Avdullah Hoti, imazhi pozitiv politik dhe diplomatik i Kosovës në Tiranë dhe Uashington!

Opinione

Avdullah Hoti, imazhi pozitiv politik dhe diplomatik i Kosovës në Tiranë dhe Uashington!

Qamil Gjyrezi Nga Qamil Gjyrezi Më 5 korrik 2020 Në ora: 08:37
Avdullah Hoti

Në vizitën e parë zyrtare që pas marrjes së detyrës, Kryeministri i Kosovës Zoti AvdullahHoti, prezantoi imazhin pozitiv politik dhe diplomatik të Kosovës në Tiranë. Zoti Hoti prezantoi, me një gjuhë të qartë diplomatike, politike dhe ekonomike,  projektet strategjike në Tiranë. Nëse Ibrahim Rugova i madh, përfaqësonte qëndresën arketipiale të Kosovës poltikisht, diplomatikisht në një qasje artistike, Zoti Hoti prezanton të njëjtin stil politik dhe diplomatik,  “Imazh rugovian”, qetësinë racionale ekonomike ose "racionalitetin" në politikë.

Zoti Hoti prezantoi shumë saktë projektet e zhvillimit ekonomik, që  janë baza e të ardhmes politike dhe stabilitetit në mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe e gjithë rajonit. Pa ekonomi, nuk ka as stabilitet as qetësi sociale, jo vetëm në Kosovë dhe Shqipëri, por në të gjithë rajonin.

Në takimet e zotit Hoti me Kryeministrin Rama, presidentin Ilir Meta, kryetarin e parlamentit Ruci dhe kryebashkiakun Veliaj u diskutua për projektet strategjike në mes dy vendeve dhe unifikimit të faktorit shqiptar, referuar edhe situatës pas akuzave të ngritura nga prokuroria speciale kundër presidentit të Kosovës Hashim thaci dhe Kadri Veselit.

Në takimet me zotin Hoti u diskutua për ceshtje të rëndësishme për situatën aktuale, si forcat politike duhet të jenë të bashkuara për dialogun me Serbinë dhe dialogu me Serbinë duhet të jetë gjithpërfshirës.

Është hera e parë në historinë politike të Shqipërisë dhe Kosovës që faktori shqiptar në Shqipëri dhe Kosovë është i bashkuar për dialogun me Sërbinë dhe dialogu me Sërbinë duhet të jetë patjetër gjithpërfhsirës.

Krahas prezantimit të projekteve të zhvillimit ekonomik si pika doganore në Durrës,  HEC-në Shqipëri dhe hekurudha midis dy vendeve, u diskutua edhe për të ardhmen e dialogut me Sërbinë në Uashington.

Përse mos ta përfaqësojë zoti Hoti Kosovën në Uashington?!

Që në daljet e para në  publik, zoti Hoti prezantoi një profil politik të qëndrueshëm, të ekuilibruar politik dhe diplomatik. I pyetur nëse është  i gatshëm të përfaëqësojë Kosovën në Uashington pa presidentin Thaci,  ai u përgjigj: “Sa herë që ftohem në SH.B.A dhe Bruksel, do të shkoj të përfaqësoj shtetin e Kosovës “!

Zoti Hoti deklaroi se do të takohet me ambasadorin Grenell për ceshtjet politike përsa i përket dialogut. Njohja reciproke dhe normalizimi i marëdhënjeve, janë termat politike bazë të dialogut në mes Kosovës dhe Sërbisë. Hoti u përgjigj saktë, se roli i Sh.B.A dhe B.E., në dialogun në mes Serbisë dhe Kosovës është komplementar.

Për mendimin tim, Zoti Avdullah Hoti do të jetë imazhi pozitiv politik dhe diplomatik i Kosovës edhe në Uashington!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat