne si qytetarë duhet të mos dalim fare në ditën e votimit nëpër vendvotime që të votojmë për subjektin apo dhe për subjektet tona të preferuara politike por atë ditë duhet vetëm të shkojmë nëpër selitë e Partive politike dhe atyre që shpallin parakohe fitore tu themi Hajde Gëzuar dhe shumë Urime fitoren tuaj. Më pas ti shpartallojmë organet e përcaktuara për mbarvajtjen e procesit zgjedhor duke filluar prej Komisionit Shtetëror Zgjedhorë e deri te këshillat zgjedhorë sepse të njëjtat nuk do të na duhen më. Prandaj subjekte politike ju lutem prisni dhe përmbahuni në shpaljen e fitoreve të parakoshme apo fitore shpallni një ditë pas kumtimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve dhe humbës ndjehuni tre dit pasi më të merrni lajmin që i keni humbur zgjedhjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat